Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Politike
“Turpin mbaje vetë. Hapi veshët e mëso!”, Rama ndjek me ëndje Manastirliun ‘live’, komentuesi e kritikon në Faceboo
18 Mars 2020, 16:58Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferëncë për shtyp, e cila u transmetuar edhe në Facebook-un e saj, dha detaje lidhur me të infektuarit me koronavirus.
Mirëpo në “live-in”e saj kishte dhe një të ftuar special. Bëhet fjalë për eprorin e saj, kryeministrin Edi Rama, i cili preferoi që të qëndronte i qetë deri në momentin kur një nga komentuesit nuk ishte shumë ‘falenderues’ për masat e marra nga qeveria.
Menjëherë Rama ka reaguar duke iu kthyer komentuesit me fjalët: Turpin ta mbash për vete dhe hapi veshët e mëso! Por mesa duket më pas ka qënë vetë Rama personi që e ka zënë “turpi” duke fshirë komentin e tij nga videoja e ministres Manastirliu. Bashkë me komentin e tij është fshirë edhe kritika e qytetarit duke e lënë mister atë që ai i kishte kërkuar qeverisë.
Por pse ishte Rama në video-konferencën e ministres mbetet një pikëpyetje e madhe!
Duke qënë se ai vetë përmend në çdo moment se komunikon me të gjithë kohës për të marrë përditësimin e situatës, pse iu bashkua në video? PO e ndjek për ndonjë detaj të ri që mund t’i ketë shpëtuar nga fluksi i informacioneve që po merr këtë periudhë apo ka ndonjë arsye tjetër?
Një tjetër hipotezë është që Rama po ndiqte reagimin e komentuesëve pasi vetë ai ka pranuar se në kohën e lirë, shikon sesi reagojnë qytetarët ndaj masave që ai ka marrë për të penguar përhapjen e koronavirusit.
Do të mbetet mister…
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pasi njoftoi kufizimet e lëvizjeve për këmbësorët në dy orare, në mëngjes dhe pasdite, ka dhënë një urdhër për bankat. Në një...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte na nisur punën për mos penalizimin e qytetarët ëshqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Shengen dhe ...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shpërndarë sot një video-mesazh, ku ka falenderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luft...
TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, së bashku me ish-deputetet, Floida Kërpçaci në një deklaratë për mediat i kanë bërë thirrje ...
TIRANË- Partia Demorkatike me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi ka reaguar për masat e mara nga qeveria për të përballuar situatën e COVID-19. Në një rea...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka prezantuar një platformë për nxënësit, ku mund të mësojnë kodimin.Me anë të një statusi në Facebook, Shahini k...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shtrënguar masat për të gjithë qytetarët që nuk i janë bindur “shtetrrethimit”. Kreu i qeverisë njofton se nga nesër dalja...
TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për News 24 sqaroi publikisht një nga cështjet më të debatuara të momentit, rritjen e ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje të gjithë tregtarëve të mos abuzojnë me çmimet e produkteve për shkak të kërkesës së lartë nga qytetarë...
Tiranë– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka falënderuar të gjithë gjithë gazetarët, reporterët e terrenit, operatorët. të cilët në këto ditë të vështira janë në k...