LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raportet e “Vigjilenca”: Doktor, mjek ushtarak u pa të shkojë në shtëpinë e Jakovës

13 Shkurt 2022, 06:33 Nga DOSJA
Raportet e “Vigjilenca”: Doktor, mjek ushtarak u pa të

Dashnor Kaloçi

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës.

I dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku nga mbarimi i Luftës, në nëntorin e vitit 1944 e deri në 1955-ën, mbajti disa funksione dhe detyra të larta partiake e shtetërore, si: anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ambasador fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd, President i Sindikatave të Shqipërisë, ministër i Financave dhe zv/Kryeministër i qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Enver Hoxha etj.

E gjithë dosja voluminoze (formularë dhe hetimore) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al., ku ndodhen me qindra dokumente të panjohura, në ngarkim të ish-gjeneral-leitnant Tuk Jakovës, (“Hero i Popullit”), të cilat i përkasin periudhës së viteve 1951-1959, kur ai pas kontradiktave të shumta, që kishte me Enver Hoxhës që nga mbarimi i Luftës, në vitin 1951 u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike dhe në 1955-ën, u përjashtua edhe nga Komiteti Qendror i PPSh-së, duke u shkarkuar edhe nga të gjitha funksionet e partiake e shtetërore, që kishte mbajtur deri në atë kohë, u internua familjarisht në rrethin e Beratit, ku pasi punoi disa kohë si përgjegjës i Repartit të Zdrukthëtarisë në atë qytet, në 1957-ën, u dënua me izolim në Kalanë e Kaninës së rrethit të Vlorës, ku dhe u arrestua në vitin 1958, duke u dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar si “tradhtar e armik i popullit”, deri sa vdiq në spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959, në rrethana misterioze!

Çfarë thuhet në dokumentet sekrete (relacione, fotografi, kartela, formularë, raport-informacione, shënime, proces-verbale, raporte-survejimi, plane-masash, letra denoncuese, etj.) që i përkasin periudhës 1955-1959, kur ai ishte në ndjekje dhe survejim të vazhdueshëm nga organet e Sigurimit të Shtetit, cilët ishin oficerët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin ngarkuar për vëzhgimin e tij dhe emrat e pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që e mbanin atë nën vëzhgim të rreptë?!

Raport-informacioni i oficerit të Sigurimit të Shtetit, toger Tefik Xhuli, lidhur me ndjekjen dhe survejimet që i bëheshin Tuk Jakovës në rrethin e Beratit, si dhe njerëzit që ai takohej e bisedat që bënte me ta

R A P O R T

Më dt. 20.8.1955, në ora 21 e 30, u pa që para apartamentit tonë të shkonin dy persona, porsa unë dola në korridor, një ushtarak me uniform verore me fytyrë të mprehtë dhe një civil me pantallona të gjata blu, pa xhaketë, me këmishë të bardhë, emrat e të cilëve nuk jua mësova dot, hynë në shtëpinë e Tuk Jakovës pa asnjë bisedë dhe se nga familja që hynë brenda, nuk dolli që t’i presë asnjë njeri.

Këta ndejën gati deri në orën 22 e 10 minuta dhe kur unë pashë dritaret se të gjitha dritat ishin fikur, nuk kisha mundësi që të vija përreth një misteri, me qëllim që të kuptoja nëse këta ishin atje apo dualën, sepse atë ditë, kishte rënë shi dhe rreth e përqark ishte mbushur me ujë.

Unë mendoj për të gjetur emrat e këtyre, të pyetet toger Thanasi që merret me punët e Sigurimit në Repart, sepse atë ditë nuk kishte liridalje për ushtarët, ndërsa ky, natyrisht ka ikur me leje ose jo dhe me anën e këtij, gjendet edhe civili.

Berat. 22.8.1955 Toger Tefik Xhuli

R A P O R T

Doktor Kosta Jani, mjek ushtarak me gradën Kapiten i Dytë, efektiv i repartit 6650/A Berat, me dt. 24.5.1955, në orën 15 e 20, u pa që të shkojë në shtëpinë e Tuk Jakovës, i cili ndenji vetëm gjashtë minuta, pas pak u vërtetua se ky kishte shkuar atje për të shpurë penicilina për djalin e vogël të Tukut, që e kishte të sëmurë.

Si ky rast i sipërm, e ka përsëritur edhe njëherë para katër ditëve, i cili këtë radhë ka qëndruar me tepër se këtë herë. Nuk njoftova për këtë të dytën, për arsye se nuk kisha të qartë, se nga cila shtëpi dolli, nga major Rustem Harizaj, apo e Tukut? Unë mendoj, se ai herën e parë mund të ketë vizituar djalin dhe tani i solli penicilinat.

Se ku i gjeti këto, nuk dihet. Ky të shikohet se mos ka qenë ai togeri i mëparshëm ,që kanë luajtur shah me Tukun?

25.8.1955 Tefik Xhuli

Raport-informacioni i oficerit të Sigurimit të Shtetit, Kapiten Nazif Latifi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjilenca”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës, në rrethin e Beratit

Marrë nga P.Op. Nazif Latifi

Prej burimit: “Vigjilenca”

Tepër sekret

R A P O R T – Dt.14.9.1955

Më datën 5.9.1955, në zdrukthtari ai bisedonte me Dilaver Qafën, që është shef Plani për këtë ndërmarrje. Dilaveri i tha atij se; Tuk Jakovës, po i vinë me postë lekë, por pa adresë, kështu thotë ai, i kanë ardhur mëse dy herë dhe s’dihet se nga i vinë dhe kush ja dërgon. Këtë Dilaveri e paska parë vetë në postë, kur Tuku ka shkuar e marrë të hollat.

Personi që loz vazhdimisht shah me Tukun, qenka një punëtor që punon në Qytetin “Stalin”, i cili rri në shtëpi, ngjitur me Tukun. Emri i të cilit akoma nuk dihet.

Gjatë kësaj jave, ai ka pas vazhdimisht bisedime me Tukun, këto bisedime janë vërtitur rreth gjahut dhe shahut. Tuku i thoshte atij se: “Megjithëse nuk di mirë shah, por atë punëtorin e mund, jam mërzitur së tepërmi, pasi dhe juve vazhdimisht na keni thënë se do të dalim tok për gjah, por në fakt nuk po vini”.

Në këtë rast, ai i premtoi se do të shkojë bashkë me të, ditën e dielë, datë 18.9.1955. Këtë ditë e kanë lënë të venë për derra nga Vërtopi. Ai nuk ka çifte, prandaj kërkon t’i jepet deri atë ditë.

Veç kësaj, ai e ka rregulluar me Tukun që të lozin shah, në Këndin e Kuq të ndërmarrjes e të mos rrijë në shtëpi, se mërzitet vetëm.

“Vigjëlenca”

Detyra:

Vazhdo të bisedosh e qëndro afër Tukut, që të fitosh besimin e tij.
Në rast se neve nuk do të pasim me çifte deri më datën 18.9.1955, kërko çiften e ndonjë shoku dhe shoqëroje për gjah më datën e mësipërme.
Mundohu të nxjerrësh prej tij, nga i vinë e kush ja dërgon lekët pa adresë. Këtë mund t’ja nxjerrësh duke pyetur, a ke të ardhura të tjera veç rrogës? Po në mënyrë që të mos kuptoj pse po e pyet.
Masat Operative:

Me anën e Mistos, të shihet në Postë, a i kanë ardhur, nga i kanë ardhur dhe kush ja ka dërguar këto lekë?
Të gjejë me anën e shokëve që rrinë afër Tukut, cili është punëtori i Qytetit “Stalin”, si e quajnë?
Të bisedohet me drejtorin dhe këtij B.p., t’i jepet çifte.
Raporti të shtypet në një kopje, e t’i jepet toger Nimet Meçanit.
Berad, më 14.9.1955 P.Op. Nën’Toger Nazif Latifi

Tepër sekret

Marrë për P. Op.

Prej burimit “Vigjilenca”

R A P O R T – Dt. 27.91955

Me datën 24 shtator, Tuk Jakova, Mehmet Bolleke, Dilavar Caka dhe ai, e disa të tjerë, në ndërmarrjen e Zdrukthëtarisë, kishin biseduar që ditën e djelë, datë 25 shtator, të shkonin për gjah.

Mirëpo, Mehmet Bolleke, mbas nja tre katër orësh, bëhet pishman dhe takon me atë, Dilaver Cakën etj., dhe ju thotë se; neve nuk po bëjmë mirë që po shkojmë për gjah tok me Tukun, pasi ai është njeri që është goditur rëndë nga Partia, kështu që neve nuk duhet të shoqërohemi me të.

Nga ky u influencua Dilaveri dhe pastaj u vendos t’i thonë Tukut, se; nesër nuk do të shkojmë dot për gjah, pasi fshatari që do shkonim për drekë, nuk ndodhet aty. Kjo legjendë, u mendua nga të gjithë. Kështu, nuk shkuan për gjah.

“Vigjilenca”

Detyrë:

Mundohu që t’i afrohesh Tukut sa më shumë dhe të quhesh shoku ma i ngushtë i tij. Shoqëroje kur ai të dali në qytet, për gjah dhe kudo.
Masat Operative:

Raporti të daktilografohet në dy kopje. Memorie.al

Berat, më 27 .9.1955 P.Op. Toger Nazif Latifaj

Memorie/al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci kosta jani tuk jakova dashnor kaloci kosta jani tuk jakova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet