LIVE UPDATES
Politike

Projekti “Mini-Shengen”, Basha: E kam mbështetur, por nuk duhet të harrojmë tre gjëra

12 Prill 2021, 19:42 Nga DOSJA
Projekti “Mini-Shengen”, Basha: E kam mbështetur, por nuk duhet

TIRANË– Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Pesë pyetje nga Babaramo’ foli mbi marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës, ku sipas tij do të jetë prioritare.

Teksa u pyet për Mini-Shengenin, Basha tha se nuk mund të ketë një marrëveshje të tillë duke përjashtuar Kosovën.

‘Nuk i hedh dot hi syve as shqiptarëve, as qytetarëve të Kosovës, as qytetarëve të Shqipërisë, as qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, as qytetarëve të Serbisë me lojëra gjoja bashkëpunimi rajonal që përfundojnë me dreka, darka, e samite pa produkt. Qytetarët e Ballkanit meritojnë anëtarësim në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian natyrisht e ka shtruar rrugën, e ka marrë vendimmarrjen politike por sigurisht ka kushte për tu përmbushur.’– u shpreh Basha.

Lulzim Basha: Unë mund të flas për raportet e Partisë Demokratike dhe të mijat dhe mund t’ju them që ne marrëdhëniet me Kosovën i konsiderojmë dhe kemi provuar që për ne janë prioritare. Qeveritë dhe parlamentin në Kosovë i zgjedh qytetari i Kosovës, i zgjedh populli i Kosovës. Pavarësish kush është në krye të vendit detyra e Shqipërisë është të jetë në mbështetje totale të republikës së Kosovës, të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të objektivave të saj, që janë vazhdimi i njohjes ndërkombëtare nga ato vende që  se kanë njohur akoma, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare dhe lehtësimi i të gjitha pengesave që bëjnë të pamundur njëjtësimin midis Shqipërisë e Kosovës, në çdo fushë që ka të bëjë më ekonominë, ka të bëjë me kulturën, ka të bëjë me artin, me arsimin. Në çdo fushë të jetës. Dhe për këtë ne kemi qëndrime, objektiva dhe plane shumë të qarta.

Besoj, jam i bindur që me qeverinë e zotit Kurti ne do të punojmë ngushtësisht në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Të rritjes ekonomike dhe të mirëqenies së tyre që është sfida e parë dhe kryesore. Por sigurisht do të jemi në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës edhe për prioritetet që shpreha më parë. Dhe këtu do të ketë një kontrast po kaq të qartë, një ndryshim po kaq të qartë në atë që ka ndodhur 8 vite me rrallë ku politika kaotike dhe e dëmshme e kryeministrit në ikje vendosi një precedent të shëmtuar që nuk e kishim parë më parë. Se rreth disa pikave politika shqiptare është bashkuar gjithmonë dhe këtu patëm për herë të parë një dëmtim të interesit kombëtarë, një dëmtim të interesave të Kosovës për shkak të personalizimit dhe protagonizmit pa asnjë strategji, pa asnjë  plan deri në nivel të një sjellje vasale të kryeministrit në ikje. Me kryeministrin e ri të 25 prillit qeverinë time, Kosova e ka të garantuar shtetin shqiptarë ashtu siç i takon, në krah të saj dhe sfidave të saj të cilat do t’i kapërcejmë së bashku.

Ilir Babaramo: Një nga temat më të debatueshme mes Prishtinës dhe Tiranës gjatë viteve të fundit, 2-3 viteve të fundit ka qenë i ashtuquajturi minishengen. Ju ca qasje keni?

Lulzim Basha: Minishengeni është një projekt i cili në mënyrën si u prezantua dukej si një tekë e kryeministrit në ikje dhe e disa shokëve të tij për të mbuluar dështimet apo deficitet që kanë krijuar në raport me demokracinë, me të drejtat dhe liritë themelore, me lirinë e medias. Me dështimin për t’ju sjellë qytetarëve zhvillimin ekonomik që ai premtoi kur erdhi në pushtet në vitin 2013. Lëvizja e lirë është në themel të bashkëpunimit midis vendeve. Dhe lëvizja  e lirë në rajon është diçka të cilën unë personalisht e kam mbështetur edhe si pjesë e qeverisë së mëparshme. Mbaj mend në muajin e parë të shërbimit si ministër i brendshëm, kemi diskutuar që qytetarët e vendeve të Europës Juglindore të lëvizin vetëm me karta identiteti edhe të shkojmë drejt një reduktimi të barrierave. Por ndërkohë nuk duhet të harrojmë 3 gjëra në raport me të ashtuquajturin Minishengen. E para nuk mund të ketë proces të tillë duke përjashtuar Kosovën. Kjo është kategorike. Dhe nuk mund të fshihesh pas gishtit. Çfarë dua të them me këtë? Është imperative që dialogu Kosovë- Serbi të prodhojë rezultatin final që është njohja e ndërsjellët. Pa diskutim duhet ecur edhe në fushat e tjera dhe nuk duhet penguar asnjë fushë por ky duhet të jetë objektivi final dhe nuk mund as të riparohet, as të zëvendësohet, as të zbutet efekti jonormal që sjell kjo përzgjatje e procesit të njohjes së ndërsjellët që në fakt nuk bën gjë tjetër veçse e mban në radhë të parë Serbinë peng në raport me integrimin Europian dhe krijon tensione të pa nevojshme në rajon. Së dyti, duhet zbatim i plotë i proceseve të tjera siç është procesi i Berlinit, siç është EFTA. Dhe së treti dhe më madhorja, ne duhet të përgatisim vendet tona për anëtarësimin në Bashkimin Europian, për Shengen-in e vërtetë. Dhe kjo kërkon punë dhe reforma në vendet tona. Nuk i hedh dot hi syve as shqiptarëve, as qytetarëve të Kosovës, as qytetarëve të Shqipërisë, as qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, as qytetarëve të Serbisë me lojëra gjoja bashkëpunimi rajonal që përfundojnë me dreka, darka, e samite pa produkt. Qytetarët e Ballkanit meritojnë anëtarësim në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian natyrisht e ka shtruar rrugën, e ka marrë vendimmarrjen politike por sigurisht ka kushte për tu përmbushur.

Tani duhet vullneti për ti përmbushur këto kushte në raport me demokracinë, në raport me ekonominë, në raport me gjithçka tjetër. Sepse një vend që nuk i funksionojnë institucionet demokratike, që nuk bën zgjedhje të lira, që nuk ka drejtësi të pavarur, që nuk ka institucione që i takojnë qytetarëve por i takojnë oligarkëve apo një grushti pushtetarësh nuk shkon dot në Europë. Një vend me rrogë 200 euro nuk shkon dot në Europë. Dhe janë dështimet në kryerjen e këtyre reformave që pastaj i shtyjnë liderët e dështuar siç është ky dështim 8 vjeçar këtu në Shqipëri të hidhen në aventura, të krijojnë fabula që siç thuhen ashtu harrohen. Sepse realisht asgjë s’ka ndodhur. 8 vjet asgjë s’ka ndodhur. Pra për ta prerë shkurt dhe qartë prioritet për ne do të jetë ecja përpara me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, një politikë rajonale e fqinjësisë së mirë dhe  e lehtësimit të çdo barriere por pa diskutim në qendër të kësaj politike do të jetë zgjidhja përfundimtare e  problemit të njohjes së ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë e cila do të sjellë të mirat e saj në çdo rrafsh, përfshirë rrafshin ekonomik të integrimit europian për shqiptarët por edhe për serbët.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha minishengeni ballkanik zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha minishengeni ballkanik zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari