Aktualitet

Skandali me mbetjet në Vlorë/ Qytetarët në protestë: Të hetojë SPAK, mos na helmoni fëmijët, Shqipëria nuk është kazan (VD)

  • Kompania italiane ”St.Damian’: Remontin e bëmë në Kroaci, mbetjet që sollëm në Vlorë nuk janë kancerogjene
  • Qytetarët kanë deklaruar se për këtë çështje duhet të hetojë SPAK. Ata janë shprehur se Shqipëria nuk është kazan dhe se nuk mund të importohen mbetje të rrezikshme.
    Featured image of article: Skandali me mbetjet në Vlorë/ Qytetarët në protestë: Të hetojë SPAK, mos na helmoni fëmijët, Shqipëria nuk është kazan (VD) Protesta në Vlorë

    Vlorë- Dhjetëra qytetarë në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, të cilat u gjetën në tragetin e linjës së Brindisit dy ditë më parë. Qytetarët shprehen se  SPAK (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion) duhet që të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët. Ata theksojnë se Shqipëria nuk është kazan dhe se nuk mund të importohen mbetje të rrezikshme.

    Mos na helmoni fëmijët. Shqipëria nuk është kazan.Qytetarë vlonjatë ju kërkoj që të na bashkoheni që të rritemi në një qytet të pastër dhe jo një plehrë që na e ka bërë Edi Rama me Dritan Lelin. Nuk mund të pranojmë që mbetjet të na helmojnë. VI bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë cështje dhe të mos e lerë në dorë të Zotit. Ky është një veprim anti shqiptar dhe anti-njerëzor“, u shprehën protestuesit.

    Pankarta në protestë

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Pankarta në protestë

    Një tjetër protestuese shprehet se ky megaskandal duhet hetuar dhe duhet parë që ka lidhja me qeverinë. Ajo shprehet se qytetarët nuk ishin në dijeni se çfarë po ndodhte, në të kundërt do të dilnin të protestonin, pasi sipas saj ky është një veprim anti-shqiptar dhe anti-njerëzor.

    “Si çdo skandal i Rilindjes duhet hetuar dhe duhet parë lidhja me qeverinë që ka ky megaskandal, veprim anti-shqiptar dhe anti-njerëzor. Ju lutem të jemi të përgjegjëm mos të kalojë kjo gjë. Nëse qytetarët do të dinin se çfarë po ndodhte, do të dilnin të gjithë, nuk do të rrinte asnjë pa dalë nga shtëpia. Ne këtu jemi sot për të sensibilizur dhe për të treguar vlerën e këtij megaskandali.Ju lutem thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë”, shprehet një nga protestueset.

    Operacioni “Amianti” u zhvillua dy ditë më parë në Vlorë, ku u sekuestrua lënda e e dyshuar si e rrezikshme që shkakton kancer, e cila ishte nisur nga Itaia me tragetin “St Damiano” të linjës Brindisi-Vlorë. Ky operacion vuri në pranga 6 persona, ndërsa çështja është në duart e SPAK. Policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamufluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikës së grumbullimit, firma “Kornuzi”. Ndërkohë priten analizat e mbetejve, për të parë nëse ato janë të rrezikshme. Së fundmi ka reaguar edhe kompania italiane”St.Damian’, e cila ka deklaruar se mbetjet që u gjetën në traget nuk janë të rrezikshme. 

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment