LIVE UPDATES
Aktualitet

Pushimet e Maguire në Mykonos! Gazetarët britanikë zbarkojnë në ishull, por ndodh çudia. S’takojnë asnjë shqiptar…ve

27 Gusht 2020, 19:58 Nga DOSJA
Pushimet e Maguire në Mykonos! Gazetarët britanikë zbarkojnë

GREQI– Dënimi i kapitenit të Manchester United, Harry Maguire vijon që të prodhojë lajme në shtypin e huaj. “Dailymail” ka dërguar gazetarë në ishullin e Mykonosit, aty ku supozohej se kishte ndodhur përplasja e futbollistit me dy biznesmenët shqiptarë.

Duke ndjekur të njëjtin itinerar si futbollisti dhe miqtë e tij, gazetarët intervistuan disa prej personave që kishte takuar edhe Harry, të cilët mbrojnë futbollistin dhe pohojnë se nuk kanë hasur ndonjë shqiptar.

Pronari i një prej lokaleve, të cilin Maguire e kishte frekuentuar ditën kur edhe ndodhi sherri i stisur, Dimitris Christoforidis i tha MailOnline: Harry Maguire dhe disa futbollistë të tjerë anglezë ishin këtu javën e kaluar dhe u sollën shumë mirë. Nuk kishim asnjë problem me ta. Manchester United është skuadra ime e preferuar në Angli, kështu që unë isha shumë i lumtur që takova Harry-n. I kam marrë vesh lajmet dhe u trondita sepse ishte me të vërtetë shumë i mirë.

Më tej, ai tregoi se futbollistëve u kishte kushtuar 63,000 £ fatura e mbrëmjes. Ndërsa punonjësja e tij tha: Shumica e klientëve tanë janë amerikanë, italianë, gjermanë, arabë dhe francezë. Unë kam punuar këtu për dy vite dhe nuk kam takuar një shqiptar të vetëm dhe nuk ka aq shumë në Mykonos, kështu që më befasoi kur dëgjova që Maguire dhe grupi i tij kishin hasur në dy prej tyre.

Më pas gazetarët e “Dailymail” bien në kontakt me një turist anglez të identifikuar si Jorick Luisetto, i cili pretendoi se nuk kishte hasur asnjë shqiptar në ishull.

‘Mykonos është një ishull ku hasni njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar njerëz nga të gjitha llojet e vendeve, kam qenë këtu për dhjetë ditë dhe duhet të rrëfej, nuk kam hasur në asnjë shqiptar të vetëm ”.

Menjëherë pas intervistës me turistin francez, gazetari britanik gjen “krejt papritur” dy lypësa shqiptarë, mes tyre një të mitur që i kanë publikuar edhe emrin, të cilët edhe pse nuk kanë asnjë rol në ngjarjen e futbollistit sërish janë përfshirë në artikull.

“MailOnline hasi me një shqiptar, 11-vjeçarin Armando, i cili po shiste jashtë klubit dhe tha se familja e tij fillimisht vinte nga Tirana. “Nëse më jepni pesë euro, unë mund t’ju them shumë,” shtoi ai.,”-shkruan Dailymail.

Por pavarësisht etiketimit të shqiptarëve nga DailyMail si personat që shkaktojnë më shumë probleme, gjykata greke ka dhënë vendimin duke dënuar futbollistin anglez, i cili sipas tyre ka stisur të gjithë sherrin dhe ka tentuar që të korruptojë Policinë vendase. 

Oficeri që e prangosi Maguire tha që futbollisti e shtyu fort, duke bërë që ai të rrëzohej pas dhe të lëndonte shpinën, duke marrë edhe raport mjekësor për dëmtimet që i ishin shkaktuar. Gjatë rrugës për në komisariat, Maguire dhe grupi i tij kishin kërkuar të shoqëroheshin në spital por kërkesa i ishte refuzuar nga efektivët, madje kapiteni i United pretendon se një oficer e goditi me shqelm në këmbë dhe i tha: “Karriera jote ka marrë fund”.

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në ishullin grek ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.  Tabloidi britanik “The Sun” shkruante se sherri ka nisur pasi një biznesmen shqiptar i ngacmoi motrën futbollistit anglez edhe pse ajo nuk pranoi të fliste me të. Pretendimet e britanikut u hodhën poshtë dhe ai u dënua nga Gjykata greke me 21 muaj. Megjithatë sipas prokurorit të çështjes, dënimi mund të hiqet nëse i riu kërkon falje publike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni shqiptar perleshet me maguire harry maguire sherri i kapitenit te manchester united biznesmeni shqiptar perleshet me maguire harry maguire sherri i kapitenit te manchester united

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Gusht 2020, 19:27

TIRANË- Fjalimi i kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Parlament se Greqia do të rritet dhe ashtu siç do të marrë 12 milje nga Egjipti dhe Ital...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim