"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘Qyrravitjet e “rilindasve” ishin epike’/ Ballist Morina mohon lidhjen me gazin lotsjellës gjatë performancës së Bre
23 Gusht 2021, 05:12Nga DOSJA
KORÇË– Incidenti i rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme gjatë natës së pestë të “Festë së Birrës” në qytetin e Korçës ende nuk e ka një fajtor të ‘saktë’. Mbrëmë u hodh gaz lotsjellës në mes të spektatorëve që po ndiqnin koncertin e Goran Bregoviç-it nga Bosnja Bosnje-Hercegovina, Goran Bregoviç.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar në rrjetet sociale edhe Ismail Morina, ose sic njihet ndryshe “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, duke thënë së ajo që ndodhi i ka pëlqyer jashtëzakonisht, dhe duke veçuar “qyrravitjet e rilindasve”, të cilat sipas tij ishin epike dhe shumë shpresëdhënëse.
Ai mohoi të ketë pasur gisht në atë që ndodhi në Korçë, duke shtuar se nuk është nga ata persona që marrin meritat e veprave të të tjerëve teksa shpërndau “puthje” për të tërë.
REAGIMI:
Na falni për shqetsimin, se vonë tash.Ka shkrime në media qe gjoja unë jam pas kësaj që ndodhi në Korcë dhe se u them që unë nuk kam të bëj në mënyre kategorike me kët ngjarje.Nuk jam rob që vapron të marri meritat e të tjerve!A me pelqei, lind pyetja, ekstrem shumë, sidomos qyrravitjet e “rilindasve”, ishin epike dhe shumë shpresëdhënse!Muuuuahhhhhhh u du shumë!!!
Mbrëmjen e djeshme, koncerti i këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç u shoqërua me incidente. Persona ende të paidentifikuar hodhën gazlotsjellës në mes të njerëzve ku kishte gra, fëmijë të moshuar dhe burra. Të gjithë nisën të largoheshin nga koncerti me sy të përlotur ndërkohë që mësohet se një prej qytetarëve ka përfunduar në spital pasi ka pasur koplikacione me frymëmarrjen.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË–100 emigrantët afganë që pritej të vinin ditën e djeshme në Shqipëri, do të vijnë sot! Dosja.al ka mësuar se afganët janë në proces për të prerë bil...
TIRANË– Afganët e parë që janë larguar nga Kabuli të premten pasdite, para se të vijnë në Shqipëri e në vendet që janë treguar të gatshëm t’i presin, kanë ...
BERAT– Roland Memetllari banues në Patos të Fierit e ka konsideruar si një fat të ardhur pas vizitës në Teqenë e Abaz Aliut, faktin që ai shpëtoi pa u lën...