AktualitetSociale

Punonjësit e Bashkisë ua “rrëmbyen” qenin para shtëpisë, vajzat bëhen virale, kërkojnë me çdo kusht kafshën e tyre: Lëshoje! Do çoj gjithë pallatin…

VIDEO
Gjatë gjithë pamjeve të xhiruara, vajzat bërtasin dhe kërkojnë që të marrin mbrapsht qenin e tyre, duke kërcënuar se do të denoncojnë rastin.
Featured image of article: Punonjësit e Bashkisë ua “rrëmbyen” qenin para shtëpisë, vajzat bëhen virale, kërkojnë me çdo kusht kafshën e tyre: Lëshoje! Do çoj gjithë pallatin… Pamje nga videoja

TIRANË– Një video e publikuar në “Animal Rescue Albania” ka bërë bujë në rrjete sociale. Punonjësit e Bashkisë së Tiranë kanë nisur sërish me mbledhjen e kafshëve të rrugës, të cilat i fusin në kafazë, për t’i dërguar më pas ku dihet se ku. Videoja e bërë virale, tregon disa vajza, të cilave u kanë marrë qenin. 


Gjatë gjithë pamjeve të xhiruara, vajzat bërtasin dhe kërkojnë që të marrin mbrapsht qenin e tyre, duke kërcënuar se do të denoncojnë rastin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“O lëshoni qenin se do të të bëj denoncim. Lësho qenin. Do çoj gjithë pallatin,”-dëgjohen vajzat në video. Mirëpo një shpjegim më të qartë lidhur me gjithë situatën ka dhënë faqja e ASA në Shqipëri: E tmerrshme!Qe pa gdhire mire,fillim muaji e njejta fushate si gjithmone! Pastrojne rruget & fati i ketyre qenve nuk dihet! Skandaloze menyra e komunikimit & trajtimi qe u behet qenve ne momentin qe kapen! Mos lejoni te marrin qente e pallateve ku ata jane si me shtepine e tyre! Mos lejoni ti vrasin! Kundershtoni forte se hallet e shqiptareve nuk jane keto! Shperndajeni masivisht videon! Shqiptaret i duan kafshet & kujdesen dhe per ato qe nuk kane shtepi! Sensibilizimi sot i gjithe pallatit beri qe ata “HAJDUTE” te linin qenin te lire edhe pse ne gjendje te keqe & u zhduken sa hap e mbyll syte!

Kjo nuk është hera e parë që video të tilla bëhen virale në rrjet dhe tregojnë sesi keqtrajtohen, madje dhe vriten, kafshët e rrugëve në Tiranë. 

(k.m.dosja.al)

Shto Koment