"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva që të flasim, halli nuk zgjidhet me presione dhe ultimatume
21 Tetor 2020, 08:28Nga DOSJA
TIRANË-Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje naftëtarëve që të dalin nga greva e urisë dhe të ulen në tryezë me të për të folur për problemet e tyre. Rama thekson se hallin e naftëtarëve nuk e ka shkaktuar qeveria dhe se kjo gjë nuk zgjidhet me presione dhe ultimatume. Sipas tij qeveria nuk ka një shkop magjik për të lehtësuar situatën.
“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.”, shprehet Rama në një postim në Twitter.
Kjo nuk është thirrja e parë që Rama iu bën grave naftëtare. Pak ditë më parë Rama i ftoi sërish në dialog. Ndërkohë gratë naftëtare, janë të prera për të vijuar grevën e urisë.
Çfarë kërkojnë naftëtarët?
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 24 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 7 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e Policisë Rrugore, në kuadër të zbatimit të masave për rritje...
TIRANË– Mediat greke kanë komentuar takimin e Ministrit të tyrë të Jashtëm, Nikos Dendiasme kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ku fokusi kryesor ishte &cc...
TIRANË- Partia Demokratike i është ëprgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili publikoi shifrat e mbështetjes financiare që qeveria ka dhënë për...
TIRANË– Ditën e sotme presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar disa foto me kampionin ri të botës, Robin Krasniqi. Meta shkruan se puna, përkushtimi dhe...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e mbështetjes financiare që qeveria ka dhënë për bujqësinë. Rama thekson se zgjerimi i...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar rrëfimin e Gani Ramës, pronar i një lokali në Tiranë. Ky i fundit shprehet se gjatë vite...
TIRANË– Ishulli i Barketës është bërë temë diskutimi. Koloneli Myslim Pashaj pretendon se ajo nuk është ishull por një cekëtinë shkëmbore dhe se nuk i përk...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati u shpreh mjaft optimist për fitimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke mos i kursyer elozhet...