"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Politike
Rama publikoi bilancin e ‘luftës’ me koronavirusin, mjeku Taulant Muka kap gabimin: Shkarkoni Task Forcën! Me konkluzione
5 Prill 2020, 05:57Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka kapur një gabim në bilnacin e luftës me koronavirusin të publikuar nga kryeministri Edi Rama. Në bilancin e publikuar, ishin të përfshira të gjitha vendet e rajonit dhe ishte përllogaritur numri i vdekjeve dhe të shëruarve nga pandemia e koronavirusit për 1 milion banorë.
Pikërisht këtu qëndon edhe problem, sipas Mukës, pasi emëruese nuk duhet të jetë numri i banorëve por ai i të infektuave (në rastin tonë 333 persona). Mjeku Muka shkon edhe më tej, duke bërë me faj për bilancin ekpertët e Task-Forcës së Shëndetësisë, të cilët sipas tij duhen shkarkuar pasi kanë bërë përllogaritje të gabuara që mund të shkaktojnë vdekjen e qytetarëve.
“Z. Kryeministër, nëse këtë grafik jua ka dhënë task-forca, atëherë duhet t’i shkarkoni! Emëruesi nuk duhet të jetë numri i banoreve në këtë rast, por numri i të infektuarëve! Kjo grafikë nuk ka asnjë vlerë shkencore, përkundrazi çon në konkluzione të gabuara me kosto jetën e qytetarëve, dhe në atë që ne e quajmë “bad science”. Në këtë rast gishtin nuk mund ta drejtoj tek ju (pasi ju nuk jeni epidemiolog), por tek ata që iu këshillojnë!,”-shkruan Muka në statusin e tij.
Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia është shprehur se kryeministri Edi Rama po ndjek një strategji skandaloze në lidhje me përbal...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë rrogë për muajin mars për shqiptarët, ashtu siç d...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 11-vjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO. Në një status në Facebook, teksa ka publikuar një video, Meta...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi ka deklaruar se koronavirusi nuk e tremb, pasi si doktoreshë që është e ruan shumë h...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në grafikë ku tregohet numri i të shëruarve dhe vitkimave për shkak të koronavirusit. Në grafikë, shihet bilanci...
TIRANË– Edi Paloka është shprehur se kryeministri Edi Rama ka premtuar se askush nuk do të ngelet pa pagën e muajit mars dhe se sipas tij ka mashtrua...
TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha ka bërë sërish kërkesë për shtimin e numrit të testimeve. Në një status në profilin e tij në facebook, Basha shkrua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se do të ketë konfiskim dhe burg për të gjitha ata pronarë lokalesh që në kundërshtim me masat e vëna hapin ambi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se ditën e sotme përveç pamjeve nga tregu i Kombinatit është përballur edhe me pamjen e një ceremonie mortore...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se java që vjen do të sjellë disa lirime fashash orari dhe lëvizjen e automjeteve private. Në një video-mesazh...