LIVE UPDATES
Aktualitet

Mero Baze: Njeriu i Berishës kërcënon Desada Metajn

31 Mars 2022, 18:55 Nga DOSJA
Mero Baze: Njeriu i Berishës kërcënon Desada Metajn

TIRANË– Botuesi Mero Baze ka ndarë një lajm në shkrimin e tij të botuar në “Gazeta TemA”, ku pretendon se Desada Metaj ishte kërcënuar nga persona të afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në shkrimin e tij, Baze nuk përmend emra, por jep detaje nga sulmi e kërcënimet që i janë bërë Metajt, duke shtuar se sjellje të tilla priten nga Berisha.

“Sot ish- këshilltarja e shtypit e Lulzim Bashës, Desada Metaj është kërcënuar fizikisht nga njeriu më i afërt i Sali Berishës, duke ju trimëruar se mund të shkonte ta gjente aty ku ishte dhe ta zhdukte. Shtoi kësaj dhe fjalorin e një banditi kur kërcënon një femër, dhe ti i kupton mirë tani prioritetet që ka Sali Berisha në Partinë Demokratike. Nuk di nëse Prokuroria do merret me ketë çështje, por PD pa diskutim qe do përballet me ketë vale dhunuesish,”-shtoi Mero Baze. Ndërkohë që deri më tani, vetë Metaj nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me sulmin, duke e lënë çështjen të kalojë në heshtje.

SHKRIMI I PLOTË:

Sali Berisha u tërhoq nga votimi në grup parlamentar për t’u pranuar si deputet, pas përjashtimit të tij më 9 shtator. Edhe pse e paralajmëroi atë si sfidë nën moton “vendos vota”, pas debatit sot me Enkelejd Alibeaj në zyrat e Partisë Demokratike, ai nuk guxoi të kërkonte votim.

Votimi në fakt është një atentat i rëndë ndaj Partisë Demokratike, pasi institucionalizon dilemën anti-amerikane të Partisë Demokratike, por Sali Berisha nuk u tërhoq për këtë arsye. Për këtë arsye ai ishte gati të votohej dhe ta bënte fakt të kryer. Arsyeja që ai u tërhoq ishte pasiguria se ai mund ta fitojë këtë betejë në një votim të fshehtë brenda grupit parlamentar. Grupi parlamentar është kështjella e fundit legjitime brenda asaj ngrehine tashmë të shkatërruar, dhe Sali Berisha e ka të pasigurtë betejën e heshtur.

Për këtë arsye ai po përpiqet ta shtyjë atë në kohë dhe ndërkohë të vazhdojë fushatën e shantazhit fizik, psikologjik dhe spastrimet në Partinë Demokratike. Ka ditë që e ka nisur këtë fushatë. Pas pushimeve dhe spastrimeve arbitrare në PD, kanë filluar dhe kërcënimet e dhunshme. Sot ish- këshilltarja e shtypit e Lulzim Bashës, Desada Metaj është kërcënuar fizikisht nga njeriu më i afërt i Sali Berishës, duke ju trimëruar se mund të shkonte ta gjente aty ku ishte dhe ta zhdukte.

Shtoi kësaj dhe fjalorin e një banditi kur kërcënon një femër, dhe ti i kupton mirë tani prioritetet që ka Sali Berisha në Partinë Demokratike. Nuk di nëse Prokuroria do merret me ketë çështje, por PD pa diskutim qe do përballet me ketë vale dhunuesish. Duke u ndjerë i pasigurtë, ai tani do të shtyjë në kohë ballafaqimin me grupin parlamentar dhe do të krijojë klimë terrori mbi gjithë ish- mbështetësit e Lulzim Bashës, duke i dhënë selisë së PD trajtën e një reparti ushtarak, që mbrohet nga bandat e tij. Kjo gjendje psikologjike e tij është e kuptueshme, pasi ai më pak se kushdo tjetër është i interesuar të ketë një Parti Demokratike të madhe.

Në psikozën e luftës ku ka hyrë me SHBA, ai është gati të pastrojë dhe tunelet poshtë SHQUP, që ndryshe nga Ilir Meta, të mos jetojë me paranojat që do vdesë në Malin me Gropa, por në ndonjë gropë të SHQUP. Dhe me siguri që aty poshtë ka ndonjë strehim, duhet t’ia nisë nga puna. Ai që në fakt qesëndisi Lulzim Bashën për dyert e blinduara të vendosura kundër banditëve të tij, sot po përpiqet të kthejë PD në një repart taliban të dhunshëm, ku të mos guxojë të afrohet asnjë njeri normal, që nuk ka ndërmend të rrihet apo të shahet me banditët që mbushin oborrin e tij.

E vetmja gjë që ai ka në mendje tani, është t’i japë kohë vetes sa të mos lejojë askënd që nuk e adhuron atë, të kalojë atë prag. Dhe po e bën me shpejtësi, dita- ditës. Të gjithë ata që kanë iluzione tek “hapja” e PD, apo bashkëjetesa me Sali Berishën, duhet të marrin më parë “vizën” tek banditët e tij, pastaj të hyjnë në oborrin e PD dhe të quhen anëtarë të saj. Pasi t’i ketë poshtëruar të gjithë, pasi të jetë bindur se ata që kanë mbetur janë me të, ai pastaj mund të organizojë “votim” në Këshill Kombëtar për t’i bërë karshillëk SHBA dhe për ta varrosur përfundimisht PD. Tani për tani do keni punë me banditët e tij. T’i gëzoni!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet desada metaj kercenohet desada metaj mero baze sali berisha desada metaj kercenohet desada metaj mero baze sali berisha

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Mars 2022, 18:04

MOS, ngelëm pa satelitë!

TIRANË– Muaji mars iku, po ne ngelëm “bosh”! Pa satelitin e premtuarnga kryeministri Edi Rama në hapësirë. Ky i fundit premtoi publikisht...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet