Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BALLSH- Një histori korrupsioni dhe drame njerëzore. Kjo është ajo e kompanisë ARMO dhe e 900 naftëtarëve të Rafinerisë së Ballshit, të cilët prej vitesh rropaten në dyert e institucioneve për të marrë asgjë më shumë nga ajo që u takon; pagat për punën e kryer.
Merjeme Fejzaj, 53 vjeç, nga Ballshi dëshmon për gazetën MAPO historinë e saj tronditëse se si jeta i është kthyer përmbys.Ajo është pa punë që nga janari i 2020-s dhe nuk ka arritur të marrë as 13 pagat e prapambetura nga viti 2013-2015, dhe pse ka fituar gjyqin me kompaninë punëdhënëse.
Në shtëpinë e saj sot mungojnë të ardhurat minimale të jetesës. Shteti i ka prerë energjinë elektrike dhe ujin pasi nuk kishte mundësi t’i paguante. Vajzën është e detyruar ta largojë nga shkolla pasi nuk ia del dot të paguajë për të. Beteja e saj është një betejë për jetën. Ashtu siç është edhe e 15 shoqeve të saj që sot gjenden në ditën e 9-të të grevës urisë. Greva e tyre është vazhdim i asaj të burrave naftëtarë, të cilët rezistuan plot 18 ditë deri sa shëndeti u rëndua.
Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar të ndërpresin grevën në mënyrë që të hyjnë në negociata, por për to, ky është një film që e kanë parë disa herë.
Premtimet e Ramës, të ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri i mbajnë mend shumë mirë. Ato premtime mbetën vetëm fjalë në erë.
“Na ka prerë në besë. Kur erdhi Rama në 2016 me ministrat e tij na ka thënë se nëse firma private që mori në pronësi ARMO-n do të falimentojë ju do të paguheni me pagë minimale, por nuk kemi marrë asnjë pagë. Na u premtua që do merrnim pagat e prapambetura, por nuk i kemi marrë dhe pse i kemi fituar me gjyq”, tregon Fejzaj.
Ajo thotë se është kryefamiljare, paga e saj ka mbajtur familjen, por sot janë në atë pikë mbijetese që nuk e kishin menduar kurrë.
“Burri është pa punë. Ujin dhe dritat m’i kanë prerë. Vajzën do ta heq nga shkolla se nuk kam mundësi ta mbaj në Tiranë. Në këto halle janë dhe të gjithë naftëtarët e tjerë. Shoqes time i vajti kredidhënësi për t’i kërkuar kredinë atje në grevë dhe ajo pësoi shok, përfundoi në spital me tension të lartë”, tregon ajo, ndërsa flet nga shtëpia, ku ka kaluar jetën me shpresën se profesioni i naftëtares do t’i siguronte një jetesë të mirë.
Vajza e saj e vetme e Merjemes, Era, kërkon të përcjellë një mesazh në emër të fëmijëve të grave naftëtare.
“Ato që janë në grevë janë heroina. Ne, fëmijët e tyre, i mbështesim çdo ditë dhe në çdo vendim që ato do marrin. I bëj thirrje dhe shtetit që supozohet të na dali krahë ta kthejnë një herë kokën nga nënat tona”- i thotë ajo MAPO-s.
“Ky qytet po vdes”, konstaton me zërin që i dridhet.
Janë 900 naftëtarë, 900 familje që sytë i kanë drejtuar nga rafineria e Ballshit, e cila është pasuria e madhe e këtij vendi të varfër. Një pasuri që nuk e gëzojnë banorët e tij.
“Kjo është një mafia e paparë. Me punën tonë si skllevër pasurohen horrat”- thotë ajo për gazetën MAPO.
Merjemja shpresonte që të punonte deri në ditën e pensionit, edhe pse e dinte që puna e vështirë që ka bërë gjatë gjithë jetës, që pas mbarimit të Teknikumit të Naftës, një shkollë profesionale nga ku kanë dalë të gjithë naftëtarët e sotëm, do t’i rezervonte një pleqëri të vështirë.
“E dini ju gazetarët, që jeni të vetmit që na keni qëndruar në krah në dramën tonë të vazhdueshme, se naftëtarët vdesin të rinj, shumica e shokëve tanë nuk e kanë gëzuar pensionin sepse puna që bëjmë është shumë e dëmshme për shëndetin. Mbrëmë vdiq një shoku ynë, vetëm 59 vjeç. Ne vuajmë të gjithë nga sëmundje profesionale sepse trupi ynë ka qenë ekspozuar nga shumë helme”, tregon Merjemja.
Pas një jete të ndërtuar me punë e përpjekje nuk e kishte menduar kurrë që do ta shihte veten duke shqyer me forcë dyert e ministrisë për të kërkuar të drejtën e saj.
“Më 17 shtator ishim në Tiranë, protestuam te dera e Ministrisë së Energjetikës, kam shqyer derën jam futur brenda me forcë, kam kërkuar takim me ministren Balluku, po ajo nuk na priti. Sikur të na kishte pritur, edhe nëse nuk do të zgjidhte gjë, po vetëm të fliste me ne, sot nuk do të ndërmerrnim aktin e fundit të rezistencës tonë; grevën e urisë”.
Merjemja dhe qindra naftëtarët e tjerë ndihen të nëpërkëmbur, të gënjyer dhe të lënë në mëshirë të fatit nga shteti i tyre.
“Rama është bërë i pabesueshëm, edhe statusin e naftëtarit që na premtoi nuk e morëm kurrë”, përfundon Merjeme Fejzaj, e cila ndihet e dërrmuar nga stresi që i ka shkaktuar e gjithë kjo luftë e pafund.
Ajo shkon çdo ditë te shoqet e saj në grevë urie, kujdeset për to, ju dërgon ndërresa dhe pret radhën që të futet në grevë urie. Në fund të fundit nuk ka më çfarë të humbasë, ky është një akt ekstrem proteste i njeriut që i ka provuar të gjitha rrugët e tjera.
Protestat dhe shurdhëria shtetërore
Problemet me pagesat e naftëtarëve filluan pas vitit 2013 dhe rreth viteve 2015-2017 shpeshherë punonjësve nuk u jepeshin pagat, me justifikimin se nuk kishte treg shitje për produktin e përpunuar dhe se do t’i merrnin më vonesë.
Muaj pas muaji duke bërë nga një pagesë sa për t’i mbajtur në punë naftëtarët atyre iu krijua një borxh i akumuluar që shkon në dhjetëra paga të prapambetura. Në disa raste u janë paguar sigurimet shoqërore punonjësve, ndërsa pagat nuk i kanë marrë.
Për 13 paga të prapambetura punonjësit kanë hapur gjyq me pronarët e uzinës dhe e kanë fituar gjyqin, madje ka dhe një urdhër ekzekutimi, të cilin përmbarimi nuk e vë në zbatim.
Gjatë kësaj kohe shteti vijonte të ishte bashkëpronar i kompanisë ARMO me 15 për qind dhe naftëtarët besojnë se kjo e bën përgjegjës direkt.
Sot gratë naftëtare i drejtohen drejtpërdrejt Ramës duke i kërkuar që të vërë dorën në zemër, pasi në sytë e tyre ai është “shpëtimtari”.
“Ai është i madhi i shpisë, t’i rregullojë gjërat. Ai i ka sjellë ata këtu, nuk i kam sjellë unë”- shprehet para mediave njëra nga grevistet.
Merjeme Fejzaj mbante mend shumë mirë një video-konferencë të Ramës në vitin 2018 me dy ministrat e tij të atëhershëm, atë të Financave Arben Ahmetaj dhe atë të Energjetikës, Damian Gjiknuri, ku të tre premtuan zgjidhjen e çështjes së tyre.
Vetëm dy vite para këtij premtimi qeveria socialiste kishte bekuar shitjen e pronave të ARMO-s një kompanie azere.
Në 2 Shtator 2016, ish-ministri i Financave Arben Ahmej, zv.kryeministri Niko Peleshi dhe një biznesmen amerikan i quajtur Harry Sargeant ishin në Ballsh, të shoqëruar nga dhjetëra punëtorë me kaska mbrojtëse shumëngjyrëshe dhe fytyra mosbesuese, për të njoftuar rifillimin e punës së rafinerisë nën menaxhimin e kompanisë amerikane IRTC.
Ahmetaj u tha punëtorëve se ata kishin qenë skllevër të papunë, por tani e tutje do të ndryshonte çdo gjë dhe më shumë se 1000 punëtorë do të riktheheshin normalisht në punën e tyre.
Por siç shkruan BIRN në një investigim të mëvonshëm “Një vit më vonë, investimet që premtoi ish-ministri i Ekonomisë nuk janë materializua.
Ndërkohë, dokumentet e zbuluara nga BIRN tregojnë që 2 muaj pas shfaqjes publike të Ahmetajt dhe Peleshit në krah të Sargeant në Ballsh, 54 asete të kompanisë ARMO u tjetërsuan në mënyrë të paligjshme nga një bankë e nivelit të dytë – e cila më pas ia dha rafinerinë në përdorim kompanisë IRTC kundrejt një qiraje mujore.
Një hetim administrativ i Ministrisë së Drejtësisë – një kopje e të cilit u sigurua nga BIRN, zbuloi se blerja e aseteve të ARMO-s nga banka e nivelit të dytë është bërë në kundërshtim me ligjin, duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm interesave të shtetit, ndaj të cilit ARMO ka qindra milionë euro borxhe”.
Ligjërisht Rafineria e Ballshit i përket kompanisë “Armo”, e cila ka 85% të aksioneve ndërsa 15 % i përkasin shtetit shqiptar. Kompania “Armo” është e zhytur në borxhe dhe ka një seri sekuestrosh nga kreditorët e saj. Nga viti 2013 deri dhe më pas, asetet e ARMO-s përfshi rafinerinë e Ballshit dhe të Fierit janë dhënë me qira te kompani offshore të cilat e kanë rivënë në punë uzinën, por pas bllokimit të aktivitetit kanë lënë pas borxhe të reja dhe paga të prapambetura për qindra punëtorët e saj.
Marrë nga Mapo.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë një mbledhje ditën e sotme me magjistratët, është shprehur se të dhënat nga Vettingu,...
TIRANË– Bllokimi i ish-sheshit ‘Shqiponja’ që ishte parashikuar që të mbyllej ditën e sotme për shkak të punimeve është shtyr edhe për një javë.Burim...
TIRANË– 120 shoferë janë gjobitur në 12 orët në rrugën “Myslym Shyri”, pasi kanë lënë të parkuar makinat në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor.Sipas ...
LEZHË– Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e përurimit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë të Lezhës. I pranishëm në këtë ceremo...
BALLSH- Naftëtaret e Ballshit i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, përsa i përket thirrjes së këtij të fundit për të ndaluar grevën e urisë. Gratë ka...
TIRANË- Autoritetet policore kanë njoftuar ditën e sotme se një i ri me biçikletë është përplasur nga një person më iniciale E.B. që po drejtonte au...
TIRANË- Ambasada PINK në Shqipëri, i ka nisur kërkesë Ministresë së Drejtësisë që personat LGBTI të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazisë...
BALLSH- Naftëtaret e Ballshit ndodhen sot në ditën e 9-të grevës së urisë. Mësohet se është rënduar gjendja e tyre shëndetësore. Gratë kanë temperaturë, rrahje ...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar automjetin e blinduar tip “BMW” të ish-kreut të “Bandës së Durrësit” Lulzim Berishës.Makina e blinduar ishte sek...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për COVID-19, ka publikuar mesa...