LIVE UPDATES
Politike

Kronologji/ Kongresi i Socialistëve, konfirmohet Veliaj dhe 6 kryebashkiakë të tjerë, Rama mban ‘pezull’ Dakon

23 Mars 2019, 07:46 Nga DOSJA
Kronologji/ Kongresi i Socialistëve, konfirmohet Veliaj dhe 6

TIRANË– Mes flamujve kuqezi dhe mijra mbështetsve, PS zhvilloi për tetë orë rrjesht Kongresin e Socialistëve. Gjatë punimeve të Kongresit u konfirmua Veliaj dhe 4 kryebashkiakë të tjerë mes tyre: Dritan Leli, Majlinda Bufi, Sotiraq Filo, Armando Subashi. Për herë të parë u prezantuan kandidaturat e Gledjan Llatjas në Elbasan, dhe Pjerin Ndreut në Lezhë. Pezull mbeti figura e Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit. Pas seancës së parë që nisi me fjalën e numrit dy të PS-së, Taulant Ballës dhe u mbyll me himnin e BE-së, në pjesën e dytë Veliaj nisi mitingun e tij në sheshin “Nënë Tereza” duke u zotuar për fitore dhe përparim. Veliaj gmohoi zërat për një “armiqësi” të brendshme me Ramën duke u shprehur se ishin më bashkë se kurrë. Pas tij, kryeministri Edi Rama sfidoi opozitën me “bastin” se nëse PD fitonte një bashki më shumë se PS në zgjedhjet lokale të qershorit, atëherë ai do të binte dakort për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në fjalën e tij, Rama nuk ka lënë pa sulmuar mediat dhe pa ironizuar deklaratat e presidentit Ilir Meta që krahasoi veten me Salvador Alenten. Ironia nga Rama nuk ka munguar as për Bashën dhe Kryemadhin. Teksa Rama fliste, Veliaj shkoi dhe u ul në vendin e tij duke treguar edhe “ambicien” e tij për kryeministër. Pas fjalës së kryeministrit, delegatët socialistë u rifuten në Pallatin e Kongreseve ku punuan në tre panele: një panel për qeverisjen lokale, një për punësimin e të rinjve dhe edukimi dhe një tjetër për reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve. Kongresi mbylli punimet në orën 17:00. Pas mbylljes së punimeve, Balla tha se PS ishte e vetmja forcë që mund ta qeveriste siç duhet Shqipërinë duke e quajtur opozitën të papërgjegjshme për veprimet e saj. Në Kongres i ftuar ishte edhe ish-kryeministri Fatos Nano, por ai nuk u pa askund duke i lënë në “ajër” premtimet e socialistëve për mbështetje nga lideri historik. Ndërsa PS zhvillonte Kongresin, opozita i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama duke e sfiduar me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Zhvillimet orë pas ore nga Kongresi i Partisë Socialiste

[sgallery url=”https://dosja.al/kongresi-i-ps-socialistet-ngjiten-ne-skene/”]

Ora 17:36 – Balla: Jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë, opozita e papërgjegjshme

Sekretari i Përgjithshëm e Partisë Socialiste, Taulant Balla në përfundim të Kongresit ka dalë në një deklaratë për mediat. Në deklaratën e tij, Balla u shpreh dhe njëherë se PS është forca e vetme që mund të qeverisë vendin.

Ora 17:21 –Xhelozi mes femrave të PS, Gjylameti rrudh buzët kur Rama përqafon Etilda Gjonajn

Kryeministri Edi Rama ka takuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa kryetarja e PS për Tiranën ka rrudhur buzët në këtë çast.

Ora 17:17 –  Pranoi ftesën, përse mungoi Nano në Kongresin e socialistëve

Lideri historik i PS-së, Fatos Nano ka munguar në Kongresin e sotëm të socialistëve. Nga socialistët u tha se Nano kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në Kongres por se nuk do të mbante asnjë fjalim.

Ora 17:14 – Të qeshura dhe ngatërrime në Kongresin e PS, Mazniku ‘injoron’ Eljo Hyskon

Tryeza e dytë e Kongresit të Partisë Socialsite, ajo që ishte dedikuar punësimit dhe të rinjve, nuk ka kaluar pa incidente. Në fund të bisedimeve për këto tema, një fjalë ka mbjatur dhe kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, i cili ka falenderuar pjesëmarrësit.

Ora 16:17 – 16 zyrtarë të qeverisë kandidatë për këshillin bashkiak Tiranë (Lista e plotë)

16 zyrtarë të qeverisë Rama 2 kandidojnë si pjesë e listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Rovena Doda, Etjen Xhafaj, Ornela Çuci dhe të tjerë zv.ministra do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Spikatin emrat e Gaz Pajës e Redi Jupit. Pjesë e listës edhe Plarent Ndreca, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm.

Ora 13:31Rama për Bashën: Është lider pa hallate dhe thotë shkoni digjeni për parlamentin për mua

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën dhe nismën e tij për djegien e mandateve.

Ora 13:10 – Veliaj tregon ambicien, i zë karrigen Ramës në miting

Një detaj që nuk duhet lënë mënjanë është se në momentin kur Edi Rama u çua për të mbajtur fjalimin në mitingun e Veliajt, ky i fundit u ul në karrigen e kryeministrit. Ndoshta Veliaj ka dashur të tregojë ambicien e tij për kryeministër të ardhshëm. Por edhe nga stafi nuk është menduar për dy karrige. Por më pas edhe Blerina Gjylamenti zuri vendin e Veliajt. Duhet të themi se edhe Gjylameti është përfolur si një nga pasardhësit e mundshëm të Veliajt.

Ora 12:29– Deklarata e Metës për “Junta”, Rama i përgjigjet me batutë: Rri i qetë, sa të kemi Pandin nuk dalim nga NATO

Në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, ku u konfirmua Erion Veliaj si kandidat i PS në Tiranë, Edi Rama tha se opozita është në ditët më të zeza, dhe se as Ilir Meta nuk përfaqësohet dot më nga LSI. Rama tha se Meta s’duhet të jetë i shqetësuar, pasi sa të jetë Pandeli Majko në qeveri, Shqipëria nuk del nga NATO.

Ora 13:19– Rama sfidon opozitën: Po fituat një bashki më shumë se ne, në shtator zgjedhje të parakohshme

Në mitingun e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza”, Rama tha se mazhoranca socialiste është e hapur që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe atë Penal për të gjithë ata që përfshihen në krimin zgjedhor.

Ora 12:45 – Mitingu i Veliajt/ Rama: Tirana është transformuar

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën pas Erion Veliajt në mitingun që është zhvilluar tek Sheshi “Nënë Tereza”.  I veshur trashë, me një xhaketë të zezë të mbyllur, kryeministri foli për progresin e arritur në këto vite, si edhe bëri krahasimin e socialistëve me qeverinë Berisha.

Ora 12:40 – Krah më krah si “shqiponjë dykrenare”, Rama dhe Veliaj të buzëqeshur para socialistëve

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama janë takuar dhe krahë më krah kanë përshëndetur njerëzit e mbledhur në shesh.

Ora 12:38 – Ku humbi ‘akullorja’, Vangjush Dako i vetmuar dhe i mërzitur në Kongres

Dosja.al ka siguruar disa foto të kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili është i vendosur në radhën e 3-të të përfaqësuesve të PS.

Ora 12: 26 – Braçe sheh nga telefoni pjesëmarrjen, bën screenshoot për ‘provë’

Zv.kryeministri Erion Braçe i ulur në një nga karriget e vendosura në sheshin “Nënë Tereza” ka ndjekur ‘live’ pamjet nga njerëzit e mbledhur për rikonfirmimin e Veliajt. herë pas here bënte edhe ‘screenshoot’.

Ora 12:24 –  Zotimi i Veliaj: Do të fitojmë bindshëm në Astir

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij para mbështetasve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” është zotuar se do të fitojë bindshëm në zonën e Astirit. Kujtojmë që banorët e Unazës së Re prej më shumë se 2 muaj vazhdojën çdo ditë me protestat kundër prishjes së shtëpisë së tyre.

Ora 12:24 – Veliaj jep mesazhin: Unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar nga sheshi ” Nënë Tereza” ku ndodhen shumë socialistë, se ai dhe Edi Rama janë sot më bashkë se kurrë. Veliaj është shprehur se nuk janë aspak të vërteta lajmet që kanë dalë se mes tij dhe kryeminsitrit ka mosmarrëveshje. Erion Veliaj është kandidat për kreun e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ora 12:10 – Përfundon seanca e parë e Kongresit të PS, socialistët në radhë për t’i dhënë dorën Ramës

Ka përfunduar seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Dosja.al ka siguruar këto pamje ku shihen të gjithë anëtarët duke dalë nga Kongresi, ndërkohë që kryeministri Edi Rama i jep dorën kryetarit të rikonfirmuar të bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Në radhë për të takuar rrinë edhe deputeti Alket Hyseni dhe të tjerë deputetë e anëtarë të PS. Rama ecën i qetë dhe shoqërohet nga Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri.

Ora 12:00 – Spiropali: Shokë dhe shoqe, me Edi Ramën në krye fitojmë sërish

Ministrja për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kongresin e PS-së ka sulmuar opozitën duke u zotuar për fitore maksimale në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të 2021. Sipas saj, me Edi Ramën në krye të PS, fitorja është e sigurt.

Ora 11:34 – Pjerin Ndreu sulmon Bashën nga Kongresi: Ne nuk flemë gjumë, punojmë

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu , i cili do të garojë për kreun e Bashkinë Lezhë sot nga Kongresi i PS-së ka sulmuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Ndreu u shpreh se qyteti i Lezhës është degraduar nga PD-ja dhe duket vetja si në Kandahar kur shkon atje.

Ora 11:33 – Administrata e Lushnjes niset drejt Tiranës (Foto)

Në redaksinë e Dosja.al kanë mbërritur disa foto nga të cilat duket administrata e Lushnjes, e cila është duke u nisur për në Tiranë.

Ora 11:22- Servet Pëllumbi: Në Shqipëri nuk protestojnë jelekverdhët, jeleku anti-plumb i Berishës është vjetëruar

Ish-kryeparlamentari Servet Pëllumbi, dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste, ka folur jashtë Kongresit të PS dhe ka thënë se situata politike nuk duhet të përfundojë në zgjedhje të parakohshme. Pëllumbi ka krahasuar protestuesit e PD me jelekverdhët në Paris, dhe tha se mes tyre nuk ka ngjashmëri, pasi liderit historik të PD, Sali Berisha i është vjetëruar edhe jeleku.

Ora 11:07- Rama sheh vëngër, veshur me atlete me Veliajn, socialisti i mbuluar deri në ‘grykë’

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kongresin e Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Rama është filmuar në një moment duke parë vëngër, ndërkohë që Veliaj nuk përmbahet nga gëzimi dhe shihet i qeshur.

Ora 11:01 Kongresi i PS/ Gjonaj: Beteja jonë vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat 

Minisitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi në fjalën e saj në Kongresin e PS, se beteja për reformën në drejtësi, do të vijojë edhe në mandatin tjetër.

Ora 10-46: Kongresi i PS/ Gazetarët nuk lejohen në sallë, eventi ndiqet nga një ekran LED (FOTO)

Në Kongresin që Partia Socialiste po zhvillon sot tek Pallati i Kongreseve, nuk janë lejuar që të hyjnë në sallën ku po zhvillohet Kongresi fotoreporterët dhe kameramanët.

Dosja.al ka mësuar se gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët po e ndjekin aktivitetin nga një ekran LED i vendosur në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Ora 10: 43- Kongresi i PS/ Braçe: Zyrtarët që s’i shërbejnë njerëzve, do të largohen

Pas fjalës së Ballës në Kongresin e sotëm, fjalën e mori Zv.kryeministri Erion Braçe,  i cili u shpreh  se mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes.

Ora 10:12Mblidhet Kongresi i PS/ Balla: Sot ndezim motorrët për zgjedhjet e qershorit

Kryeministri Edi Rama është parë teksa ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku është përshëndetur me të pranishmit. Rama nuk ka pranuar të pronnoncohet për mediet, para fillimit të Kongrestit.

Ora 10:00- PS mbledh Kongresin, Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve 

Taulant Balla u shpreh se sot Kongresi i sotëm ndez motorrët për zgjedhjet e qershorit 2019.

(K.M/J.V/F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj kongresi i socialisteve 23 mars edi rama erion veliaj kongresi i socialisteve 23 mars


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje