LIVE UPDATES
Ekonomi

Frikë nga infektimi: Berlini ndalon demonstrata kundër masave ndaj Coronas

27 Gusht 2020, 12:23 Nga DOSJA
Frikë nga infektimi: Berlini ndalon demonstrata kundër masave ndaj

Në Berlin nuk do të lejohen të zhvillohen gjatë fundjavës disa demonstrata kundër masave për Coronan të vendosura nga qeveria. Këtë e njoftoi të mërkurën Senati i Berlinit. Autoriteti kompetent për mbledhjet e manifestimet i justifikoi ndalimet kryesisht me faktin se grupi i pritur i pjesëmarrësve do të shkelte rregulloren aktuale për mbrojtjen nga infektimi. Kërkesa të posaçme, si mbajtja e maskës në gojë dhe në hundë, nuk janë të mjaftueshme për takimet e lajmëruara. Manifestimet në fillim të të gushtit kishin treguar “se pjesëmarrësit nuk i morën parasysh me qëllim rregullat ekzistuese të higjienës dhe kufizimet përkatëse”.

Senatori i Brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel, e përshëndeti vendimin: “Ky nuk është një vendim kundër lirisë së mbledhjes, por një vendim për mbrojtje nga infektimi”, tha ai. Duhet të vendoset një ekuilibër midis të drejtës themelore të lirisë së mbledhjes dhe paprekshmërisë së integritetit të jetës. “Ne vendosëm për jetën,” tha Geiseli. Organizatorët e demonstratës në fillim të gushtit i injoruan me qëllim rregullat e pranuara më parë për mbrojtjen nga infektimi. “Shtetin nuk mund ta tërheqësh për hunde,” tha Geiseli në njoftimin për shtyp.

Veç kësaj, senatori i Brendshëm i Berlinit njoftoi se nuk do të lejohet as një kamp me çadra. Sipas mendimit të autoritetit të mbledhjeve, nuk ekziston në këtë rast “karakteristika e mbledhjes”, pasi kampet me çadra “përdoren kryesisht për të kaluar natën”. Autoriteti bazohet në një vendim të Gjykatës së Lartë Administrative të Berlinit-Brandenburgut.

Më 1 gusht, rreth 20,000 vetë demonstruan kundër masave shtetërore kundër Coronas në Berlin. Detyrimet e higjienës nuk u morën parasysh qëllimisht. Përveç mohuesve të Coronas dhe kundërshtarëve radikalë të vaksinimit, në manifestim qenë të pranishëm shumë pjesëmarrës me flamuj qartësisht të krahut të djathtë ose me bluza të tilla.

Ngjarjet e rreth tri javëve më parë hapën një diskutim në lidhje me një qasje më të ashpër ndaj formave të tilla të protestës në kohën e pandemisë. Berlini tashmë ka ndaluar në të kaluarën dy mitingje të ideologut të teorive konspirative Attila Hildmann, sepse ai po hetohet për nxitje të urrejtjes dhe kërcënimeve. Edhe gjatë demonstratave të tij kishte pasur shkelje të kërkesave të tilla si të detyrimit për të mbajtur maskë dhe të respektimit të distancave minimale.

Këtë të shtunë qenë planifikuar demonstrata të reja. Pjesëmarrësit donin të marshonin nëpër zonën Berlin-Mitte nën moton “Të mblidhemi për lirinë” dhe të mblidheshin pasdite në Rrugën e 17 qershorit. Policinë e kishin njoftuar për 17.000 pjesëmarrës në demonstratë. Manifestimi pasues qe lajmëruar nga nisma Stuttgart Querdenken 711 (jo konfirmistët) – me 22.500 pjesëmarrës.

Marrë nga DW 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale andreas geisel berlin andreas geisel berlin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës