LIVE UPDATES
Bota

Protestat e dhunshme në Serbi/ Alarmohen SHBA-ja dhe BE-ja, Vuçiç tërhiqet nga vendimi

9 Korrik 2020, 14:44 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në Serbi/ Alarmohen SHBA-ja dhe BE-ja,

SERBI– Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka thënë se i dënon të gjitha format e dhunës, përfshirë ato “që duket se janë sulme të koordinuara ndaj policisë”, si dhe përdorimin e tepruar të forcës nga ana e organeve të sigurisë.

SHBA-ja po ndjek me vëmendje ngjarjet e dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera në Serbi dhe është thellësisht e shqetësuar me shfaqjen e dhunës, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane të postuar në rrjetin social Twitter.

“Shqetësimet dhe debatet për atë se si një vend mund t’i shpëtojë njerëzit e tij nga pandemia më vdekjeprurëse e kohës sonë – janë çështje serioze dhe duhet të jenë pjesë e një debati të qetë dhe të arsyeshëm në nivelin kombëtar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera të Serbisë janë zhvilluar protesta të dhunshme, përmes së cilave po kundërshtohet mundësia e shtrëngimit të masave kundër pandemisë së koronavirusit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të martën paralajmëroi se mund të vendoset orë policore, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Menjëherë, qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar.

Por, më pas të mërkurën ai tha në një konferencë për media se qeveria serbe mbase do të vendosë që të mos ketë orë policore.

Protestat, Vuçiq i quajti politike, dhe se sipas tij, ato nuk kanë lidhje me koronavirusin.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se po i ndjek më vëmendje të madhe zhvillimet në Serbi.

Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së, theksoi se u takon autoriteteve të secilit vend që të merren me vlerësimet e rrezikut të pandemisë. Ajo deklaroi se tubimet janë një e drejtë demokratike dhe themelore.

Sipas zyrtarëve të BE-së, trazirat në Serbi nuk do të ndikojnë në agjendën e vendosur të dialogut Kosovë-Serbi, sepse këto dy gjëra nuk “janë të lidhura”.

Presidenti i Serbisë aleksandër Vuçiç të mërkurën tha se protestat synojnë të dobësojnë pozicionin e Serbisë para vazhdimit të bisedimeve me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian.

Ai të enjten ka udhëtuar në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018.

Marrë nga:REL

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat neserbi serbi protestat neserbi serbi

Sondazh

Poll
Bota 9 Korrik 2020, 11:43

OKB ankohet për trupat e huaja në Libi

LIBI-“Koha nuk është në favorin tonë,” tha António Guterres në videokonferencën e Këshillit të Sigurimit të OKB. Më shumë se 400,000 vetë janë largu...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë