LIVE UPDATES
Editorial

Mogherini dhe politika e saj e (pa)suksesshme në Ballkan

30 Tetor 2019, 10:52 Nga DOSJA
Mogherini dhe politika e saj e (pa)suksesshme në Ballkan

Kutinë e hapur të Pandorës në Ballkanin Perëndimor duhet ta mbyllë tani pasardhësi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, ka dështuar ta bëjë këtë në mandatin e saj. Mogherini do të mbledhë tani edhe njëherë liderët e gjashtëshes ballkanike, në një darkë lamtumire në Bruksel. Ajo thotë se do të jetë ky një takim i zgjeruar me përfaqësues të rajonit, i cili ka qenë, siç thotë ajo, prioriteti kryesor në politikën e saj, menjëherë pas çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në raportin e saj në Parlamentin Evropian, në prill të këtij viti, Federika Mogherini tha se “politika e zgjerimit të BE ka qenë një prej më të sukseshmëve në pesë vitet e kaluara të mandatit të saj”, kur ajo ishte në krye të diplomacisë evropiane.

Pohimet e Mogherinit për “sukses”

Politika jonë ndaj Ballkanit, në Ballkan dhe në radhë të parë me Ballkanin, është një histori suksesi, e cila ka pasur një fillim dhe rrugë të vështirë drejt vendosjes së mirëbesimit dhe jetës së përbashkët”, tha Mogherini. Korrespondentët e mediave të Ballkanit Perëndimor thonë, se këtu ka një “mospërputhje të madhe mes fjalëve dhe veprave”, sepse përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri nuk ka ndonjë temë tjetër, me të cilën mund të mburret  – përveç angazhimit deklarativ për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE.

”Bosnje-Hercegovina nuk ka marrë as statusin e kandidatit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është futur në qorrsokak. Serbia dhe Mali i Zi nuk kanë përparuar në negociata, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimit në BE”, thotë për Deutsche Wellen, korrespondenti i Radio Televizionit të Serbisë Dushan Gajiq. Ai shton se përgjegjësinë për këtë gjendje në procesin e zgjerimit, në radhë të parë e mbajnë vendet anëtare, por edhe Mogherini, e cila ka humbur kredibilitetin në rajon, për shumë shkaqe.

Për shembull, me paralajmërimin për heqjen e vizave për Kosovën, e cila nuk ka ndodhur. Pastaj pohimet për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, që nuk është realizuar, përkundër Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit. Më në fund ajo ka humbur kredibilitetin edhe për shkak të paralajmërimeve të shumta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, deri në fund të mandatit të saj. Kur shikon mbrapa, të gjitha këto duken si një grumbull i madh i fjalëve boshe dhe nuk mund të paraqiten si trashëgimi e mirë për pasardhësin e saj“, konstaton Gajiq.

Humbja e timonit të dialogut

Krerët evropianë shpesh përgjigjen, se nuk e kanë në dorë “shkopin magjik”, për zgjidhjen e problemeve. Ndërsa shefja e diplomacisë së BE në largim mund të thotë se ka besuar në realizimin e hapave pozitivë. “Ndoshta nuk keni sukses, por nëse insistoni dhe keni qëllime dhe parime të qarta, atëherë mund të vijnë edhe sukseset. Ndoshta pas 25 vitesh, pas shtatë apo vetëm dy vitesh”, thoshte Mogherini.

Korrespodentja e Radio Televizionit të Kosovës në Bruksel, Gjeraqina Tuhina mendon, se Mogherini nuk ka qenë parimore dhe e vendosur në politikën e saj ndaj rajonit, në veçanti në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Ajo nuk i është përmbajtur parimeve, sepse motivi i saj ka qenë që dialogu të përfundojë gjatë mandatit të saj. Zërat për mundësinë që të fitojë Çmimin Nobel për paqe kanë bërë ndoshta, që ajo të angazhohet për një zgjidhje me të gjitha mjetet gjatë mandatit të saj, ndërsa kualiteti i zgjidhjes ka qenë më pak (e ndoshta edhe aspak) i rëndësishëm”, vlerëson Tuhina.

Gazetarja e RTK, e cila e përcjellë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë prej fillimit në vitin 2011, thotë se Mogherini ka përgjedhur bashkëbiseduesit sipas dëshirës  – duke ndryshuar formatet e takimeve, varësisht nga personat, të cilët ajo preferonte si bashkëbisedues, por edhe duke ndryshuar fazat e bisedimeve, pa dhënë shpjegime se çfarë është arritur në fazën e mëparshme.

Tuhina thotë se Mogherini “ia ka kthyer shpinën dialogut”, kur ka kuptuar, se zgjidhja nuk do të arrihen gjatë mandatit të saj. “Normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është një jetim real, sepse “ndrikulla” ka hequr dorë nga ai që në prill të këtij viti, kur është nisur iniciativa gjermano-franceze, që ka pasur për qëllim amortizimin e dëmeve të shkatuara nga Mogherini”, thotë Tuhina për Deutsche Wellen.

Me vlerësimet e gazetares së RTK pajtohet edhe kolegu i saj serb nga RTS. ”Diku nga mesi i mandatit të saj janë paraqitur shenjat se Mogherini e ka humbur fijen e dijalogut, ndërsa gjatë vitit të fundit ka qenë shumë e qartë se ajo nuk do të arrijë rezultate. Angazhimi personal i saj, por pa lidership dhe angazhim të mjaftueshëm që gjërat të mbahen nën kontroll, mangësia e autoritetit dhe mbështetjes nga disa vende anëtare, në fund kanë rezultuar me dështim”, pohon Gajiq.

A është Brukseli i gatshëm për Ballkanin?

Pas viteve të entuziazmit verbal për përkushtimin dhe angazhimin e të dy palëve, Federika Mogherini nuk e ka përmendur më fare në muajt e fundit dialogun mes Beegradit dhe Prishtinës. Në fillim të mandatit ajo thoshte, se edhe BeH është prioritet i politikës së BE, por tani kjo nuk përmendet më askund. Diku nga fundi i mandatit, kur fliste për Ballkanin, Mogherini përmendte vetëm marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë së Veriut. Por Mogherini nuk ka lënë ndonjë përshtypje të mirë as në Maqedoninë e Veriut.

Përveç momentit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Mogherini nuk ka qenë më e pranishme në opinionin maqedonasverior. Një nga hipotezat që mund të dëgjohet në qarqet politike maqedonase është se Mogherini nuk e ka ndihmuar Maqedoninë, për shkak se ka insistuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbeten në “një paketë” për negociatat, që është edhe qëndrimi i Italisë. Sipas kësaj teorie, ka qenë më e lehtë që Maqedonia të fillojë negociatat, sikur të mos ishte Shqipëria, të cilën e kanë kundërshtuar disa vende si Holanda apo Danimarka”, thotë për Deutsche Wellen korrespondetja e agjencisë kombëtare maqedonase MIA, Tanja Milevska. Ajo nënvizon se Mogherini ka qenë e njohur në Maqedoninë e Veriut vetëm nga prizmi i angazhimit të saj në dialogun Beograd-Prishtinë, gjë që ka shkaktuar shqetësime në opinion maqedonasverior.

Mendoj se Maqedonia e Veriut ka pritur nga Mogherini dhe BE që në përgjithësi të jenë më të qartë kundër ideve për shkëmbimin e territoreve”, thotë Milevska. Federika Mogherini kurrë nuk e ka hedhur poshtë qartë idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht për ndryshimin e kufijve në rajon. Këtu ka pasur edhe qëndrime të tjera dhe marrëveshje të paqarta, ndryshime të linjave të kuqe, në veçanti në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ku ka pasur “shumë të vërteta”. Ndoshta është në pyetje mungesa e përvojës së Mogherinit, kushtet jo të mira apo thjesht Ballkani është i këtillë, por Federika Mogherini nuk e arriti këtë “marrëveshje historike” në Ballkan. Pasardhësi i saj, Joseph Borell, thotë se e presin shumë punë dhe se mandatin e tij do ta nisë pikërisht –  nga Ballkani Perëndimor.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial federica mogerini federica mogerini

Sondazh

Poll
Editorial 21 Tetor 2019, 12:00

Çmimi i lartë i tradhtisë së Donald Trump-it

SHBA- Ekzistojnë disa arsye pse vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore dhe lënien e kurdëve të rajonit ...

Editorial 19 Tetor 2019, 15:45

Darka e gabuar

Të gjitha gazetat dhe portalet shqiptare botuan këto ditë një tekst me titull “Çfarë ka shkruar Kadare për Peter Handken njëzet vjet më parë në ditarin e...

Editorial 18 Tetor 2019, 10:49

Gishti i ambasadorit të OSBE, si metaforë

Gishti i ngritur i ambasadorit të OSBE-së, Borschardt, ndaj protestuesve të “Astirit”, si përgjigje e thirrjes së tyre “Shame on you” dhe pastaj ndjesa e tij pë...

Editorial 16 Tetor 2019, 11:25

Qëndrim neveritës dhe cinik i Edi Ramës

KOSOVË- Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, preside...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet