Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LIBI-“Koha nuk është në favorin tonë,” tha António Guterres në videokonferencën e Këshillit të Sigurimit të OKB. Më shumë se 400,000 vetë janë larguar tashmë nga dhuna në këtë vend të mbërthyer nga kriza. Vetëm në tre muajt e fundit, më shumë se 100 civilë janë vrarë dhe rreziku i një përshkallëzimi tjetër është i afërt.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB theksoi se nuk duhen t’i humbasim shpresat për përfundimin e konfliktit. Ai u shpreh për krijimin e një zone të çmilitarizuar dhe tha që Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë drejt një armëpushimi dhe të kërkojnë zgjidhje diplomatike.
MPJ gjerman kërkon të merren masa
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u ankua gjithashtu për pjesëmarrjen e vendeve të tjera në konflikt. Ai kërkoi që shtetet e huaja t’i japin fund aksioneve të tyre me aeroplanë, tanke, kamionë dhe anije të ngarkesave plot armë. “Ne do të përdorim masat që kemi në dispozicion për të siguruar që Libia të mos jetë më fushë beteje e një lufte ndërkombëtare – dhe këtu përfshihen edhe sanksione të qëllimshme”, tha Maas. Ai bëri thirrje që palët në konflikt të bashkohen me misionin mbështetës të OKB, UNSMIL.
Përçarë në shumë fise
Situata në Libi është e paqëndrueshme prej rreth një dekade. Pas rënies me ndihmën e Perëndimit të sundimtarit Muamar al-Gaddafi, vendi u përça në territore të ndryshme fisnore. Palët ndërluftuese aktualisht më trëndësishme drejtohen nga gjenerali Khalifa Haftar, i cili e ka bazën e tij të pushtetit në lindje, dhe nga kryeministri libian Fajis al-Sarradsh me qendër në Tripoli.

Haftar merr mbështetje nga Rusia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas një sulmi të pasuksesshëm në kryeqytetin e vendit Tripoli, trupat e tij tani janë tërhequr prej më shumë se një viti në qytetin port Sirte. Al-Sarradshin e mbështet anëtarja e NATO-s Turqia, e cila po ndërhyn gjithnjë e më shumë ushtarakisht në Libi me sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë luftarakë, ushtarë dhe mercenarë.
Mungojnë mjetet për të bërë presion
Gjermania, si anëtare jo e përhershme e Këshillir të Sigurimit, është këtë muaj kryesuese e tij dhe për këtë arsye mund të paraqesë për tema për diskutim. Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara zgjati kohët e fundit embargon e armëve kundër Libisë, e cila është në fuqi për më shumë se nëntë vjet, dhe mbështeti me rezolutë rezultatet e konferencës së Berlinit për Libinë gjatshtë muaj më parë. Sidoqoftë, Rusia abstenoi nga votimi. Dhe në rast të shkeljes së rezolutës nuk parashikohen sanksione – një mjet i rëndësishëm ky për presion për të siguruar respektimin e tyre.
Prandaj për momentin është e vështirë të bëhen parashikime. Edhe Ministri i Jashtëm gjerman e pranoi këtë duke thënë se “gjetja e një zgjidhjeje politike për konfliktin në Libi nuk do të jetë e lehtë”.
Marrë nga DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SLLOVENI– Statuja prej druri e zonjës së parë të Amerikës, Melania Trump, pranë qytetit të saj të lindjes Sevnica në Slloveni, është hequr pasi u dogj dhe vanda...
ITALI– Kritiku Italian i artit Vittorio Sgarbi ka komentuar arrestimin e një të riu italian, i cili deklaroi se koronavirusi është ndëshkim i Allahut. 38-...
ITALI- Shteti italian ka vënë në pranga Nicola Ferrarën dje në mëngjes, pasi akuzohet se ka nxitur terrorizmin përmes rrjeteve sociale. Ferrara me origjinë nga...
MAQEDONI E VERIUT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme, ku si shkak i një aksidenti me furgon me emigrantë në Maqedoninë e ...
KOSOVË– Ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar nuk ka miratuar nismën legjislative të iniciuar nga Kuvendi, për paranda...
SERBI– Protestat e fundit, të cilat kanë tronditur Beogradin për dy netë me rradhë, dhe disa qytete të tjera në Serbi që prej mbrëmjes së kaluar, janë ideologji...
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksansër Vuçiç ka thënë se fundmi se pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të z...
SERBI– Gjatë protestave dhe trazirave para Kuvendit të Serbisë, 19 policë dhe 17 protestues janë plagosur mbrëmjen e djeshme. Megjithatë në mediat serbe është r...
SERBI– “Kushdo që kaloi para ndërtesës së Kuvendit këtë mëngjes, dhe nuk i kishte ndjekur lajmet mbrëmjen e djeshme, nuk mund të merrte me mend se pikërisht ky ...
SERBI– Nga protestat e mbrëmjes së djeshme në Beograd dhe dy qytete të tjera të Serbisë u pa që qytetarët kanë bërë sjellje vanadale dhe janë përplasur ashpër m...