Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Propaganda kundër Ukrainës në tabloidet serbe, Viola Von Cramon i reagon ashpër Serbisë
13 Mars 2022, 12:31Nga DOSJA
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret nga Serbia të dënojë luftën brutale të Rusisë që ka nisur prej javësh në Ukrainë, si dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ajo thotë se kjo është minimumi se çfarë kërkojnë nga Serbia.
Me anë të një postimi në Twitter, Viola von Cramon, shkruan se Serbia po shpërndan fushatën ruse të dezinformimit lehtësisht në tabloidet e tyre.
“Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe. Si një kandidat për BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ky është minimumi që ne kërkojmë”, shkruan ajo ndër të tjera.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka rishpërndarë postimin e Petrit Selimit, i cili shkruan se këtë të diel, gazeta serbe “Novosti”, “në pronësi të qeverisë së Serbisë, ka një ballinë të neveritshme duke pretenduar se forcat e Ukrainës po vrasin njerëzit e tyre në Mariupol”. Rusia ka shtuar sulmet mbi Ukrainë edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Desinformation campaigns from #Russia flies easily in the Serbian tabloids. As an #EU candidate I expect that the leadership in Serbia ?? condemns that brutal RUS ??war in #Ukraine and aligns with #EU sanctions. That’s the minimum we require. #StandWithUkrainehttps://t.co/rYzRPcKYYi
UKRAINË- Guvernatori rajonal i Lvivit, Maksym Kozytskiy ka njoftuar se 35 persona kanë vdekur dhe 134 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit prej 30 rak...
FRANCË– Kandidati për president në Francë, Eric Zemmour është goditur me vezë gjatë një takimi elektoral. Teksa po dilte nga vetura, një burrë që ish...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ai ishte mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare dhe iu lut aleatëve për më shumë ndihmë në ...
UKRAINË– Një tjetër kryetar Bashkie është rrëmbyer në Ukrainë. Raportohet se Kryetari i bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Maveev, është rrëmbyer nga ru...
UKRAINË– Bilanci i personave të vdekur dhe të plagosur në Yavoriv është bërë i ditur. BBC raporton se 9 persona kanë vdekur dhe 57 të tjerë janë plag...
UKRAINË– Një sulm ajror dëmtoi Lavrën historike të Fjetjes së Shenjtë të Ukrainës, Sviatogirsk Lavra, një manastir ortodoks në rajonin e Donetsk Obla...
NORVEGJI– Rreth 30 mijë ushtarë, 200 avionë dhe 50 anije nga 27 shtete do të vendosen në Norvegji për stërvitjen më të madhe që përfshin trupat e NATO-s k...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett komunikuan së bashku mbrëmjen e kaluar për mënyrat për të n...
UKRAINË– Sot shënohet dita e 18-të e luftës në Ukrainë. Rusia është rigrupuar jashtë kryeqytetit Kiev në përgatitje për një sulm të ri, pasi qytetet ...
Asaj që i trembeshin të gjithë është tani realitet: Rusia ka kërcënuar me ndërprerjen e furnizmeve me gaz në Europë. Por edhe BE kërkon që hap pas hapi të shkëp...