LIVE UPDATES
Aktualitet

Varësia e Shqipërisë nga importi i naftës, ekspertët: Shkak janë abuzimet në këtë sektor

31 Mars 2022, 17:21 Nga DOSJA
Varësia e Shqipërisë nga importi i naftës, ekspertët:

TIRANË– Shqipëria është një vend prodhues i naftës dhe në të kaluarën arrinte të përpunonte një pjesë të saj në vend, duke plotësuar disa nevoja në treg për hidrokarbure. Por gjatë tre dekadave të fundit, abuzimi dhe keqmenaxhimi i këtij sektori ka sjellë, që sot vendi të varet krejtësisht nga importi. Qytetarët po e paguajnë këtë keqmenaxhim me çmimin e lartë të naftës, e cila vjen e gjitha nga importi. Kjo pasoi mbylljen perfundimtare të rafinerisë kryesore të përpunimit të thellë, e cila është drejt demolimit të plotë.

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, solli një tronditje të fortë të çmimit të naftës dhe gazit në tregjet ndërkombëtare që kishin filluar të ngriheshin edhe para sulmit. Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Pasojat e ngritjes së çmimeve janë ndjerë edhe në Shqipëri, një vend që sot varet tërësisht tek importet për plotësimin e nevojave për naftë dhe benzinë. Në të kaluarën vendi arrinte të plotësonte një pjesë të nevojave për karburant nga nafta e nxjerrë në Shqipëri. Por keqmenaxhimi dhe abuzimi me procesin e privatizimit të rafinerisë kryesore të vendit, ka bërë që, që nga 2019, nevojat të plotësohen të gjitha nga importi. Nevojat vjetore llogariten në rreth 1 milion ton në vit ( prej të cilave, 600 mijë ton naftë për automjete, industri dhe bujqësi, 120 mijë ton benzinë, dhe 200 mijë të tjera). Ndonëse një vend prodhues, nafta e Shqipërisë saj është e tipit të rëndë, jo të lehtë, që ka nevojë për përpunim të thellë. Gjatë 10 viteve të fundit, mesatarja vjetore e prodhimit të naftës bruto llogaritet afërsisht 1 milion ton në vit. Një pjesë e vogël e saj përpunohet në vend, kryesisht për bitum solar dhe mazut. Të dyja këto nënprodhime janë të vlefshme për infrastrukturën rrugore dhe si lëndë djegëse për disa industri.

Uzina e përpunimit të thellë te naftës në Ballsh u privatizua në vitin 2008 dhe kaloi nga një pronar tek tjetri deri në vitin 2019 kur u mbyll përfundimisht dhe u dha për demolim. Ish-punonjës të saj dhe ekspertë i thanë Zërit të Amerikës, se të gjitha qeveritë e pas 90-ës e asfiksuan këtë industri, e cila nëse do ishte në punë, mund të plotësonte sipas tyre 30 deri ne 40% të nevojave të vendit për hidrokarbure.

“Dorë pas dore ky kombinat u menaxhua nga njerëz jo profesionistë. Unë vetëm specialistë të hidrokarbureve nuk pashë aty. Ua dhanë disa njerëzve të papërgjegjshëm, disa njerëzve që ndoshta edhe naftën me sytë e tyre e kishin parë nga larg”– tha për Zërin e Amerikës Novruz jahaj, ish punonjës në rafinerinë e naftës në Ballsh.

“Liçensat që jepeshin kanë kaluar dorë për dorë, nuk ishin reale. Shkruhej një emër dhe nuk dihej kush ishte pas tij. Këtë punë e bën monopoli i karburanteve që shiten në Republikën e Shqipërisë”- tha për Zërin e Amerikës Bardhi Alushaj, ish teknolog në rafinerinë naftës në Ballsh.

“Të fundit që u larguan nga rafineria i lanë një borxh jo vetëm shtetit, tatime, taksa, detyrime në bashkinë e Mallakastrës, bizneseve të nivelit të dytë, por u detyrohen dhe naftëtarëve mbi 13 paga” -tha për Zërin e Amerikës Sokol Dautaj, Kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve.

“Në qoftë se do të përpunohej nafta shqiptare në vend, jo vetëm që do të prodhoheshin karburante për ekonominë, por kjo do të përkthehej në mirëqenie për shqiptarët. Do të kishin mundësi sot, në kushtet e vëshitrësive të burimeve të furnizimit, që të ishin më të mbrojtur, dhe s’do ishim të varur nga importi”– Nako Petro, ish- drejtor në rafinerinë e naftës, Ballsh.

Sipas statistikave zyrtare sasia më e lartë e naftës prej 2 milionë e 500 mijë tonë naftë, është prodhuar në 1974-ën. Deri në vitet 90, është ruajtur një mesatare prej më shumë se 1 milion tonë në vit. Më pas prodhimi u përgjysmua (në 500 mijë tonë në vit ) dhe mbajti këtë kuotë në dy dekada. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, prodhimi u dyfishua sërish.

90% e naftës sot prodhohet nga kompania private Bankers Petroleum Albania ( e cila shfrytëzon vendburimin më të madh të naftës në vend atë të Patos-Marinzsës) dhe pjesa tjetër nga disa kompani të tjera, përfshirë dhe të vetmen kompani shtetërore Albpetrol.

Pjesa më e madhe e naftës bruto eksportohet. Shqetësimi i ekspertëve lidhet me mungesën e rafinimit të saj në vend.

Kjo pasoi mbylljen përfundimtare të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, që mori emrin Armo (Albanian Refining Marketing of oil, pjesë e së cilës ishte dhe rafineria e Fierit dhe e Cërrikut, që ju shkëput kompanisë nga qeveria në vitin 2008) pas reformës së vitit ‘99 në industrinë e naftës në shqipëri. Ajo u privatizua në vitin 2008 nga një konsorcium (Amra Group dhe Refinery Associates of Teksas) me 85 % pas të cilit qëndronte biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, me një shifër prej 128 milion euro. 15% të aksioneve i kishte Ministria e Ekonomisë. Vit pas viti, gjendja financiare e kompanisë Armo u përkeqësua, duke krijuar humbje dhe borxhe ndaj shtetit dhe palëve të tjera. Por kjo nuk e pengoi qeverinë e atëhershme, që në vitin 2012, të shpallte fitues të tenderit, për blerjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës “Albpetrol” konsorciumin Vetro Energy, që ofroi 850 milionë Euro ku shfaqet sërish biznesmeni Rezart Taçi. Tenderi u anulua në fillim të vitit 2013, pasi nuk u arrit të sigurohej shuma e blerjes.

Ndërkohë rafineria e Ballshit, pjesë e kompanisë Armo, në vitin 2019 u shit përfundimisht nga bankat si kolateral dhe sot është drejt demolimit të plotë.

Zv. Ministri i energjitikës Ilir Bejtja i tha Zërit të Amerikës se që prej privatizimit në të nuk ishte bërë asnjë investim, teknologjia nuk i përgjigjej kohës dhe sasia që përpunohej sipas tij, nuk arrinte t’i sillte fitime kompanisë.

“Është dështim financiar. Ishte një pazëll e ngritur mbi një fluskë, mbi një asgjë. Borxhet u kapitalizuan në mënyrë të rregullt për të arritur në fund të 2015-ës 518 milionë dollarë borxhe, dhe kapitali vetë 495 milionë dollarë. Megjithatë arritëm në pikën që nuk kishte më leverdi të punohej uzina, janë paraqitur disa kompani. Tani përfundimi është që ajo u shit tek disa kompani që merren me grumbullimin e hekurit dhe çelikut. Do të demontohet e gjitha dhe do shkrihet për prodhim çeliku. Në të njëjtën sipërfaqe ata që e kanë blerë, kanë marë angazhimin të ndërtojnë një parcelë të madhe rreth 85 hektarë, me fotovoltaikë, prodhim energjie nga dielli”– tha për Zërin e Amerikës Ilir Bejtja, Zv.Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Biznesmeni Rezart Taçi ish- pronar i kompanisë Armo u shpall nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për veprat penale të pastrimit të parave në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij ka vendim arresti nga gjykata në mungesë. Por ekspertët sugjerojnë hetime të thelluara që prekin sipas tyre edhe inisiatorët e hartimit të marrëshjeve që çuan në privatizimin e dështuar të ARMO-s,.

“Të treja rafineritë edhe ne Fier edhe në Ballsh edhe në Cërrik janë zona krimi them unë, pra aty duhet të vendoset një shirit “këtu ka ndodhur një krim” nga SPAK-u më së fundi, për të parë se kush ishin njerëzit që vendosën se në Ballsh dhe në Fier duhet të ishin kompanitë azere për shembull apo kompani të tjera që nuk arritën asnjëherë ta menaxhonin. Ato vërtet janë privatizuar me ligj. Sot është shumë e vështirë të gjesh fajtorët për shkak se ky quhet korrupsion ligjor. Kjo është zanafillë e asaj që po ndodh, kur ne nuk kemi treg të hidrokarbureve, nuk kemi një kompani që të prodhojë dhe të shesë brenda vendit, nuk kemi rafineri që të rafinojë naftën që është pasuri kombëtare brenda vendit dhe nuk kemi as ndërmarrje që ta shpërndajnë këtë njësi të prodhuar”– u shpreh për Zërin e Amerikës Bardhi Sejdarasi, ekspert për çështjet ekonomike.

Shqipëria sot po paguan gjithë pasojat e keqmenaxhimit 30 vjeçar në sektorit të hidrokarbureve. Mesatarja e çmimit të naftës gjatë javës së fundit llogaritet me rreth 240 lekë për litër, duke pësuar një rritje me afro 30% që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukraninën më shumë se një muaj më parë./VOA/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir bejtja mimoza picari nako petro rezart taçi rritja e cmimit te karburantit ilir bejtja mimoza picari nako petro rezart taçi rritja e cmimit te karburantit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës