LIVE UPDATES
Bota

Pse në Gjermani vdesin më pak nga Corona? Në rast ekstrem: cilët të sëmurë do të shpëtohen në Gjermani?

28 Mars 2020, 14:34 Nga DOSJA
Pse në Gjermani vdesin më pak nga Corona? Në rast ekstrem:

GJERMANI- Përsa u përket shifrave: deri të premten në Gjermani kishte rreth 44.000 të infektuar me virusin Corona. Prej tyre kanë vdekur 267 vetë.

Si është gjendja e përgjithshme këtu?

SË PARI: epidemia në Gjermani ende nuk ka arritur kulmin, pas të cilit fillon rënia. Si kriter për fillimin e rënies merret koha e dyfishimit të të infektuarve. Deri tani në Gjermani duhen 4-5 ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve. Kur të duhen p.sh. dhjetë ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve, mund të flitet për ngadalësim të përhapjes dhe rënie të vrullit të infektimit.

SË DYTI: Ministria e Brendshme gjermane ka paraqitur një strategji për zgjerimin masiv të testimeve të popullatës për virusin Corona. Kjo megjithëse Gjermania është kampione edhe tani në testime. Testimi dhe izolimi i të sëmurëve shihen si faktorët kryesorë, për ngadalësimin e përhapjes së infektimit.

SË TRETI: federata dhe landet po zbatojnë që prej së dielës një sërë masash kufizuese. Në to bën pjesë ndalimi i takimit në publik i më shumë se dy vetëve, me përjashtim të atyre që jetojnë në një shtëpi. Kush e shkel këtë gjobitet, p.sh. me 200 euro. Prej së dielës janë mbyllur krejtësisht kafenetë, restorantet e pijetoret, parukeritë e studiot e masazhit.

SË KATËRTI: me legjislacion të miratuar nga parlamenti, qeveria gjermane miratoi një buxhet gjigand, historik për të mbështetur ekonominë: mbi 750 miliardë euro do të investohen kundër krizës së virusit, që shihet më e rëndë se kriza financiare botërore, e vitit 2008.

CILËT TË SËMURË RËNDË DO TË SHPËTOHEN NË GJERMANI NË RAST EKSTREM?

Kjo është sigurisht një situatë e një skenari MAKSIMAL tmerri. Në Gjermani situata është ende larg kësaj.

Ekziston frika, se po të vijë gjendja në klinika pranë kolapsit, për shkak të numrit të madh të të infektuarve, mjekët duhet të vendosin: cilin nga pacientët e sëmurë rëndë duhet të mbajnë në reanimacion me frymwwmarrje artificiale dhe cilin jo.

Por që ta marrin si duhet vendimin më të vështirë të punës së tyre mjekët, shtatë shoqata të specializuara mjekësh në Gjermani publikuan të enjten një udhëzues.

Në udhëzues mjekët gjermanë thonë se kriteri i përzgjedhjes nuk duhet të jetë vetëm mosha e pacientit me virusin Corona. Kriteri duhet të jetë edhe më tej: cili pacient ka më shumë shanse të mbijetojë. Pavarësisht nëse është i sëmurë me virusin Corona, ka pësuar aksident, apo ka hemoragji cerebrale.

Pra edhe në kohë krize, mjekët gjermanë nuk duhet të vendosin me intuitë, por në bazë të këtij katalogu. Në Gjermani e përgatitën udhëzuesin për të mos marrë vendime nën presion.

Nga vende fqinjë me Gjermaninë, si nga Franca vijnë lajme se në Alzasë p.sh. për shkak të mungesës së kapaciteteve, nuk u jepet më oksigjen në stacione reanimacioni, por u jepen vetëm qetësues, të sëmurëve me virusin Corona, që janë mbi 80 vjeç.

PSE VDESIN MË PAK NË GJERMANI SE KUDO NGA COVID-19?

Për numrin e të infektuarve me virusin Corona Gjermania është e pesta në botë. Pas Kinës, Italisë, Spanjës dhe Iranit. Por numri i të vdekurve nga virusi Corona këtu është i vogël, deri tani.

P.sh. në Francë, deri të premten, kishte mbi 25.000 të infektuar me Corona. Prej tyre kanë vdekur rreth 1700 (1696) vetë.Në Itali, ka deri sot 81.000 (80.589) të infektuar. Prej tyre kanë vdekur 7.500 vetë.

Në Gjermani kishte deri të premten gati 44 mijë të infektuar. Prej tyre kanë vdekur 267 vetë.

Ekspertët po kërkojnë shpjegim për këtë fenomen.

Dhe një nga shpjegimet kryesore shihet në kapacitetet e mëdha që ka Gjermania, për të testuar për virusin Corona. Testohen njerëz me dhe pa simptoma virusi. Dhe kur dalin pozitivë izolohen. Që të mos infektojnë njerëzit dhe grupmoshat, më në rrezik.

Drejtori i Institutit Robert Koch, që studion viruset në Gjermani, Wieler, tha se Gjermania teston 160.000 vetë në javë për coronan. Pra teston në javë thuajse aq sa ka testuar Italia deri tani gjithsej. Dhe testimet do të zgjerohen.

SË DYTI: të infektuarit deri tani në Gjermani janë më të rinj, se ata në vende të tjera. Mosha mesatare e të infektuarve në Gjermani është 47 vjeç. Kurse p.sh. në Itali mosha mesatare e të infektuarve është 63 vjeç.

SË TRETI: një hipotezë thotë se p.sh. në Itali po vdesin më shumë njerëz se në Gjermani, për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve. Antibiotikët nuk luftojnë virusin korona, por infektimet bakteriale që e shoqërojnë. Italia ka vite që e ka problem rezistencën ndaj antibiotikëve, edhe si pasojë e përdorimit me dorë të lirë të antibiotikëve.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 qeveria e gjermanise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 qeveria e gjermanise

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez