"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama mezi e kapërdin pyetjen e gazetares shqiptare: Mbresëlënëse ta dëgjoj në gjuhën time… por 20 persona janë ndjekur
1 Mars 2021, 14:19Nga DOSJA
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët që zhvilloi ditën e sotme në Bruksel së bashku me Joseph Borrell dhe Oliver Varhelyi evidentoi se në Shqipëri janë 20 persona nën hetim për blerje votash.
Rama mezi e kapërdiu pyetjen e bërë nga gazetarja shqiptare, Erisa Zykaj në lidhje me hetimin e nisur për shit-blerjen e votave në Shqipëri dhe tha se i duket mbresëlënëse që e dëgjon pyetjen për blerjen e votave në gjuhën e tij.
Kreu i qeverisë shtoi se personat që janë nën hetim janë nga të gjitha partitë në vend, ndwrsa gazetaren dhe pyetjen e saj e quajti ‘aktivizëm dembel’.
Pyetja e gazetares:
Ju e dini që sipas raportit të OSBE, disa parregullësi janë regjistruar në zgjedhjet e mëparshme, si trysni mbi votuesit, përdorimi i administratës publike dhe blerja e votës. Ju e dini që ndjeka penale e blerjes së votës, është një parakusht i Këshillit, dhe natyrisht reflektohet edhe në ndryshimet e fundit të konkluzioneve të PE, ku thuhet se këto çështje të dyshuara, nuk kanë shkuar në gjykatë dhe asnjë arrestim nuk është bërë. A e ndani edhe ju këtë shqetësim të PE dhe shteteve anëtare, për blerjen e votës dhe a keni marrë garanci nga qeveria që këto parregullësi nuk do të përsëriten në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit?
Përgjigjia e Edi Ramës:
“Është mjaft mbreslënëse të dëgjoj në gjuhën time, një deklaratë kaq të pabesueshme, që askush nuk është hetuar, asgjë nuk ka ndodhur, sa u takon rasteve të dyshuara për blerje vote. Ndërkohë që ka 20 persona të ndjekur, të akuzuar nga prokuroria. Ndërkohë që flasim, janë në proces e sipër, 20 persona të dyshuar për blerje vote nga të gjitha partitë. Është mbreslënëse të shoh këtë aktivizëm dembel, që shpreh vetveten në këtë tempull shumë të lartë të Bashkimit Europian, por ja që kështu është.”
(a.b/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Shefi i politikës së jashtme në Bashkimin Evropian, Joseph Borrell është tejet i druajtur nga COVID19. Kështu duket së paku në takimin përshëndetës me ...
TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe me Joseph Borrell, shef...
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ishte kritik me Bashkimin Evropian edhe përpara zyrtarëve më të lartë evropian. Në konferencën e përbashkët, krah Joseph Borrell ...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi deklaruan se ecuria e zgjedhjeve të 25 p...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit të Stabilizim...
RROGOZHINË– Koordinatorja e Partisë Demokratike Grida Duma u takua me ish-te perndjekur politik ne Gos te Rrogozhines.“Ne themi se “Frikacaku të vret”. Ori...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me 77 vota pro aktorin Leka Bungo si kryetarin e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Në sea...
Politike 1 Mars 2021, 13:00
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha dje se është i pakënaqur me Partinë Socialiste, por dhe me qeverinë e tij.Gjatë një aktiviteti ku prezantoi disa nga emra...
Politike 1 Mars 2021, 12:58
TIRANE- Parlamenti ka votuar pro zgjedhjes së aktorit Leka Bungo si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kanë qenë 77 deputetë ata që kanë votuar pro kandid...
HOLANDË– Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Bllok ka prezantuar raportin në Parlamentin Europian, ku kërkon nga Shqipëria dhe 7 vendet e tjera me vijimin e...