LIVE UPDATES
Aktualitet

Pitbullët sulmuan të moshuarën në Tiranë, pronari: Nuk e di si u hap dera, ishin të izoluar

13 Prill 2022, 07:35 Nga DOSJA
Pitbullët sulmuan të moshuarën në Tiranë, pronari: Nuk

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e djeshme në Tiranë. Një grua e moshuar është sulmuar nga dy qenë të racës “Pit Bull” e për pasojë është plagosur prej tyre.

Gruaja ka qëlluar me fat në fakt, pasi ulërimat e saj kanë bërë të mundur që të afrohen banorët e tjerë të pallatit, ndërkohë gruaja ka marrë plagë serioze në pjesën e këmbëve, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, kjo falë ndërhyrjes së shpejtë të njerëzve.

Gruaja është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku është bërë edhe ndërhyrja e mjekëve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme për të shmangur krijimin e komplikacioneve. Më pas, është lajmëruar Policia dhe është bërë e mundur të sqarohen rrethanat e ngjarjes ku bëhet me dije se i zoti i dy qenve kërcënues është një banor i të njëjtit pallat.

Policia me të marrë njoftimin e ka kuptuar se për kë bëhet fjalë, pasi personi ishte paralajmëruar edhe shumë herë të tjera në lidhje me rrezikshmërinë që i paraqitej komunitetit nga dy qentë e racës së dhunshme. Ai është vënë në pranga nga Policia dhe ka dhënë shpjegimet e para në lidhje me ngjarjen, duke u shfaqur i habitur se si dy qentë e tij kishin mundur të dilnin nga banesa.

Ai i ka thënë Policisë se e kishte lënë derën e mbyllur dhe madje për siguri edhe derën tjetër të drurit që e ndan me pjesën tjetër të katit të vet, por qentë në fakt kanë rezultuar të lirë dhe me dyer të hapura. Policia ka mundur të dokumentojë edhe dëshminë e gruas në spital, e cila i ka thënë Policisë se qentë e fqinjit të saj kanë qenë gjithnjë kërcënim për banorët.

NGJARJA

B.F., është 66-vjeçari nga Tirana, i cili është arrestuar pasi dy qentë e tij të racës “Pit Bull” kanë kafshuar gruan, fqinje të tij. Ai fillimisht ka treguar habi në lidhje me ngjarjen pasi ka pretenduar se dy qentë ishin të izoluar në shtëpi, por Policia ka treguar se ka marrë me dhjetëra herë telefonata nga banorët e atij pallati në lidhje me kërcënimin që iu vinte nga qentë që mbaheshin në katin e parë. Sipas të dhënave të Policisë mësohet se gruaja ka dalë në orën e drekës të blejë bukën te një furrë në lagje.

Ajo sapo ka zbritur shkallët e katit të parë dhe ka tentuar të kalojë në oborrin e pallatit i janë vërsulur dy qentë që ajo i ka njohur mirë se i përkasin fqinjit të saj. Ka ulëritur me të madhe nga frika dhe nevoja për ndihmë e për pasojë ka pasur fatin që ka pasur njerëz në rreth e rrotull, të cilët i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Dy qentë e kanë lëshuar menjëherë të moshuarën por ndërkohë ajo kishte marrë plagë në të dy këmbët. Banorët e tmerruar e kanë nisur menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak gruan dhe për fat ka mundur të shmangë gjakderdhjen prej plagëve të marra.

Sipas të dhënave të Policisë, saktësohet se burri i vënë në pranga, i cili është edhe i zoti i dy qenve ka kohë që është paralajmëruar nga policia që të merrte masa për izolimin e “Pit Bull”-ave, që jo pak herë kanë qenë shqetësim. Gruaja i ka thënë Policisë se kishte kohë që ishin të frikësuar prej tyre dhe tashmë ndodhi, ndërsa i zoti i tyre ka treguar se nuk e di se si janë hapur dyert dhe se kush i ka hapur që dy qentë kanë dalë përjashta.

AKUZA

Sipas të dhënave të Policisë bëhet me dije se 66- vjeçari është vënë në pranga nën akuzën e braktisjes së kafshëve shtëpiake. Ai do të hetohet për shkak se prej kohësh është këshilluar dhe paralajmëruar nga Policia për mbajtjen nën kontroll të qenëve të tij, por që ditën e djeshme i kishte braktisur, duke i lënë të vetëm në shtëpi dhe me dyer të hapura.

Ndërkohë, do të jetë prokuroria që do të vendosë se çfarë do të bëhet me 66-vjeçarin e prangosur, ndërkohë që Policia nuk bën të ditur se ku janë lënë qentë dhe në duart e kujt, pasi ata mund të jenë kërcënim për këdo, sidomos të moshuarit dhe fëmijët. Qentë janë bërë shpesh problem për kalimtarët sidomos në rrugë dhe në zonën e Liqenit Artificial.

Të zotët e tyre shpesh tregohen të papërgjegjshëm duke iu besuar sjelljes së tyre në lidhje me veten, por ka raca të paqëndrueshme e për pasojë ata kthehen në rrezik dhe kërcënim për kalimtarët. Në fakt, ky problem nuk është zgjidhur madje as me bazë ligjore, ndonëse pretendohet se qentë duhet të jenë të maskuar dhe të lidhur në momentin që dalin në xhiro apo mbahen në shtëpi, kryesisht në pallate.

Marrë nga Panorama. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pitbulli sulmon gruan ne tirane tirane pitbulli sulmon gruan ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën