Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të votuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Shkarkimi i kreut të shtetit do të kërkojë nga Kuvendi vetëm 94 vota, që duket se socialistët i kanë të garantuara, por ka ende vend për “surpriza”.
Sipas ABC, seanca parashikon tre orë debat dhe më pas votimin, por jo atë elektronik por me letër dhe të fshehtë. Kuvendi i kërkoi Presidentit që të ishte në seancën e së mërkurës, por kreu i shtetit nuk ka pranuar, duke u shprehur se nuk kishte sens të ishte i pranishëm që të dëgjonte gjyqin publik ndaj tij. Megjithatë edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e Metës, sërish do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit.
Por për cfarë akuzohet Ilir Meta në raportin 41 faqesh që Komisioni Hetimor përgatiti me shpejtësi për t’ja çuar Kuvendit? Si ka arritur situata deri këtu?
Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor.
Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Sipas tyre, ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Ilir Meta akuzohet nga socialistët për ashpërsimin e klimës parazgjedhore, konfliktin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe braktisjen e rolit të simbolit të unitetit kombëtar, mbi palët duke bërë fushatë për opozitën kundër qeverisë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, ka reaguar pasi emri i tij është përmendur si një prej atyre që kanë vendosur të mos lejojnë g...
TIRANË– Debat për aksionin e shembjeve të objekteve pa leje në vijën bregdetare të territorit të vendit. I ftuar në emisionin “Open”, avo...
SOFJE– Kryeministrit Edi Rama ka injoruar pyetjen e një gazetari bullgar lidhur me qëndrimin e tij për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Gjatë një konferen...
SOFJE– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bullgari, ku edhe po zhvillon një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një konferencë për s...
TIRANË– Operacioni për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje në bregdet ka nisur nga veriu në Jug, me Velipojën dhe Ksamilin për të vijuar në drejtimet...
TIRANË– Nesër Kuvendi voton për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, por deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar qëndrimin e tij kundër. Me anë të një statusi n...
VLORË– Sulmeve të djeshme të Vilma Bellos dhe Fate Velaj, lëvizjes kundër kryebashkiakut të Vlorës i është bashkaur edhe Pranvera Resulaj, e cila kry...
Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore në Shqipëri duket një mision i pamundur edhe në 2021. Me përfundimin e fushatës e...