Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Qarkullojnë teste false.” Shoqata Farmaceutike në Greqi është kundër testimit masiv për Covid-19
8 Prill 2020, 09:16Nga DOSJA
GREQI– Greqia është një prej vendeve që ditët e fundit ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të vitkimave, por edhe të të infektuarëve nga Covid-19.
Kur e gjithë bota kërkon të bëjë sa më shumë teste për personat e dyshuar me Covid-19, së fundmi Greqia ka treguar se është kundër testimit masiv.
Shoqata Kombëtare Farmaceutike në Greqi ka theksuar se nuk janë të nevojshme kaq shumë teste për Covid -19, pasi në fazën që ndodhet tani koronavirusi, farmacistët nuk duhet të bëjnë furnizime me teste diagnostikuese.
Ndër të tjera Shoqata tregon se po qarkullojnë shumë teste false pozitive apo false negativë që mund të sjellin pasoja të rënda për përhapjen e virusit, për këtë shkak nuk sugjerohen testet masive, por vetëm ato molekulare në laborator për ata qytetare qe kane simptoma.
“Një rezultat pozitiv mund të jetë i rremë për shkak të ekspozimit ndaj viruseve të tjerë të familjes së koronavirusit që janë të zakonshëm çdo vit dhe shkaktojnë ftohje. Nga ana tjetër, një rezultat negativ në fazën akute të sëmundjes te një person asimptomatik ose me simptoma të lehta mund të japë mesazhin e gabuar, se ai person është mirë. Pra, që nuk është i infektuar me virusin, gjë që sjellë veprime të papërgjegjshme nga ana e personit. Realiteti mund të jetë ndryshe, pasi një person mund të jetë i infektuar pavarësisht se testi del negativ, sidomos në fazën akute të sëmundjes”- deklaron Shoqata Farmaceutike.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për një plan ekonomik të ndihmës për vendet e goditura nga pandemia e koronavirusit.“Pas 16 ...
Bota 8 Prill 2020, 08:51
FRANCË– Presidenti Emmanuel Macron ka dalë nga karantinë ditën e djeshme për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi. Teksa po vizito...
Kosovë- Numri i të infektuarve me COVID-19, por rritet nga dita në ditë në Kosovë. Mediet vendase raportojnë se është infektuar edhe një hoxhë i fshatit Smreko...
ITALI– I ashtuquajturi ‘pacienti 1’ me koronavirus në Itali, Mattia është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Valentina ka sjellë në jetën vajzën e ...
SHBA– Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, Jack Dorsey bëri njoftimin mahnitës të martën në platformën e tij, duke thënë se do të dhuronte plot një miliard ...
Gjermani- Sigrun Späte nga Dortmund e mban pothuajse gjithmonë me vete orën e saj Smartwatch. Por tani të dhënat që mat dhe regjistron ora si pulsi, rrahjet e z...
KOSOVË– Një pacient i prekur nga koronavirusi në Kosovë është larguar nga spitali. Identifikimi i tij si i prekur me koronavirus u bë në mënyrë krejt...
Britani e Madhe- Një foshnjë vetëm 12 javëshe rezulton e infektuar me COVID-19 në Britaninë e Madhe. Mediet vendase shkruajnë se foshnja e quajtur, Winter-Rose ...
BRITANI E MADHE- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, ka kaluar natën e dytë në spital duke trajtuar koronavirusin. Sipas mjekëve, Johnson nuk ka pasur temper...
Kanë kaluar plot 100 ditë që nga momenti kur pandemia e koronavirusit ‘pushtoi botën’. Më 31 dhjetor shkencëtarët në Wuahan njoftuan OBSH-në lidhur me një lloj ...