"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama në radhët e PD-së? Kryeministri: Më takonte të isha aty por e kishin zënë radhën…s’e harroj atë skenë kur dol
4 Dhjetor 2020, 06:25Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë e bëri të mos anëtarësohej në Partinë Demokratike. I ftuar në Politik On, Rama tha se vendi i tij ishte në PD, por nuk u anëtarësua dot sepse sipas tij e kishin zënë radhën të gjithë komunistët me Sali Berishën në kryer.
Kreu i qeverisë tregoi edhe episodin që e bëri të ndryshonte mendje. Rama rrëfeu se nuk do ta harronte atë ditë kur Berisha kishte dalë me një pardesy dhe kishte mbajtur një fjalim për disa të rinj që kishin thyer xhama dyqanesh në Shkodër. Fakti që Berisha i kishte quajtur huliganë ata të rinjtë, e kishte bërë Ramën të hiqte dorë.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Kishin anonçuar Partinë Demokratike dhe nuk e harroJ atë skenë. Saliu ishte në këmbë atje, me atë pardesynë si ato të valleve të shpatave. Dhe mbante një fjalim për huliganët e Shkodrës. Sepse disa të rinj në Shkodër kishin thyer xhamat e dyqaneve në Shkodër. Ky mbajti një fjalim për huliganët. Në fakt nuk ishte fjalim, ishte teksti që do nxirrte partia e sapoformuar për të mbajtur një fjalim për huliganët dhe ishte e njëjta gjuhë si e Ramiz Alisë. Dhe unë i thashë: Më falni, ku jam unë këtu?! Ku jam këtu se s’po e kuptoj, çfarë është kjo? Si mund ti quani huliganë siç i quan Ramiz Alia?!.
Alfred Lela: Ikët nga konteksti i Ramiz Alisë dhe shkuat në partinë e Ramiz Alisë… në 2000-në…
Edi Rama: Po natyrisht. Se, e para nuk ishte ajo që kishte lënë Ramizi dhe e dyta, në partinë ku më takonte të isha e kishte zënë rrugën një rradhë e gjatë komunistash me Saliun në krye.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Raporti i Venecias për ndryshimet Kushtetuese të bëra nga mazhoranca ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo është tema e diskutimit në Open në To...
TIRANË- Në studion e emisionit “Open” po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe për raportin paraprak të Komisionit të Venecias, në lidhje me n...
Formula e re për koalicionet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka vënë në udhëkryq partitë e vogla. Në studion e emisionit “As pro, as kundër” në ABC me gazetarin...
TIRANË- Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve në Shqipëri opinionin e tij paraprak lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Për shkak se ka mbetur edhe p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka njohur meritat vetes. Ai është vetëshpallur si një prej kryeministrave që ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me largimin e qytetarëve nga Shqipëria, duke e cilësuar edhe njëherë një problem global. Në fjalën e ti...
TIRANË– Fajin e ka Saliu! Kryeministri Edi Rama kap përsëritur akuzat ndaj paraardhësit e tij, ku është pyetur lidhur me premtimet e pambajtura. I ft...
Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “As pro, as kundër” në ABC se kryeministri Edi Rama do të fitojë mandati e tretë qeverisës.Teksa tema e d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pohon me bindje se nuk ka një draft zyrtar për ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa Ministria e Drejtësisë pohon se neni 2...