LIVE UPDATES
Editorial

Darka e gabuar

19 Tetor 2019, 15:45 Nga DOSJA
Darka e gabuar

Të gjitha gazetat dhe portalet shqiptare botuan këto ditë një tekst me titull “Çfarë ka shkruar Kadare për Peter Handken njëzet vjet më parë në ditarin e tij për Kosovën Ra ky mort e u pamë”.Fillimisht, teksti në fjalë doli në gazetën letrare “ExLibris” të botuesit të Kadaresë dhe pastaj e publikuan pothuajse të gjitha mediat në Tiranë, në Prishtinë e gjetkë.

Në këtë tekst, të cilin po e citojmë të plotë, thuhet:

“Televizioni austriak më kërkon një mendim për qëndrimin e Peter Handkes. Në Austri dhe në Gjermani ka fushatë të ashpër kundër tij. Ai qëndrim, ç’është e vërteta, më shumë se zemërim, më ka shkaktuar brengë. Siç ndodh me njerëzit që i njeh. Siç ndodh me sjelljet që ndryjnë brenda një mister.

Shkrimtari më i njohur i Austrisë. Me nënë sllovene. Frankofon. Prej vitesh, duke qenë këshilltar pranë shtëpisë botuese austriake Residennz Verlag, është ai që ka propozuar librat e mi për përkthim.

E kam njohur para ca vitesh në Paris. Ambasadorja e Austrisë në Francë na ftoi për darkë të dyve, bashkë me gratë. Gruaja e tij franceze është e admirueshme.

Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar. Gjithë ai tërbim kundër shkrimtarëve boshnjakë, gjithë ai zell për të mbrojtur krimet serbe në Bosnjë e pastaj në Kosovë.

Një shkrimtar kroat përpiqet ta shpjegojë me zanafillë frojdiste. Nuk më besohet.

Ndërkaq, nga darka në ambasadën austriake më kujtohet një frazë e tij. Një frazë disi e veçantë, e thënë me njëfarë pikëllimi:“nuk jam më i njohur si më parë”.

A mund të jetë atje ana e së keqes? Ndoshta, pse jo”. (Shënimi mban datën: 20 prill 1999).

Puna e parë që bëra pas leximit të këtij teksti qe shfletimi i librit Ra ky mort e u pamë. E kam lexuar këtë libër qysh në kohën kur doli nga shtypi, në vjeshtë të vitit 1999 dhe i jam kthyer disa herë të tjera më vonë, por ja që ky tekst nuk më kujtohej. Dhe s’kishte si të më kujtohej, sepse ai mungon në botimin e parë. Aty ka një shënim të datës 17 prill dhe një tjetër të datës 21 prill, por 20 prilli është bosh. Nuk ka asnjë shkronjë, madje as ndonjë shenjë tjetër, fjala vjen, pikat e heshtjes (…) .

Pak është të thuash se u befasova, sepse botuesi nuk e shoqëron tekstin me kurrfarë shpjegimi, pra nuk thuhet se nga cili botim është marrë shkrimi, ndërkohë që lexuesit i referohen rëndom botimit të parë, që është edhe më i rëndësishmi. Si shpjegohet fakti që në botimin frëngjisht, botuar po atë vit (1999), ky tekst figuron, kurse në botimin shqip mungon? Gabim teknik apo shmangie e qëllimshme? Për të mos i irrituar lexuesit shqiptarë, veçanërisht ata kosovarë, në njërën anë, por edhe për të mos u hatëruar me Handken, “këshilltarin e shtëpisë botuese austriake Residennz Verlag”, në anën tjetër,ky tekst është hequr në botimin shqip, por nuk është prekur në botimin frëngjisht. Sepse, “Handke është frankofon”; gruaja e tij është franceze; jetojnë në Francë… Do të doja ta kem gabim, por kësaj i vjen, me keqardhje po e them, era kalkulim!

Përse botuesi shqiptar bën gabime teknike, kurse ai francez jo?

Është pritur gjatë këtyre ditëve nga shkrimtari ynë, kandidat shumëvjeçar për Çmimin Nobel, një reagim lidhur me vendimin e Akademisë Suedeze për t’i dhënë Handkes Nobelin për Letërsi, por ai mungoi. Kadareja u mjaftua me atë që kishte shkruar njëzet vjet më parë për takimin me këtë shkrimtar.

Takimi, në të vërtetë darka e Kadaresë me Handken, ndodh në një kohë të papërshtatshme: më 20 prill 1999, në kulmin e terrorit serb në Kosovë. Vetë Kadareja shkruan: “në mes të prillit 1999 u krye një nga krimet më të tmerrshme që ka njohur historia e Ballkanit: zhbërja e Muçollëve. 53 vetë të masakruar, pastaj të djegur me karburant. 24 fëmijë nën moshën 14 vjeçare. 10 vajza mbi këtë moshë, 12 gra, 2 pleq, 3 burra dhe dy bujtës të panjohur (…). Ajo që mbeti nga familja e katër vëllezërve Muçolli ishin dy enë të mëdha: njëra me mbeturina eshtrash të karbonizuara, tjetra me stolitë e grave e lodrat e fëmijëve, të ngjitura njëra me tjetrën nga zjarri”.

Në qoftë se kjo masakër, “një nga krimet më të tmerrshme që ka njohur historia e Ballkanit”, paskësh ndodhur “në mes  të prillit”, siç thotë vetë Kadareja, atëherë përse pranon të darkojë me njeriun i cili jo vetëm që s’i ka gjykuar këto krime me asnjë fjalë, por ka bërë krejt të kundërtën: e ka mbështetur pa rezervë agresorin?

Handke shkruan me simpati për fshatarët serbë, që punojnë tokën e pinë raki, por nuk ndien kurrfarë dhimbjeje për fshatarët shqiptarë, që grihen nga “idhulli” i tij, Sllobodan Millosheviq.

Si mund të hahet darkë me një njeri, qoftë ky edhe shkrimtar gjenial, që ka gjithë atë zell për të mbrojtur krimet serbe në Bosnjë dhe në Kosovë?

“Shkrimtari më i njohur shqiptar” Ismail Kadare pranon të hajë darkë me “shkrimtarin më të njohur austriak” Peter Handke në ambasadën e Austrisë në Paris si të mos kishte ndodhur asgjë, ndërkohë që në Kosovë, pikërisht në kohën kur darkëtarët (fjalë e krijuar nga Kadareja) shijojnë pijet dhe ushqimin e shijshëm, është në vlugun e tij krimi gjakatar për spastrimin e territorit të “krahinës jugore serbe” nga shqiptarët.

Shumë pikëpyetje e dilema nxjerr në pah teksti i shkurtër i Kadaresë! Të fillojmë nga fjalia e parë: “Televizioni austriak më kërkon një mendim për qëndrimin e Peter Handkes”. Nuk kuptohet a i është përgjigjur kësaj kërkese apo jo shkrimtari ynë. Si duket jo. Ka dashur ta kursejë apo nuk ka dashur të bëhet pjesë e “fushatës”, që zhvillohej ndaj tij në Austri dhe në Gjermani.

Nëse rreth tryezës, në prani të gruas dhe ambasadores, për hir të mirësjelljes, nuk mund t’ia thotë troç mendimin, përse nuk e bën këtë në ditar?

Tepër dashamirës tregohet Kadareja ndaj Handkes! Përse? Ngaqë e paska rekomanduar për botim te botuesi austriak? Ngaqë sjellja e tij ndryn në vete një “mister”? Ç’mister, vallë? Në qoftë se është fjala për kompleksin edipian (babai i Handkes, një ushtar nazist gjerman, pasi e lë nënën e tij shtatzënë, vazhdon marshin luftarak), atëherë ka të drejtë shkrimtari kroat që ka dashur ta shpjegojë sjelljen e Handkes me zanafillë frojdiste.

Kjo është arsyeja që ky tekst mungon në botimin e parë të librit Ra ky mort e u pamë, që doli në kohën kur drama e Kosovës ishte ende e freskët. Gabimi teknik është një justifikim. Në nëntor të ’99-s Kadareja erdhi në Prishtinë për të marrë pjesë në Panairin e Librit: të parin panair libri në Kosovën e lirë! Në mjediset e panairit, para një publiku të gjerë, u përurua edhe libri i tij, ditari për Kosovën, ndërsa ndër njerëzit që folën me atë rast isha edhe unë.

Kadareja ka bërë shumë për Kosovën, jo vetëm në kulmin e krizës së saj, në vitin 1999, por edhe më parë e më vonë dhe këtë nuk mund ta mohojë askush (unë jo se jo), por takimi i tij me Peter Handken në kulmin e terrorit serb në Kosovë, është një veprim jo i duhur ose, po të shprehemi me fjalët e tij, “një darkë e gabuar”.

Ftesën e ambasadores austriake shkrimtari ynë është dashur ta refuzonte, për të mbajtur qëndrim ndaj njeriut që mbështeste gjenocidin serb. “Do të ma zënë për të madhe bashkatdhetarët e mi”.

Por nëse nuk e ka bërë këtë, për aksh arsye, nuk e kuptoj përse përpiqet ta arsyetojë Handken dhe sjelljen e tij. “…nga darka në ambasadën austriake më kujtohet një frazë e tij. Një frazë disi e veçantë, e thënë me njëfarë pikëllimi: “nuk jam më i njohur si më parë”. A mund të jetë atje ana e së keqes? Ndoshta, pse jo”.

Të qenët “më pak i njohur se më parë” (do të duhej: “më pak i vlerësuar” se i njohur mund të bëhesh edhe për keq!) nuk mund ta arsyetojë sjelljen e tij skandaloze. Pastaj, të qenët “më pak i njohur”, në të vërtetë “më pak i vlerësuar”, në rastin e Handkes është pasojë e jo shkak.

Përse gjithë kjo keqardhje për Handken, gjithë ky mirëkuptim, kur ai e ka zgjedhur vetë, pa asnjë imponim, rrugën që ka zgjedhur?! Askush nuk e ka detyruar. Nuk është në natyrën e Kadaresë të jetë kaq i butë e i kujdesshëm. Në kohën kur Kadareja takohet me Handken, qoftë edhe me ndërmjetësimin e ambasadës së Austrisë në Paris, ai kishte botuar librin Udhëtim dimëror në lumenjtë Danub, Savë dhe Drinë: Drejtësi për Serbinë, në të cilin, siç e thotë vetë titulli, kërkon “drejtësi për Serbinë”. Verbëria tij etike është, siç u shpreh këto ditë një kritik nga Londra, “tronditëse”. Lemeritëse është, ndërkaq, po aq sa edhe qesharake, ideja e tij se do të donte të ishte “murg serb” “për të luftuar për Kosovën”, duke shpallur vend pelegrinazhi personal fshatin serb Hoçë e Madhe të Rahovecit, të rrethuar nga “ekstremistët shqiptarë”.

Ne nuk dimë ç’ka thënë Kadareja në darkën me Handken. Nuk kemi si ta dimë. Ne lexojmë atë që ka shkruar për këtë darkë në ditarin e tij. Dhe ajo që ka shkruar është shumë pak, në kuptimin: lë shumë për të dëshiruar.

Tepër dashamirës tregohet Kadareja ndaj kolegut të tij austriak. Fjalia e tij më e ashpër për të është: “Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar”.

Te ditari i tij për Kosovën, Kadareja tregohet shumë i rreptë me shkrimtarin hungarez Gjergj Konrad, të cilin e kritikon me të drejtë për një paraqitje proserbe në një forum ndërkombëtar. Akoma më i rreptë tregohet ndaj akademikut francez Marc Fumaroli për shkak të një artikulli të botuar në shtypin frëng: “Marc Fumaroli, akademik i Francës, përse jeni me vrasësit?”. Kurse për Handken mjaftohet vetëm me një fjali, që shpreh habi e keqardhje: “Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar”. Në vend se të kërkonte mizën që e paskësh pickuar kolegun e tij austriak, Kadareja do të duhej t’i drejtohej atij me fjalët: “Zoti Handke, përse jeni me vrasësit?!”.

Autori i romanit Darka e gabuar shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, është bërë edhe vetë, me a pa dashje, pjesë e një “darke të gabuar” njëzet vjet më parë: darkës me shkrimtarin austriak apologjet të Millosheviqit, Peter Handke, të cilën tani, njëzet vjet pas, naivët tanë përpiqen ta paraqesin si një veprim largpamës!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial agmi vinca darka e gabuar agmi vinca darka e gabuar

Sondazh

Poll
Editorial 18 Tetor 2019, 10:49

Gishti i ambasadorit të OSBE, si metaforë

Gishti i ngritur i ambasadorit të OSBE-së, Borschardt, ndaj protestuesve të “Astirit”, si përgjigje e thirrjes së tyre “Shame on you” dhe pastaj ndjesa e tij pë...

Editorial 16 Tetor 2019, 11:25

Qëndrim neveritës dhe cinik i Edi Ramës

KOSOVË- Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, preside...

Editorial 12 Tetor 2019, 08:52

Emri i ndryshimit

KOSOVË- LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.1.Në Kosovë, më 7 tetor, një ditë pa...

Editorial 12 Tetor 2019, 05:28

Kritikë për çmimin Nobel dhënë Peter Handkes

Bota jonë herë pas here është skizofrene. E çfarë mund ta ilustronte këtë ndjesi më mirë, se një ditë, kur një grua nga Ballkani që jeton në Gjermani, le...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:28

Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës!

(Me shpjegimin e Vuçiçit, jo timin) Jugosllavia ante portasTë gjithë presidentët e Serbisë, pas shembjes së Jugosllavisë dhe largimit nga pushteti...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:27

Shengeni Ballkanik

TIRANË- Kjo puna e Shengenit Ballkanik më kujton një shprehje popullore “Të zinjtë kolonjarë, vanë për bar, e morën trarë..” Po pavarësisht të ...

Editorial 10 Tetor 2019, 06:52

Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

TURQI- Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shu...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale