LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Qeveria bën ballafaqim me një sindikatën fantazmë’, mjeku Vargu ngre akuzën: Shteti do të na e përcaktoka se sa dhe

15 Prill 2021, 20:19 Nga DOSJA
‘Qeveria bën ballafaqim me një sindikatën

TIRANË– Mjekët shqiptarë kishin planifikuar një grevë ditën e nesërme që mesa duket ka dështuar.

Lajmin e bën të ditur mjeku Petrit Vargu në një status në Facebook, ku ai denoncoi faktin që sipas tij mjekësia ka dështuar.

Ai shprehet se ndjen shumë keqardhje që mjekët nuk kanë një sindikatë ku mund të kërkojnë të drejtat e tyre.

Postimi i plotë:

Gjëja e parë që duhet të bëjë personeli shëndetësor është krijimi i sindikatës së tyre, që të drejtat e mjekut dhe të infermierëve të jenë të shenjta dhe askush mos t’i përdhosë.

Ne nuk kemi nevojë që shteti të na tregojë që na ka dhënë një sindikatë dhe që na mban paratë nga rroga për të.

Ne nuk kemi nevojë që njerëz të kapur dhe pa kurajë, të fitojnë kredo duke u paraqitur sikur janë gjoja përfaqësues të mjekëve.

Ne jemi studentë të S.Berishës dhe Y.Popës, të A, Kondilit dhe K.Panos, të I.Kalos dhe B.Elezit.

Sot ndihem keq, pas tetë vitesh shtypje nga regjimi aktual, pas tetë vitesh depersonalizimi të mjekëve ku asnjë nga kolegët tanë brilantë të Q.S.U.T nuk arriti të drejtojë asnjë dikaster të shëndetësisë, ku shumë jetë mjekësh do të shpëtonin nëse vaksinimi do të bëhej më parë, kur mjeku akuzohet nga drejtori, drejtor i cili është pjesë e një skeme ku takspaguesit shqiptarë humbin 130 milionë EUR dhe drejtori i spitalit është i paakuzuar.

Dhe mjekët nuk reagojnë……….. Sot ndihem keq. Si ka mundësi që një qeveri në 8 ditët e fundit të ekzistencës së saj, i thotë personit që është i vetshpallur si përfaqësues i mjekëve që do të bëjmë një ballafaqim me sindikatën fantazmë që ka listën e mjekëve dhe infermierëve që gjoja përfaqëson dhe që nuk lejon që gjoja të bëhet sindikatë tjetër.  Shteti do të na e përcaktoka se sa dhe si janë sindikatat tona ? Po pse italianët, vetëm në nivel kombëtar, kanë tre sindikata : CGIL, CISL, UIL ?

Sot ndihem keq, por më keq se unë duhet të ndihet personeli i mesëm që me vështirësi arrin të mbyllë ekonomikisht fundin e muajit.

Më keq se unë duhet të ndihet ata punonjës që u hodhën në rrugë pasi vendi i tyre i punës u shkurtua nga futja e P.P.P-ve në masë në Shqipëri.

Më keq se unë duhet të ndihen ata njerëz që besuan te ty Edi Rama që ti do bëje një mjekësi falas.

Sot ndihem keq edhe nga paaftësia ime që të demostroj me fakte a ka apo jo infeksione spitalore vdekjeprurëse nëpër reanimacionet tona, si pasojë e mungesës së kushteve higjieno-sanitare. Përse në reanimacionin qendror  në Q.S.U.T ka rekord vdekjesh ? Përse në intubime ka rekord vdekjesh ? Cilat janë kontrollet që kanë bërë institucionet përkatëse në këtë drejtim ?

Nën histerinë e të dhënave false ku çdo shpim quhet vaksinim, ne na mungojnë të gjitha të dhënat rreth skadencës së vaksinave që janë futur në Shqipëri. Në këtë terr informativ, të gjithë jemi të hutuar, aq shumë të hutuar sa nuk denoncojmë mungesën e ilaçeve nëpër spitale. Aq shumë të hutuar sa nuk arrijmë të kuptojmë që miliardat që harxhohen për sterilizimin e veglave të operimit nuk ka asnjë vlerë, kur në reanimacionin  qendror dorezat ndërrohen tre herë çdo turn për çdo infermier. Aq shumë të hutuar sa  nuk denoncojmë propagandën e luftës kundra kancerit të gjirit, kur në gjithë Shqipërinë blihen vetëm 10 kuti filmash mamografie.

Të kuptoj KryeM, të kuptoj dhe të ndjek edhe në ato One Man Show e tua kur flet për arsim, bujqësi, bujtina dhe agroturizëm dhe për shëndetësinë nuk organizon asnjë gjë, sepse ti e di se ç’ke bërë dhe ti e di që ne jemi aty..  Prandaj mundohesh të na vrasësh me propagandë dhe bufonë sindikatash. Po, ne jemi dhe koha ka ardhur ! Ka ardhur koha që me votën tonë të ndryshojmë Shqipërinë ! Ju dua shumë bashkëatdhetarë të mij, por më shumë se Ju dua unë duhet të doni ju votën Tuaj.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet petrit vargu petrit vargu

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Prill 2021, 15:30

TIRANË– 169 raste të reja dhe 4 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me d...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit