Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË -Kuptimi dhe vlerësimi i flukseve financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, është një sipërmarrje sfiduese, pasi nuk ka një përkufizim të pranuar universalisht, apo një indikator të vetëm që mund të përcaktojë fenomenin. Duke qenë të paligjshme, flukset janë të vështira për t’u ndjekur.
Sipas të dhënave të fundit, vihet re se shkalla e flukseve të paligjshme financiare është në rritje. Organizata Jo Qeveritare “Global Finacial Integrity”, (GFI) ka dalë në konkluzionin, se flukset e paligjshme janë të barabarta me 5.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit.
Sipas Raportit të GFI, në Shqipëri ekonomia informale është sa 40% e PBB, e ndarë në 22% kriminale dhe pjesa tjetër gri, e cila i shmanget taksave. Po ashtu në raport theksohet se institucionet shtetërore janë të paafta në monitorimin e aktivitetit financiar.
Njëkohësisht në raport nënvizohet kthimi i Shqipërisë në vend tranzit për drogërat pastrimi i parave të lëndëve narkotike dhe korrupsionit, apo niveli i lartë i rryshfetit. Raporti evidenton rritjen e aktivitetit të ndërtimeve, që ka ardhur si pasojë e rritjes së qarkullimit të parave të pista.
Konkluzione kryesore
– Shqipëria është vendi që ka 60% të PBB është ekonomi formale, ndërsa ekonomia informale është 40% e PBB-së. Nga kjo e fundit 22% e PBB-sëështë ekonomi kriminale ndërsa 18%.PBB-sëështë ekonomia gri apo që i shmanget taksave.
– Shqipëria është pjesë e një rrjeti të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës që vjen edhe nga Amerika Latine. Grupet kriminale në vend janë tejet të fuqishme.
– Raporte të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtaree pranojnë dobësinë në nivelekritike të institucioneve shtetërore për të monitoruar aktivitetin financiar në ekonomi qëdominohen nga biznese të vogla, me sisteme të varfra kontabiliteti dhe kontrolli.
– Shqipëria ka rrogën mesatare më të ulët në raport me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën (400-450 euro)
– Vendet në fjalë kanë mangësi të thella në financimin e partive politike dhe nuk kanë baza ligjore për ta rregulluar atë.
– Raporti përmend dhe investigimin e gazetës gjermane BILD në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e parave nga organizatat kriminale për këto zgjedhje.
– Raporti evidenton se trafikimi i drogave tranzit nëpër rajon llogaritet se shkon në më shumë se gjysëm miliardë euro në vit, vetëm për Shqipërinë.
– Sipas Raportit GI në Shqipëri pastrimi i parave kryhet veçanërisht nga vepra kriminale e trafikimit të drogës dhe së dyti nga korrupsioni. Në raport citohet studimi i Bankës Botërore mbi Sipërmarrjen tregon se 36.1 për qind e kompanive në Shqipëri kanë patur të paktën një kërkesë ryshfeti gjatëvitit 2019.
– Nga të dhënat rezulton se Shqipëria ka pagesën e rryshfetit në 50% të rasteve (një shjifër 14% më e lartë se sa mesatarja).
– Raporti tregon se në Shqipëri deri në 30% të vlerës së kontratës shkon për rryshfet. Për vitin 2018-2019 qeveria akordoi kontrata me vlerë 679 mln euro nga të cilat 200 mln euro përllogariten të jenë vlera e rryshfeteve që janë marrë (bazuar në përqindjen e raportit).
– Në raport përmendet dhe rasti i kompanisë që fitoi tenderin e UNazës së Re dhe që ishte kompani offshore me letra të falsifikuara.
– Raporti konstanton se “Të ardhurat nga prodhimi i kanabisit sigurojnë kapitale për grupe kriminale nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që të përfshihen në trafikimin e kokainës. Duke krijuar kontakte direkte me Amerikën Latine, e transportojnë drogën në portet kryesore evropiane, dhe e shpërndajnë nëpër Evropën perëndimore”
– Raporti evidenton se në Shqipëria boom-i i ndërtimeve ka ardhur si pasojë e parave të pista. “Në Tiranë u lëshuan 65 për qind e të gjitha lejeve të ndërtimit për ambiente banimi, me një shumë totale prej 400 milionë eurosh. Nga 141 kompani që fituan leje ndërtimi për ndërtesa më të lartase gjashtë kate, gjatë periudhës 2017–2019, 59 për qind e tyre nuk i kishte burimet financiare për të përfunduar ndërtesat. Sipas bilanceve të këtyre kompanive, të ardhurat e tyre ishin minimale, dhe nuk kishin prona apo kredi që mund t’i lejonte që të kryenin investime të tilla. Sipas vlerësimeve tona, afërsisht 60 për qind e kësaj vlere vinte nga para të pista, afro 240 milionë euro”
– Sipas Raportit në Shqipëri 30% e vlerës së një apartamenti të blerë rishtaz bëhet përmes parave të pista. Raporti evidenton se janë 500 mln euro që janë pastruar përmes sektorit të apsurive të paluajtshme për 2019, vlera e parave të pastruara për 2017 ka qenë 320 mln euro ndërsa për 2018 ka qenë 570 mln euro. Nga viti 2017 deri në vitin 2019 janë pastruar gjithsej 1.6 mld euro nga paratë e pista në ndërtim.
– Agjensitë e Real Estate raportojnë se 4—50% e shitjeve bëhen me para në dorë.
– Raporti evidenton probleme kyçe për Shqipërinë; rritjen kanabisit dhe drogërave të tjera, fuqizimin e metodave të paligjshme të shmangies së taksave, përdorimin e parave në ndërtim
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një listë notash e marrë në Fakultetin e Ekonomisë rezulton tërësisht e pavlefshme. Siç mund ta shihni në këto dy fotografi, të dërguara te “Ti Raporton”...
Pandemia shfaqi dhe një anë tjetër të njerëzve, atë për të kursyer në momentin që e ardhmja është e pasigurt. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në maj...
Popullsia e Shqipërisë pritet të shënojë ndryshime të mëdha në strukturën e saj në dekadat në vijim. Pesha e popullsisë në moshë të re pritet të ulet, ndërsa do...
Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për kët...
Në Berlin nuk do të lejohen të zhvillohen gjatë fundjavës disa demonstrata kundër masave për Coronan të vendosura nga qeveria. Këtë e njoftoi të mërkurën Senati...
Në ditet para deklarimit të rasteve të para në supermarkete kishte një dyndje të jashtëzakonshme ku blerja e ushqimeve, detergjenteve ishte në nivele rekord. K...
Instituti i Shëndetit Publik hap tenderin për blerjen e kiteve për kryerjen e testimeve për Covid- 19 me vlerë 50,5 milionë lekë.Në formularin e kontratës që du...
SHQIPËRI- Përpjekjet për të frenuar krizën e Covid-19 kanë hapur në botë diskutimet lidhur me shkurtimin e orëve të punës që duhen punuar në javë, edhe si ...
SHQIPËRI-Afërdita ish edukatore kopshti, prej 2 vitesh tregtonte veshje për fëmijë në zonën e Freskut, por për shkak të mungesës të punës dhe rënies të xhi...
U deshën vetëm 15 min breshër për të shkatërruar pemëtoret me mollë në zonën e Devollit. Në fshatrat Mancurisht, Progër, Zëmblak, Cangonj por edhe fshatra të tj...