Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.
Të dhëna të detajuara mbi tregun e punës në tremujorin e fundit të vitit 2020, zbulojnë se shkalla e papunësisë në grupmoshën 55-64 vjeç ishte 7,8 për qind, më e ulëta nga të gjithë grupmoshat. Papunësia në këtë kategori ishte së paku 4 pikë për qind më e ulët se mesatarja kombëtare prej 11.8 për qind.
Papunësia në vendin tonë është tipar i popullsisë së re në moshe, sidomos në 15-24 vjeçarëve. INSTAT vërejti se 28.5 e për qind e forcës së punës tek të rinjtë e kësaj moshë u raportua e papunë në tremujorin e fundit të 2020. Pandemia Covid-19 e përkeqësoi më tej papunësinë në grupet e të rinjve, pasi në fund të vitit të kaluar u rrit me 0,9 pikë përqindje.
Tregues më të moderuar të papunësisë vërehen në grupmoshën 25 deri në 54 vjeç, me 11 për qind, vlerë kjo më e ulët se mesatarja kombëtare. Papunësia për shkak të pandemisë në këtë grup moshë u zgjerua me 0.6 pikë %.
Forca e re e punës në Shqipëri vuan nga dembelizmi i lartë dhe mungesa e aftësive, fenomene këto që sinjalizojnë zhvillime negative në të ardhmen.
Sipas të dhënave të INSTAT mbi 25,5 e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk janë të angazhuar as me shkollë dhe as në punë. Ky tregues është në nivelet më të larta Europiane. Për shembull në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2019, vetëm 18% e të rinjve nuk ishin as në punë e as në shkollë. Kategoria e të rinjve “dembelë” ka pësuar rënie të dukshme gjatë dy viteve të shkuara në Maqedoni, pasi në vitin 2017, 25% e të rinjve nuk ishin as në punë dhe as në shkollë.
Në Malin e Zi, përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk është në shkollë është 17%, në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.
Situata e tregut të punës së të rinjve në Shqipëri karakterizohet nga pasiviteti i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.
Pjesëmarrja e të rinjve më forcës punëtore në Shqipëri është e ulët në raport me standardet europiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë
Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në Shqipëri.
Marrë nga Monitor
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Projekti i mirëmbajtjes së rrjetit rrugor shqiptar në bazë performance, përmes katër kontratave aktive është rishikuar së fundmi dhe pritet të ketë ndryshime në...
Qiratë në kryeqytet kanë shënuar rritje kohët e fundit, sidomos në zonat perferike. Një apartament me qira 1+1 edhe në zonën e periferisë, vështirë se e gjen më...
Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës Albpetrol ka njoftuar ankandin për shitjen e 100 mijë tonëve naftë bruto. Ky është ankandi i dytë i mbajtur...
TIRANË- Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram kanë rënë. Prej disa minutash dy gjigandët e mediave sociale Facebook dhe Instagram nuk punojnë dhe në mo...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve, e cila që nga viti 1990 festohet çdo vit në 8 Prill, si një ditë botërore e veprimit. Kjo datë përkujton Kongresin...
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka reaguar lidhur me rezolutat mbi progres-raportet të zgjerimit të Komsionit Europian për vitet 2019-2020 për disa vend...
Jetëgjatësia e pritshme për një të sapolindur është rritur në dekadën e fundit në Bashkimin Europian, sipas një publikimi të fundit të Eurostat. Statistikat zyr...
Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri më të mirë sesa pritej në vitin 2020, por rimëkëmbja vlerësohet që të jetë më e ngadaltë sesa pritej këtë vit.Fondi Monetar Nd...
Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç përdorën in...
Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndryshime nga një vit më parë...