LIVE UPDATES
Ekonomi

Pse Kosova po i ikën liberalizimit të tregut të energjisë?

11 Prill 2021, 15:57 Nga DOSJA
Pse Kosova po i ikën liberalizimit të tregut të energjisë?

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë, si një nga kërkesat e Bashkimit Evropian (BE), i nisur vite më parë, nuk ka arritur ende të finalizohet.

Shtyrja e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është duke u bërë që nga viti 2017. Afati i fundit për liberalizim të tregut të energjisë ishte 31 marsi 2021, por edhe kjo datë është shtyrë me kërkesë edhe të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, (Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Këshilli i Investitorëve Evropianë si dhe Klubi i Prodhuesve) të cilët thonë se ky proces nuk duhet të ndodhë pa u krijuar kushtet e duhura.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane tha për Radion Evropa e Lirë se derisa në rrethana ideale, liberalizimi i tregut të energjisë do të sillte përfitime për konsumatorët, në rastin e Kosovës kjo nuk mund të ndodhë, pasi që oferta në treg për energji është e kufizuar.

“Pavarësisht që në Kosovë janë të licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrike, vetëm njëri prej tyre ka kapacitet të funksionojë në praktikë si furnizues dhe në rrethana të tilla (treg i liberalizuar energjetik). Kur oferta në treg është e kufizuar, kjo bën që konsumatorët të ballafaqohen me ofertë të kufizuar dhe rrjedhimisht edhe me fuqi më të kufizuar të negocimit të tarifave të energjisë elektrike”, thotë Zeka.

Pa kushte për liberalizim të tregut të energjisë elektrike

Aktualisht Operatori për Furnizim me Energji (KESCO) është furnizues që ka licencë për furnizim me energji elektrike, duke përfshirë obligimin e shërbimit publik të përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), për të furnizuar konsumatorët me të drejtën e shërbimit universal. Po ashtu, sipas ZRRE-së në Kosovë janë të licencuar edhe shtatë operatorë për furnizim me energji elektrike.

Por, sipas përfaqësuesve të bizneseve, operatorët e licencuar nuk arrijnë të funksionojnë si furnizues të rregullt në treg. Në Zyrën e Rregullatorit për Energji thonë se përderisa ato kompani që janë licencuar për të kryer aktivitetin e furnizimit, që të gjithë do të duhej të mund të kryenin këtë funksion.

Adelina Murtezaj-Bajrami zyrtare, për marrëdhënie me publikun në ZRRE, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë indikacion se ata nuk mund të përmbushin funksionin e tyre.

“Ankesat e tyre për të realizuar këtë funksion kanë të bëjnë vetëm me mungesë të kërkesës, pasi që konsumatorët po vazhdojnë të insistojnë të mbesin te furnizuesi i shërbimit universal, me çmime të rregulluara. Po ashtu mungesa e energjisë vendore, mund t’i bëjë jokonkurrentë në treg këta furnizues, për shkak të kostove të tjera që mund të ju shkaktohen nga energjia të cilën do të duhej ta kontraktojnë nga prodhuesit e vendeve të tjera”, thotë Murtezaj-Bajrami.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë, është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi, por me gjithë pasurinë e linjitit, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Liberalizmi i tregut mund të rrisë çmimet e energjisë

ZRRE-ja vlerëson se situata e pandemisë në vend e cila ka prekur shumë biznese në aspektin ekonomik si dhe koncentrimi i tregut në masë të madhe te një furnizues i vetëm, ka shpërfaqur hezitimin e konsumatorëve për t’iu nënshtruar kushteve të tregut (liberalizimit) , të cilat domosdoshmërish, shton ZRRE-ja, rrisin kostot e blerjes së energjisë.

Arian Zeka nga OEAK tregon se ndërmarrjet në Kosovë kanë raportuar që ofertat që i kanë marrë nga furnitorët, parashohin ngritje të tarifave të energjisë elektrike për 30 deri në 40 për qind.

“Për një kompani që shpenzon energji elektrike një milion euro brenda një viti, po flasim për ndërmarrje prodhuese pasi që ato janë shpenzuese më të mëdha të energjisë elektrike, i bie që brenda një viti duhet do të kenë shpenzime shtesë për energji 300 deri në 400 mijë euro”, thotë Zeka.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike rrezikon që një pjesë e madhe e këtyre ndërmarrjeve, sidomos atyre prodhuese, të largohen nga Kosova, thotë Zeka, e që sipas tij, kjo do të ishte në kundërshtim me përpjekjet e Kosovës për nxitje të investime të brendshme e të jashtme, përmirësimin e bazës industriale dhe bilancit tregtar në përgjithësi. Kosova, sipas Zekës, duhet të angazhohet në sigurimin e kapacitete të reja energjetike.

“Qeveria e Kosovës, të gjitha qeveritë, deri më tani nuk kanë pasur ndonjë plan se si t’i qaset kësaj çështjeje dhe çfarë të bëjë pas dështimit të ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’”, thotë Zeka.

Në mars të vitit të kaluar, kompania amerikane ContourGlobal, e cila ishte përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat, pati njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, për arsye se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen.

Liberalizimi i tregut energjetik nuk ka alternativë

Liberalizimi i tregut nënkupton krijimin e kushteve për konsumatorët që të kenë mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre me energji elektrike sipas ofertave që ju përshtaten atyre. Ky është një proces që duhet të ndodhë, pavarësisht shtyrjeve që janë bërë deri më tani. Adelina Murtezaj Bajrami nga ZRRE-ja thotë se një pjesë e afateve për procesin e liberalizimit të tregut është arritur, por faza e tanishme ka kaluar afatet e parapara në udhëzuesin për liberalizimin e tregut. Ajo thotë se janë në pritje që të funksionalizohet bordi i ZRRE-se në mënyrë që të ndërmerren masat e duhura për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

“Procesi nuk është shtyrë tërësisht sepse e gjithë baza rregullative e kërkuar me ligj ekziston tashmë”, thotë Muretzaj.

ZRRE-ja udhëhiqet nga bordi, që përbëhet prej pesë anëtarësh dhe njëri prej tyre zgjidhet si kryesues. Kryesuesi dhe anëtarët e tjerë të bordit emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Mandati i secilit anëtarë të bordit të ZRRE-së është pesëvjeçarë dhe ata mund të zgjidhen edhe për një mandat të dytë. Që nga muaji dhjetor i vitit 2020, bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është jofunksional pasi tre nga pesë anëtarëve të bordit u ka skaduar mandati. Ndryshe, liberalizmi i tregut të energjisë elektrike përfshin konsumatorët e mëdhenj, komercialë si dhe konsumatorët shtëpiakë.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi kosove liberalizimi i tregut të energjisë elektrike kosove liberalizimi i tregut të energjisë elektrike

Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Prill 2021, 05:48

TIRANË – Statistikat e ecurisë ekonomike për vitin 2020 habitën shumëkënd. Pas një tkurrjeje prej -5.5% për 9-mujorin, ekonomia bëri një kthesë të papritur...

Ekonomi 9 Prill 2021, 05:11

Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë ton naftë

Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës Albpetrol ka njoftuar ankandin për shitjen e 100 mijë tonëve naftë bruto. Ky është ankandi i dytë i mbajtur...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale