LIVE UPDATES
Editorial

Psikologjia e rënies së Murit të Berlinit: Ai ende ekziston

4 Nëntor 2019, 12:14 Nga DOSJA
Psikologjia e rënies së Murit të Berlinit: Ai ende ekziston

Lindja po ecën mirë ekonomikisht. Ky është rezultati i raportit më të fundit të qeverisë gjermane për „Stadin e Bashkimit të Gjermanisë”. Aty thuhet se „bashkimi i Gjermanisë dhe barazimi i standarteve të jetesës kanë ecur përpara.” Por nga ana politike dhe emocionale duket se ndarja është bërë më e thellë. Të paktën 57% e gjermanolindorëve ndjehen si qytetarë të dorës së dytë, dhe gjysma e tyre është e pakënaqur me mënyrën si funksionon demokracia. Vlerësimi i ribashkimit mes Lindjes dhe Perëndimit është i ndryshëm. Psikoterapisti Hans-Joachim Maaz beson, se gjermanolindorët përmes përvojës së RDGJ-së kanë pasur një marrëdhënie të distancuar me shtetin. „Njerëzit në Lindje janë në përgjithësi më kritikë ndaj kapitalizimit, ndaj atyre lart, dhe më kritikë ndaj mediave…prandaj vjen prej andej një lëvizje protestuese kundër politikës të dominuar nga perëndimi gjerman.”

Kurse psikologja për çështjet sociale, Beate Küpper mendon ndryshe. Ajo thotë, se për shkak të ndarjes për një kohë të gjatë nga muri, „nuk është aq e vetëkuptueshme që Lindja dhe Perëndimi të jenë njësoj.” Problematike nuk shikohen dallimet në vetvete, por përshtypja e „injorimit kolektiv”. Bëhet fjalë për „ndjesinë e pranimit, vlerësimit, të të pasurit pjesë dhe që të dëgjohesh.”

AfD fiton pikë sidomos në Lindje

Më qartësisht kjo ndarje duket në rezultatet zgjedhore të partisë populiste, AfD. Në zgjedhjet në landet perëndimore kjo parti arrin rezultate rreth 10%, kurse në Lindje afër 25%, si në rezultatet e fundit në landet e Brandenburgut, Saksonisë dhe Tyringisë. Në Lindje pikërisht kjo parti ka marrë rolin e partisë protestuese nga e Majta, që në Lindje është pasardhësja e partisë së dikurshme të RDGJ-së, SED.  AfD ka shkruar në pllakate zgjedhore një parullë: „Përmbylle kthesën.” Me sukses. Psikoterapisti Maaz e sheh si gabim të madh, kategorizimin e votuesve të AfD-së vetëm si ekstremistë të djathtë. „Nëse ata i fyen dhe i diskriminon, ky është mjeti më i mirë për ta bërë këtë parti të fortë.”

Demokracia nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë

Politikanët perëndimorë reagojnë me arrogancë nganjëherë ndaj rezultateve të AfD-së në Lindje. Kur kryetari i partisë Të Gjelbrit, Robert Habeck në fillim të vitit tha, se „do të bëjmë gjithçka që Tyringia të mbetet një land i hapur, liberal, i lirë, demokratik”, shpërtheu një valë pakënaqësie. Sepse kjo deklaratë tingëlloi sikur Tyringia nuk është një land demokratik. Carsten Schneider, kreu i degës së SPD-së për landin pyeti në twitter: „Në cilin burg i paskam kaluar këto vite?” Kurse deputeti i AfD-së, Leif-Erik Holm në Bundestag tha, se gjermanolindorët nuk kanë nevojë për „mësim shtesë në demokraci.”

Beate Küpper mendon, se as perëndimi nuk u bë demokratik me shtypje butoni në vitin 1945, as Lindja në vitin 1989. Demokracia duhet të zhvillohet gjithmonë më tej. „Prandaj do të ishte më e drejtë, nëse Habeck do të kishte thënë: „Ne duhet të demokratizohemi.” Nuk është çudi që kjo nevojë është më e madhe në Lindje. Sipas psikoterapistit Maaz, gjermanoperëndimorëve u mungon sensibiliteti shpesh për të kuptuar Lindjen.

Paraja nuk është gjithçka

Kryetarja e grupit parlamentar të Të Gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt kërkon sidomos investime në infrastrukturë si masë kundër kthesës djathtas. „Njerëzit në rajonet e harruara, nuk i besojnë një shteti, që dukshëm i ka harruar ata.” Kështu mendojnë edhe shumë politikanë të tjerë. Por sociologja, Beate Küpper nuk mendon kështu. Me para nuk shuhet ndjesia e diskriminimit as përvoja e shumë njerëzve, që përjetuan kthesa të forta në jetën e tyre. Në të njëjtën kohë shumë gjermanolindorë nuk duan që të shihen si „viktima të rrethanave”, në fund të fundit ata e morën vetë jetën e tyre në dorë, dhe e kryen transformimin.

Christian Hirte, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Lindjen, bën një bilanc të dyzuar. „Gjendja ekonomike, sociale, shoqërore e Lindjes është shumë më e mirë, se sa e do kishim përfytyruar para 30 vjetësh.” Por në të njëjtën njerëzit në Lindje kanë „lodhje prej ndryshimit”. „Nuk duhet t’i mbingarkojmë”, thotë ai.

Nga psikoterapisti, Hans-Joachim Maaz vjen një këshillë për perëndimorët: „Dëgjojini gjermanolindorët, mos i fyeni! Mos i bëni të kaftë! (fjala është për neonazistët, shën red.) Ai thotë, se lëvizja protestuese nga Lindja, është një  „ndihmë për të kuptuar, se çfarë duhet ndryshuar.”

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial gjermani muri i berlinit gjermani muri i berlinit

Sondazh

Poll
Editorial 30 Tetor 2019, 10:54

Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

Edhe një stërvitje tjetër serbo-ruse e këtyre ditëve, ishte tepër e mirëseardhur për mediat e regjimit në Serbi, në veçanti për tabloidet, të cilat shkru...

Editorial 21 Tetor 2019, 12:00

Çmimi i lartë i tradhtisë së Donald Trump-it

SHBA- Ekzistojnë disa arsye pse vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore dhe lënien e kurdëve të rajonit ...

Editorial 19 Tetor 2019, 15:45

Darka e gabuar

Të gjitha gazetat dhe portalet shqiptare botuan këto ditë një tekst me titull “Çfarë ka shkruar Kadare për Peter Handken njëzet vjet më parë në ditarin e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet