LIVE UPDATES
Politike

23 Tetor 2019, 15:05 Nga DOSJA

Partia Socialiste do të drejtohet në të gjitha nivelet e saj nga një burrë dhe një grua.

Nisma, e cila u diskutua dy ditë më parë në Kryesinë e PS-së, u linçua dje nga Kryeministri si nisma “Edhe një”, e cila ka në fokus gratë e vajzat dhe integrimin e tyre në politikë dhe jo vetëm.

Kryeministri, duke folur në linçimin e rrjetit, tha se gratë dhe vajzat duhet të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes.

“PS-ja është partia më e votuar nga gratë e vajzat dhe këtë e tregojnë të gjitha anketimet që ne kemi bërë prej disa vitesh, e konfirmojnë proceset zgjedhore. Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë e vajzat, PS-ja do merrte 85 deputete. Po të votonin vetëm burrat, do të ishim rrotë më rrotë, ose pak nën rrotë. Ajo që duhet kuptuar është që ne kemi një potencial shumë të madh, ende të paçliruar, jo thjesht në funksion elektoral, edhe pse ky funksion është i patjetërsueshëm, pasi duhet të fitosh zgjedhjet që të bësh gjërat që merr përsipër, një potencial shumë të madh për t’i dhënë më shumë frymë, më shumë ajër të pastër, më shumë seriozitet, më shumë eficiencë të gjitha organizimeve tona në komunitet”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se është shumë e rëndësishme të arrihet bashkëkryesimi në të gjitha organizatat socialiste mes grave dhe burrave.

Ajo që është e rëndësishme lidhet me faktin çfarë duhet të bëjnë përtej përfaqësimit në këshillat bashkiakë në seancat e komisioneve apo të mbledhjeve të këshillit gratë dhe vajzat shqiptare. Çfarë duhet të bëjmë përtej të gjithë punës voluminoze që bëjnë gratë deputetë, qoftë në Parlament, qoftë në territor dhe çfarë duhet të bëjmë të gjithë së bashku. Duhet të bëjmë realitet atë që kemi dakordësuar dje. Duhet të realizojmë bashkë kryesimin në të gjithë organizatat socialiste me gra dhe burra e për këtë duhet një punë e veçantë. Nuk ka për të ndodhur nëse gratë që janë në drejtim, gratë që janë në këto shtresa të lidershipit nuk marrin përsipër ta udhëheqin këtë proces duke shkuar e duke prekur çdo plagë të territorit, sepse është i mbushur me plagë territori në aspektin e diskriminimit dhe të refuzimit apo indiferencës ndaj faktorit grua”, tha Rama.

Nikolla: Gruaja të respektohet në shoqëri, ajo sjell jetë

Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste u mblodhën dje në kuadër të nismës “Edhe një”, e cila ka në fokus të saj të drejtat e grave dhe respektimin e tyre në shoqëri.

“Ky rrjet do të punojë në mënyrë sistematike, duke adresuar shumë probleme të grave dhe vajzave në komunitet me ambicie, por dhe me ftesën e sinqertë që shumë të tjera gra dhe vajza të na bashkohen neve si pjesë e Partisë Socialiste”, deklaroi sekretarja për Burimet Njerëzore, Lindita Nikolla, gjatë takimit me këshilltaret bashkiakë në kuadër të rrjetit “Edhe një” të Sekretariatit të Burimeve Njerëzore në Partinë Socialiste.

“Do kemi pjesën e rrjetit në 61 bashki, në 12 qarqe dhe 9 nga ju 3 për secilin rajon për Shqipërinë e Veriut, e Mesme dhe atë të Jugut do të përbëjnë bordin e drejtimit të këtij rrjeti, që do të marrë detyra dhe do të raportojë në Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe ky i fundit ka detyrën dhe përgjegjësinë për t’ju trajnuar, mbështetur dhe mundësuar që ne t’ia dalim mbanë ambicies sonë për të bashkuar edhe më shumë gra dhe vajza në rrugën tonë të ndryshimit të Shqipërisë. Rezultati i parë do jetë takimi ynë i radhës, kur edhe 559 gra dhe vajza të tjera do jenë anëtaret e reja të Partisë Socialiste dhe kjo do ndodhë para Kongresit të janarit të Partisë Socialiste”, theksoi Nikolla.

Ajo shtoi se, “puna e rrjetit dhe ambicia jonë do të shkojë në çdo komunitet, por kemi zgjedhur të fillojmë tek ato komunitete ku gratë dhe vajzat janë të nënpërfaqësuara në organizatat tona socialiste”. PANORAMA.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama grate ne politike grate ne ps lindita nikolla partia socialiste edi rama grate ne politike grate ne ps lindita nikolla partia socialiste

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit