LIVE UPDATES
Aktualitet

Pronarja shet shtëpinë 72 milionë Lekë, noterja Koçi i vjedh paratë dhe zhduket

26 Janar 2022, 21:26 Nga DOSJA
Pronarja shet shtëpinë 72 milionë Lekë, noterja Koçi

TIRANË- Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur një denoncim për noteren Rezarta Koçi, e cila ka marrë paratë që ishin kaluar në llogari për shitjen e një shtëpie.

Qytetarja Drita Sula tregon se në Shkurt 2021 ia shiti shtëpinë e saj në Yzberisht shtetasit Ervin Qiriaqi. Kontrata e shit-blerjes u bë tek noterja Rezarta Koçi. Shuma prej 72 milionë Lekësh që u shit shtëpia kaloi tek llogaria e noteres, sipas ligjit, dhe më pas paratë duhet të kalonin në llogarinë bankare të shitësi brenda 24 orësh.

Por kjo nuk ndodhi. Fillimisht noterja i tha, se nuk kishin kaluar paratë, por pas disa muajsh Drita informohet se blerësi i kishte derdhur paratë, por noterja nuk ia kishte kaluar. Në këtë moment bën denoncim në polici dhe në prokurori, ku çështja po ndiqet nga prokurori Albi Lulja.

Drita Sula: “Kisha një shtëpi në Yzberisht dhe e kam shitur vjet në 2 Shkurt 2021 tek notere Rezarta Koçi e cila na bëri gjithë praktikat dhe ia shiti Ervin Qirjaqit për 72 milionë Lekë. Ne e shitëm shtëpinë, dhamë hipotekën, dhe ajo bëri ndërrimin e emrit dhe do e çonte në Kadastër ku bëhen këto dokumente. Blerësi kaloi 72 milionë Lekë në llogarinë e noteres e cila duhet t’i kalonte brenda 24 orëve në llogarinë time. Me blerësin nuk patëm asnjë problem, na shkoi shumë mirë se lekët i hodhi të gjitha në llogarinë e noteres, por konflikti fillon me noteren që na mori 72 milionë Lekë duke shpërfillur ligjin. Mirë noterja që e bëri këtë muhabet, po bankat? Më duket absurde që si e lejojnë të marrin lekët nga llogaria jonë kur janë për shit-blerje të shtëpisë, së pasurisë time. Pasi kaloi 24-orëshi i hedhjes së lekëve në llogarinë tonë, pamë që nuk po kalonin, u shqetësuam edhe u lidhëm me telefona me noteren. Tha që blerësit nuk kanë kaluar lekët akoma në llogarinë e noteres. Pastaj kaluan ditët, javët, muajt, jo jam e bllokuar, kam probleme me gjyqin, më kanë hequr licencën, jam me corona. Mbylli telefonatat dhe nuk kemi asnjë lidhje. Nga Shkurti i 2021 që unë shita shtëpinë, vetëm justifikime, gënjeshtra, mashtrime, mbyll telefonat, edhe asnjë gjë.

Nga rrethanat që u bënë në këtë mënyrë, u detyrova të marr avokat që të më ndihmojë se bankat nuk na jepnin përgjigje në mënyrë personale. Nuk pranojnë që është faj i tyre. Faji ngelet mes noteres dhe bankave. Bankat lejuan që noterja lekët që ishin destinuar për ne i ka kaluar në llogarinë e njerëzve të tjerë. Dhe noterja dhe bankat janë fajtore. Duke qenë se banka lejoi noteren që të ketë akses në llogarinë bankare, këto lekë le të m’i japi banka se për këtë e kemi paguar shërbimin e bankës që të na ruajë lekët që t’i kemi të sigurta, se nuk jemi më në kohën që i mbanim lekët poshtë dyshekut apo poshtë jastëkut. Bashkë me avokatin, në Qershor kemi bërë denoncim në polici për këtë çështje. Policia e kaloi procedurën në Prokurori, dhe prokurori i kësaj çështje është Albi Lulja. Akoma nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Do shohim dhe do hapim dhe gjyq pastaj se nuk kemi zgjidhje tjetër. Ironia e këtij problemi është që noterja nuk është se neve s’na i njeh lekët, na ka lëshuar dhe deklaratë noteriale që ajo ka bërë tek një notere tjetër që e njeh 72 milionëshin tonë që na ka marrë. Jemi as në qiell as në tokë”.

Emisioni “Stop” ka mësuar se noterja Rezarta Koçi është akuzuar edhe për disa mashtrime të tjera të këtij lloji. Kujtojmë se pak muaj më parë, noteres Rezarta Koçi i ishte vendosur eksploziv poshtë makinës së parkuar në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Fatmir Laçaj, zv/kryetar i Dhomës së Noterëve, shprehet se ky institucion ia hoqi licencën noteres. Një urdhër i tillë është dhënë nga ministri i Drejtësisë në atë kohë.

Por noterja Rezarta Koçi e rifitoi licencën përmes një vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës. Vetë noterja Rezarta Koçi nuk gjendet, pasi edhe në adresën që ka deklaruar, shkruhet se ambienti jepet me qira.

“Në kuadrin e një hetimi që është bërë, bordi disiplinor vendosi që t’i heqë licencën. Po ashtu, edhe një urdhër i ministrit. Më pas, me të drejtën e saj, ajo i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe kjo e fundit i ka dhënë të drejtën e licencës. Aktualisht, noterja ka licencë. Edhe ne jemi në dijeni që nga adresa ekzistuese ajo ka lëvizur dhe nuk është më në atë zyrë. Si rregull, menjëherë me marrjen e licencës çdo noter është i detyruar të komunikojë me Dhomën Kombëtare të Noterëve, po ashtu edhe Ministrinë e Drejtësisë, vendndodhjen ku ka selinë dhe zyrën e vetë. Faktikisht edhe ne nuk e dimë ku ka filluar punë. Por tani duhet bashkarisht, edhe ne si Dhomë, por edhe Ministria e Drejtësisë të kontaktojmë për të gjetur ku ka zyrën e saj”, thotë Fatmir Leçaj, zv/kryetar i Dhomës së Noterëve.

Marrë nga TV Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet drita sula ervin qiriaqi rezarta koci drita sula ervin qiriaqi rezarta koci

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën