LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokuroria e cilëson të pabesueshëm/ “Reçi”, si përdoret “i penduari” nga SPAK dhe Policia

31 Mars 2022, 19:38 Nga DOSJA

Luftar Reçi është ndoshta i dënuari për veprën e rëndë të vrasjes, me më shumë letra ndaj Prokurorisë, prej shumë vitesh, që kërkon të shkëmbejë kujtesën e tij penale me favore ligjore. Sot, ai është ende në një marrëveshje për të qenë përfitues i statusit të të penduarit, si rrëfyes për ngjarje të rënda kriminale ndodhur në Shqipëri. SPAK ka marrë në konsideratë një dëshmi të gjatë të tij, ndonëse e fortpërsëritur, të cilën më pas e ka copëzuar për të verifikuar deklarimet, me fakte dhe prova të mundshme, duke rakorduar nëse vërtetësia të çon drejt zbardhjes së ngjarjeve të pretenduara, nëse dëshmitari sjell rrethana të reja.

Veprimet nisin në vitin 2020, kur Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.115 datë 02.12.2020 ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasve Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullau, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçi, të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan Saliu), Vajdin Lamajt, Artan Arsit, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nisma per të shkuar në veprime të tilla ka qenë dëshmia e Luftar Reçit për të cilin Policia e Shtetit dhe SPAK kanë vendosur t’i besojnë ndryshe nga rastet e përsëritura të letrave dhe rrëfimeve, kur kolegët prokurorë e kanë refuzuar zyrtarisht dhe quajtur të pabesueshëm. Por dy vite më vonë, në fashikujt e dërguar në Gjykatë, SPAK nuk mban në akuzë për vrasjen e Lamajt dhe Arsit as Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishin, duke mos gjetur bindje në deklarimet e rrefimtarit të penduar, provë e cila ishte marrë më herët në konsideratë për ta caktuar masë sigurie.

Një tjetër akuzë e rëndë e shumëpërsëritur e të penduarit ka qenë për Ymer Lalën, personazh i lidhur me pushtetin, babai i ish-deputetes Lala, emëruar drejtore e rëndësishme pak ditë më herët, dhe e dorëhequr si kandidate pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Sipas dëshmitarit Luftar Reçi, porositës për vrasjen e Maks Lalës ka qenë Korab Ymer Lala. Prokuroria e Posaçme, për këtë pretendim ka bërë veprimet e saj. Një ndër ta, është edhe marrja e dëshmisë së Korab (Ymer) Lalës. Ajo që bie në sy, është fakti se nga 22 pyetjet e prokurorisë drejtuar Lalës, në seancën e dëshmisë para SPAK, asnjëra prej tyre, nuk ka të bëjë me akuzën që i penduari Reçi, bën në ngarkim të tij. Episod, të cilin oficerët dhe prokurorët nuk e kanë çmuar si të besueshëm, megjithë historikun e detajuar të Reçit për këtë ngjarje të rëndë të vrasjes. Për këtë rast, me shpjegime të hollësishme, Prokuroria e Posaçme e cilëson të pabesueshëm të penduarin e saj.

Jo vetëm kaq!

Arben Curri, ish-punonjës garde, është një nga emrat e përmendur nga Luftar Reçi, për të cilin i penduari pretendon se e njeh mirë dhe ka bërë takime të shpeshta me të, ndërsa Curri kur dëshmon para Prokurorisë, përgjigjet ndryshe. Curri, ndër të tjera në dëshminë e tij, që është në dosjen e përcjellë në Gjykatë thotë se “shtetasin Luftar Reçi, e njoh si emër, nuk kam pasur asnjë njohje me të, e njoh nëpërmjet fjalëve që më ka thënë Ymer Lala, të cilin e kam mik dhe shok.”

Tjetër detaj lënë mënjanë nga Prokuroria, është një nga letrat e shumta penduese të Reçit, është edhe ajo në maj të vitit 2018 dërguar një të njohuri të tij, me emrin Erjon, të cilit i kërkon ndihmë për fëmijët dhe familjen e tij. Por, krahas kësaj, Reçi e ka mbushur letrën me deklarime për miqte e tij të mëdhenj në sistemin e drejtësisë dhe policisë së shtetit, që i kanë bërë ndere të mëdha për akuzat e rënda në ngarkim të tij, duke lehtësuar rrethanat për dënimin e tij.

Prokuroria nuk merr asnjë veprim për të përballur nderet e miqve të të penduarit, veprime të cilat duhet të jenë bërë me prokurorë, meqë përfitues paska qenë, sipas deklarimit, vetë i penduari. Po të flas unë thotë i penduari në letrën e tij me shkrim dore, “duhet hapur një burg i ri vetëm nga dëshmitë e faktet që di unë …”

Janë rreth 20 emra të përmendur nga dëshmitari në letër me pretendimet se kanë bërë krime të rënda të vrasjes. Por më tej, nuk duket se prokuroria e ka gërmuar rrëfimin e tij thjesht teorik e të besueshëm vende vende, apo sipas rastit dhe porosisë. Dëshmitari tregon për letrën që i ka ardhur nga jashtë qelisë se “Të dëshmojnë për ngjarje të tjera që t’i marrin në qafë Çapajt me shtet. Kjo është e gjitha. Më ka shkruar se Çapajt janë pa pushtet, dhe se tani është koha me i zhduk fare sa të jetë PS në pushtet..ndaj lajmëroji se duan ti sulmojnë me shtet e me burgje ..”

Edhe ky kallëzim me shkrim i Reçit, për përpjekjet e njerëzve të lidhur me partinë në pushtet, duket se nuk është marrë e besueshme nga prokurorët si mjaft të tjera, të cilat nuk kanë prodhuar prova. I penduari Reçi, prej shumë vitesh ka folur për shumë ngjarje të vjetra dhe të reja në dëshmitë e tij. Prokuroria e Posaçme ka pasur nevojë të përdorë një dëshmitar të përsëritur të pabesuar, po nga prokuroria në shumë vite. Me kalimin e viteve, Reçi duke qenë në burg vetë, nuk ka sjellë fakte, prova të reja, për të rikthyer hetimet me rrethana të reja. Kanë qenë të njëjtat deklarime, të cilat nuk janë marrë në vlerësim, pasi verifikimet e prokurorisë më herët, nuk kanë çmuar se ka provat e duhura për ta bërë të besueshme. Ka në dëshminë e Reçit dhe kallzim për biznesmenë të mëdhenj, të rëndësishëm në Elbasan dhe në Shqipëri, të tjerë në Dibër, Tiranë dhe rrethe të tjera, të cilat SPAK, nuk është se i ka vlerësuar, duke e cilësuar të pabesueshëm tregimin e tij për gjithë këto vrasje dhe krime. Pothuajse të gjithë prokurorët e përgjithshëm në 10 vitet e fundit kanë marrë letra nga dëshmitari Reçi. Përgjigjet janë konsideruar për kryerje veprimesh, por gjithashtu zyrtarisht, janë shprehur me rezerva të përdorjes nga i burgosuri të historive të tij, për të përfituar personalisht më tepër se sa për të ndihmuar drejtësinë.

Në vitin 2016 në prill, Prokuroria e Përgjithshme, i përgjigjet zyrtarisht me shkresë, prokurorisë së rrethit Gjyqësor Korçë për letrat e dërguara nga i dënuari Luftar Reçi se ”..Në adresën e prokurorit të përgjithshëm ka ardhur letra e të dënuarit Luftar Reçi i cili ndodhet në burgun e Drenovës. Ai pretendon se ka prova për vrasjen e shtetasit Maks Lala, vepër për të cilën ai është dënuar..

Paraprakisht ju informojmë se ndër vite dhe në vijimësi ky person ka mbajtur kontakte me persona të autorizuar nga Prokurori i Pergjithshëm, duke synuar para tyre të shfaqet si bashkëpunëtor i drejtësisë, në këmbim të zbutjes apo përjashtimit nga dënimi, por që prej prokurorëve është vlerësuar se, deklarimet e tij kanë qenë të pasinqerta, si lidhur me ngjarjet e rënda kriminale, për të cilat ka dhënë shpjegime, ashtu edhe për krimin për të cilin ai vetë është deklaruar fajtor, në të gjithë nivelet e gjykatave, ndaj dhe mes palëve nuk është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Gjithsesi nga ana juaj te merret kontakt për të dëgjuar pretendimet e tij dhe për ti vlerësuar ato…”

Besueshmëria e këtij dëshmitari, ngjan e paqëndrueshme, ndonëse SPAK, ka marrë vetëm disa copëza, të cilat i shpërbëjnë më shumë si tregime e jo prova, ndaj disa të pandehurve të tjerë.

Marrë nga DurrësLajm

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet luftar reci luftar reci


Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Mars 2022, 18:04

MOS, ngelëm pa satelitë!

TIRANË– Muaji mars iku, po ne ngelëm “bosh”! Pa satelitin e premtuarnga kryeministri Edi Rama në hapësirë. Ky i fundit premtoi publikisht...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet