Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE– Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të qete para parlamentit. 1600 policë të Repartit FNSH, Shqiponja dhe Patrulla e Përgjithshme qendruan në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Protestuesit hodhën disa kapsolla, ndërkohë që protesta ishte e qetë dhe pa dhunë. Nuk munguan fjalimet nga qytetarët dhe politikanët. Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhit thanë se opozita nuk do të tërhiqet dhe se kulmi i protestës do të jetë në 16 mars. Nga ana tjetër, 4 deputetët e rinj të opozitës u betuan në parlament. Fillimisht në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili shtriu dorën e dialogut e më pas u largua për një vizitë zyrtare në Itali. (Lexo këtu)
[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-permes-fotove-5-mars-2019/”]
Zhvillimet orë pas ore në protestën e opozitës:
Sadi Vorpsi ka publikuar një foto të shkrepur sipas tij në bashkinë e Vorës, ku shihet se nuk ka asnjë punonjës të pranishëm, pasi ata janë marrë nga strukturat e PD në protestën e opozitës në Tiranë. E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe në të tjera bashki të drejtuara nga PD, ku shihet se nuk ofrohet asnjë shërbim pasi të zgjedhurit kanë shkuar bashkë me administratën në protestë.
Ora 13:28- Berisha-Ramës: Bën mirë të ikësh ditën, natën si dihet
Gjatë një pronnoncimi për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës të largohet pasi sipas tij, revolta ka pushtuar zemrat e shqiptarëve.Teksa ka komentuar largimin e Ramës në Itali sot, Berisha tha se nuk i mashtron dot italianët duke kërkuar azil politik.
[sgallery url=”https://dosja.al/foto-lajm-nga-pankartat-tek-maskat-kundra-gaz-berisha-i-vecuar-basha-i-qeshur-ja-cpo-ndodh-ne-protesten-e-opozites-para-parlamentit/”]
Ora 12:46- Thirrja e Bashës, protestuesit largohen nga Kuvendi nisen drejt KQZ-së
Kreu i PD-së Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve, i cili tha se të gjithë kandidatët për deputetë do të nisen drejt KQZ-së për të dorëzuar refuzimin e mandateve.
Ora 12:45- Kryemadhi thirrje policisë: Mos njollosni duart, s’na tremb as plumbi
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në protestën e sotme të opozitës, tha se kryeministri Rama dështoi me hapjen e vendeve të punës dhe me taksat e larta.
Ora 12:40- Basha: Tradhtarë që kurrë s’do i falë historia
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij para protestuesve tha se Shqipëria i ka dyert e mbyllura për rrugëtimin e saj në BE, pasi në qeveria drejtohet nga hajdutët dhe kriminelët. Basha theksoi se deputetët e rinj janë tradhtarë që kurrë s’do i falë historia
Ora 12:29- Policia gjen një çantë me fishekzjarre (Foto)
Policia ka sekuestruar një çantë me fishekzjarre të gjetur pranë Kuvendit. Brenda saj ndodheshin fishekzjarre të llojeve të ndryshme.
Ora 11:57- Fjalimi i Kirit: Amaneti i Azem Hajdarit qëndron tek ju. Rama ik!
Djali i Azem Hajdarit, Kiri ka mbajtur një fjalë në protestën e opozitës para Kuvendit.
“Jam Kiri Hajdari, një fjalë do të them për ju. Amaneti i Azem Hajdarit qëndron tek ju dhe tek të gjithë demokratët shqiptarë. Liri, demokraci. Rama ik!”
Ora 11:50- Militanti i PD: Drejtova për 2 muaj protestën e studentëve, isha organizator (VIDEO)
Akuzat për ndikimin e opozitës tek protesta e studentëve, i konfirmoi ky militant i PD, nga oborri i partisë së tij. Ai e pranoi “fajin”, duke dekonspiruar ndërhyrjen e partisë së tij në protestën e studentëve.
Ora 11:29- Russia Today transmeton ‘live’ protestën (Foto)
Protesta e opozitës para Kuvendit ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Ora 11:17- U emocionua nga fjalimi, humb ndjenjat kandidates së LSI-së në Sarandë që refuzoi mandatin
Dosja.al ka siguruar edhe një video nga momenti kur kandidatja për deputete Eldisa Doka është ndiher keq dhe i ka rënë të fikët. Në këtë moment i ka ardhur në ndihmë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Ora 11:00- Rudina nuk djeg mandatin, Kiri në protestë krah Bashës (Foto)
Kiri Hajdari ndodhet në protestën e opozitës para Kuvendit, ndërsa motra e tij Rudina nuk pranon të djegë mandatin.
Ora 10:53- Nga Mesila Doda tek Mediu, deputetët që lanë mandatet kërkojnë rrëzimin e Ramës
Ish-kandidatët për deputet të opozitës po mbajnë fjalimet njëri pas tjetrit para protestuesve.
Ora 09:49- Zv.kryeministri Braçe flet para seancës: S’ka qeveri tranzitore, jemi për dialog
Zv.kryeministri Erion Braçe gjatë një prononcimi për mediet, tha se seanca e sotme plenare është në një situatë normale, për aq kohë sa nuk cënohet rendi publik. I pyetur nëse do merret parasysh kërkesa e opozitës për qeveri tranzitotore, Braçe tha se kjo gjë është e pamundur, pasi do të shkelen parimet e demokracisë.
Ora 9:30- Ministri i Brendshëm në Kuvend 30 para nisjes së seancës plenare
Ministrat dhe deputetët e qeverisë Rama po futen në godinën e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seance plenare. Një ndër ta është edhe ministri Brendshëm Sandër Lleshi i cili tashmë është brenda godinës së kuvendit.
Ora 09:10- Masat e policisë për të siguruar moscënimin e deputetëve (Fotot)
Siç duket edhe nga fotot, Policia i ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e deputetëve dhe ministrave.
Ora 09:00-Blindohet Kuvendi, 1600 forca policie në terren, tela dhe gardhe hekuri
1600 forca police ndodhen rreth godinës së Kuvendit për shkak të protestës së sotme të opozitës. Godina e Parlamentit është e rrethuar me tela dhe gardhe hekuri. Nëse ka përplasje mes policisë dhe protestuesve turma do shpërndahet fillimisht me ujë dhe më pas me gazi lotsjellës.
Ora 08:00– Qytetarja përplaset me policinë në Shkodër: Më lini të protestoj, s’ka masë sigurie ndaj meje
Një qytetare është përplasur me policinë në Shkodër teksa po hipte në autobus për t’u nisur drejt Tiranës për të protestuar. Kjo e fundit sipas policisë ka marrë masën detyrim paraqitje por ajo shprehet e vendosur se do të protestojë pasi është me PD-në.
Ora 07:45- Mbi 4 mijë protestues nga Shkodra dhe Gjirokastra nisen drejt Tiranës
Dosja.al mëson se afro 4000 persona janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Mësohet se postblloqe policie janë vendosur në Kryebushat të Shkodrës. Po kështu edhe shumë protestues janë nisur nga Gjirokstra drej Tiranës mëngjesin e sotmëm me makinat e tyre personale. Xhevdet Amuli kryetari i PD-së në Shkodër u shpreh se shoferët janë kërcënuar me gjoba dhe heqje patente por asgjë nuk do të ndalë protestuesit deri në rrëzimin e qeverie.
“Sot është një ditë tjetër ku qytetarët e Shkodrës nisen nga Shkodra drejt Tiranës edhe me autmjetet e tyre. Janë nisur shumë autobuzë. Gjithë qyteti është nisur me autobuza. Disa prej tyre kanë marrë edhe makinat private për të vetmen arsye pasi shioferëve të autobuzëve ju janë marrë letrat. Protestuesit nuk mund t’i ndalin sot. Sot protesta do të jetë madhëshore”, u shpreh Amuli.
(j.v/k.m./f.g/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Policia ka sekuestruar një çantë me fishekzjarre të gjetur pranë Kuvendit.Brenda saj ndodheshin fishekzjarre të llojeve të ndryshme.Ka...
TIRANË- Russia Today (RT), media ndërkombëtare ruse, po transmeton live protestën e opozitës sot. Ka ndodhur më parë me Euronews, ka ndodhur me Zërin e Ame...
Tiranë-Protesta e opozitës para Parlamenti po vijon. Nuk ka munguar hedhja e shashkave dhe thirrjet e protestuesve “Rama ik”, “Rama ik”.Ndërkohë një ambulancë k...
TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës para Kuvendit, njëkohësisht me seancën plenare, ku pritet të betohen 4 deputetët më të rinj nga radhët e LSI.Protestu...
Policia ka marrë masat për protestën e opozitës, e cila është paralajmëruar të zhvillohet ditën e sotme, para parlamentit, ndërkohë që po në të njëjtin orar pri...
SHKODËR- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të kalonin drogë në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.Bëhet fjalë për: Izmir Gjekajn, 31 vje...
TIRANË- Prishja e objekteve me vlerë historike dhe kulturore në Tiranë, siç është, prishja e Hotel Vjosës, ku është hap një ndër shkollat e para shq...
KORÇË- Policia ka zbardhur krimin në familje që ka ndodhur në lagjen Nr.13 të Korçës ditën e djeshme. (Lexo këtu)Nga hetimet paraprake të pol...
Tiranë-Ditën e sotme pritet që të nisë para Parlamentit protesta e rradhës e opozitës. Sot që prej orës 10:00 do të nisë edhe seanca plenare, ku pritet që 4 kan...
Tiranë-Ditën e sotme pritet që opozita të zhvillojë protestën e saj para Kuvendit. Nga tjetër edhe Kuvendi nis seancën plenare në orën 10:00 ku do të betohen e...