Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Mbi një milion euro janë shpenzuar vitin e kaluar duke iu dhënë paga 211 pjesëtarëve të komunitetit serb, pa punuar fare. Ky shpenzim i parasë pubike është evidentuar nga auditorët e shtetit dhe ka zënë vend në Raportin financiar të Qeverisë për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
“Me rastin e testimit të pagave, respektivisht vijueshmërisë në punë të të punësuarve, është identifikuar se 211 punonjës të sistemuar në shtatë ministri, janë paguar gjatë tërë vitit në një shumë totale prej 1,014,005 €, pa vijuar fare në punë”, thuhet në raport.
Si të tilla, këto pagesa trajtohen si të parregullta.
Ky staf, që dikur ishte pjesë e “Mbrojtjes Civile”, një strukturë paralele serbe në Kosovë, ishte shpërndarë nëpër ministri si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2016, në mes Kosovës dhe Serbisë, por që futja e tyre në listën e pagave ishte bërë para se të krijoheshin kushtet normale për punë.
“Ky problem është i pranishëm për vite me radhë dhe ne kemi dhënë rekomandime për këtë çështje, por i njëjti nuk është adresuar as në vitin 2020. Çështja ka mbetur e pa zgjidhur dhe po përcillet nga viti në vit”, kanë përkujtuar auditorët.
Sistemimi në institucione shtetërore të Kosovës i këtyre ish-strukturave paralele serbe ishte bërë me qëllim që ato ta shuajnë aktivitetin e tyre. Por, pavarësisht se pjesëtarët e atyre strukturave marrin paga pa punuar fare, në realitet nuk ka ndodhur shuarja e strukturave paralele.
Këtë e ka pohuar vetë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pas një takimi në Bruksel, gjatë muajit korrik. Ai ka bërë të ditur se në prani të palës serbe i ka radhitur të gjitha strukturat ilegale paralele të Serbisë në Kosovë, si në politikë, siguri, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe financa.
“Kam vërtetuar që me kohë se Serbia jo që ka punuar në shuarjen e tyre, por i ka fuqizuar të njëjtat”, ka thënë Bislimi.
Serbia nga buxheti i saj edhe për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë.
BotaPress
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KIEV– Dikush po planifikon vrasjen e presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky! Një person ende i paidentifikuar telefonoi shërbimin sekret ukrainas dje ...
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar situatën e krrijuar ditën e sotme në Malin e Zi. Me anë të një postimi në Tw...
MALI I ZI- Dhjetëra persona janë plagosur ditën e sotme në Malin e Zi për shkak të protestave që u mbajtën kundër ceremonisë së kurorëzimit të kreut të Kishës O...
Ka skaduar të dielën (05.09) moratoriumi njëvjeҫar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në prani të ish-presidentit Don...
Zyrtarët kryesorë amerikanë të sigurisë kombëtare do të takohen këtë javë me aleatët kryesorë në Gjirin Persik dhe Evropë për të parë se si përfundimi i luftës ...
PODGORICË– Ceremonia e shugurimit (kurorëzimit) të kreut të Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi ka shkaktuar tensione në vend, ku nuk kanë munguar as prot...
Pandemia e Coronës ende e mban të mbërthyer botën. Megjithëse vaksinimet po sjellin një lloj normalizimi, frika nga valë të reja pandemie mbetet. Moskoordinimi ...
KOSOVË– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin frekuentimin në parkun e Gërmisë, duke vënë alar...
VATIKAN– Papa Françesku po inkurajon vendet që te mirëpresin refugjatët afganë, të cilët kërkojnë një jetë të re larg pushtetit të talebanëve. Nga ...
PRISHTINË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Përveç viktimave, gjatë 24 o...