Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOLUMBI- Protesta të shumta anti-qeveritare kanë shpërthyer në Kolumbi. Geo.tv shkruan se protestat në Kolumbi kanë filluar për shkak të një reforme të propozuar për taksat. Në protesta kanë marrë pjesë mijëra njerëz, të cilët kanë bllokuar të gjithë rrugët kryesore të vendit si dhe demostratat më të mëdha po mbahen në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.
Deri tani nga protestat e shumta kanë humbur jetën 19 persona dhe janë plagosur 846 qytetarë dhe policë. Ministria e Mbrojtjes në vend ka vendosur 47,500 policë dhe ushtarë në të gjithë vendin, ku vetëm në Cali janë 700 ushtarë, 500 oficerë policie, ndërkohë që 1,800 policë të tjerë dhe dy helikopterë janë vënë në veprim.
Thirrje për qetësi
Zyra e Komisionerit të Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut shprehu “tronditje të thellë” të Martën gjatë një incideni brenda natës në Cali në të cilin policia dyshohet se “hapi zjarr” ndaj demonstruesve, duke raportuar se vrau dhe plagosi disa.
“Ajo që mund të themi qartë është se kemi marrë raporte dhe kemi dëshmitarë, për përdorimin e tepruar të forcës nga oficerët e sigurisë, të shtënat, rrahjet e demonstruesve dhe gjithashtu arrestimet,” u tha zëdhënësja Marta Hurtado.
OKB gjithashtu u bëri thirrje për qetësi përpara tubimeve të reja, duke thënë se forcat e sigurisë duhet të përdorin armët e zjarrit vetëm si një mundësi e fundit, kur përballen me një kërcënim të menjëhershëm të vdekjes ose plagosjes serioze.
Bashkimi Evropian gjithashtu dënoi vdekjet e raportuara. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se ishte një përparësi për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës “dhe për të shmangur çdo përdorim joproporcional të forcës nga forcat e sigurisë”.
Për protestat në në Kolumbi, ka reaguar edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në SHBA, Jalina Porter, e cila nënvizoi të drejtën e të gjithë njerëzve për të protestuar në mënyrë paqësore.
“Dhuna dhe vandalizmi është një abuzim i kësaj të drejte. Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë përmbajtje maksimale nga forcat publike për të parandaluar humbjen shtesë të jetës,” tha ajo.
Këto protesta janë më të dhunshme dhe të mëdha që po mbahen në Kolumbi kundër qeverisë së Presidentit Ivan Duque.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-Apple Maps pasi ka shtuar Kosovën në hartë, pas një peticioni, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, që bëri të mund...
SHBA-Mark Zuckerbeg dhe bordi mbikëqyrës i Facebook ditën e sotme mbështeti pezullimin e ish-Presidentit të SHBA Donald Trump nga kompania, por tha se kompania ...
BRUKSEL-Ekspertët e OBSH konfirmojnë se vaksina kineze kundër koronavirusit Sinovac është efikase te të rriturit nën 60 vjeç, por disa të dhëna për rrezi...
MALI I ZI- Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se në Malin e Zi nuk do të ketë drejtësi nëse politikanët, gjyqtarët dhe prokurorë...
IRLANDË -Presidenti i Irlandës Michael D. Higgins dha një intervistë televizive të drejpërdrejtë për mediat nga shtëpia e tij ku po fliste për mikun e tij ...
KOSOVË- Komisioneri i BE Oliver Varhelyi tha në Prishtinë se BE do të vazhdojë të punojë që të sigurojë vaksina edhe më tej për vendet e Ballkanit Perëndim...
HAGË –Ish-Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Hagë ditën e sotme. Këtë lajm e ka konfirmuar Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, An...
SHBA-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku nje grua 47-vjeçare i vë flakën shtëpisë së saj ku Brenda ndodhej një grua.Sipas Daily Mail, në videon...
LONDRA- Grupi i Shtatë demokracive të pasura janë mbledhur për të diskutuar mënyrat e përballjes së sfidave nga Kina dhe Rusia pa u përpjekur të përmbajë Pekini...
FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një grua 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.Ngj...