Aktualitet

Skandali i mbetjeve/ Kompania italiane ”St.Damian’: Remontin e bëmë në Kroaci, mbetjet që sollëm në Vlorë nuk janë kancerogjene

  • Qytetarët në protestë: Të hetojë SPAK, mos na helmoni fëmijët, Shqipëria nuk është kazan
  • Kompania italiane”St.Damian’ hedh poshtë të gjitha akzuat dhe thekson se mbetjet që u sollën në Vlorë nuk janë të rrezikshme.
    Featured image of article: Skandali i mbetjeve/ Kompania italiane ”St.Damian’: Remontin e bëmë në Kroaci, mbetjet që sollëm në Vlorë nuk janë kancerogjene Foto nga brenda tragetit.

    Vlorë- Kompania italiane”St.Damian’ që ka në pronësi edhe tragetin e linjës së Brindisit, që u bllokua pak ditë më parë në Vlorë, pasi në të dyshohet se ka mbetje kancerogjene, ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj. Agjenti italian Massimo Prudentino në një reagim për ‘Brindisi Report’ mohon që mbetjet të jenë të rrezikshme. Sipas tij, kompania thotë se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi kishte bërë remont në Kroaci (Split), por nuk u lanë atje sipas tyre për shkak të nuk kishin kohë dhe për këtë qëllim u sollën në Vlorë.

    “Ato janë mbeturina të gjurmueshme të anijeve, të cilat dërgohen rregullisht. Janë vajra hidraulikë që përdoren për sistemet në bord, materialet e mbetura (leshi) nga punimet e fundit, të paketuara në qese plastike, dyshekë, furça druri, të gjitha gjurmuese, të paraqitura në dokumentet shoqëruese” , ka deklaruar ai.

    Po kështu, kompania kanë paraqitur edhe një dokument, që sipas tyre është kontrata që kanë lidhur me kompaninë shqiptare ‘Delfini 1’ për mbetjet.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Më 19 shkurt 2020, St. Damian kërkoi, sipas praktikës së vendosur gjatë dhjetë viteve të fundit për shërbimin e dorëzimit të mbeturinave për kompaninë vendase shqiptare, në përputhje me rregulloren kombëtare italiane dhe autorizimit nga Ministria shqiptare e Mjedisit. Kompania “Delphin 1″ është pajisur me një kontratë të rregullt me tragetin St. Damian tashmë prej disa vitesh. Kjo kompani kryen shërbimin e depozitimit të mbeturinave për të gjitha anijet në portin e Vlorës, jo vetëm ne”, thuhet në të.

    Dokumenti i publikuar nga “St Damian”

    Operacioni “Amianti” u zhvillua dy ditë më parë në Vlorë, ku u sekuestrua lënda e e dyshuar si e rrezikshme që shkakton kancer, e cila ishte nisur nga Itaia me tragetin “St Damiano” të linjës Brindisi-Vlorë. Ky operacion vuri në pranga 6 persona, ndërsa çështja është në duart e SPAK. Policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamofluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kormuzi, 46 vjeç, pronari i pikes se grumbullimit, firma “Kornuzi”. Ndërkohë priten analizat e mbetejve, për të parë nëse ato janë të rrezikshme.

    Burimi: Brindisireport.it 

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment