LIVE UPDATES
Aktualitet

Projekti i TEC-it në Korçë, Peleshi: Nëse do jetë ndotës s’do ketë asnjë shans të ndërtohet

6 Mars 2019, 09:21 Nga DOSJA
Projekti i TEC-it në Korçë, Peleshi: Nëse do jetë

Tiranë- Për çështjen TEC-it në Korçë, projekti ky i cili është kundërshtuar edhe nga banorët e zonës ka folur së fundmi edhe ish-ministrit i Bujqësisë Niko Peleshi. 

Peleshi shprehet se në rast se ky TEC do të shtojë ndotjen në qytet, vetë ai do të jetë kundër këtij ndërtimi, njësoj si kryebashkiaku Sotiraq Filo.

Peleshi thekson se ky projekt nuk ka marrë ende autorizim nga ana e Ministrisë së Energjitikës dhe të Infrastrukturës, dhe as nga Ministria e Mjedisit, që do të marrë parasysh nivelin e ndotjes.

Për këtë projekt nuk kanë munguar edhe akuzat nga PD  e cila shprehet se do të jetë një përbindësh ekologjik pët korçarët. (lexo këtu)

Reagimi i plotë i Niko Peleshit: 

2 fjalë për projektin e TEC-it për t’i mbyllur rrugën spekulimeve:

I. STATUSI AKTUAL I PROJEKTIT

1. Investitoret kane kerkuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një centrali elektrik që përdor si lëndë djegëse gazin e TAP. E kane marre kete status si detyrim i ligjit te investimeve strategjike per te gjitha projektet mbi 30 mln euro.

2. Ky status ka te beje VETËM me detyrimin e institucioneve per te kthyer pergjigje në një afat më të shkurtër. Përgjigjja mund të jëtë NEGATIVE ose POZITIVE, por duhet të jëtë e shpejtë. Pra statusi ka të bëjë thjesht me reduktimin e burokracisë dhe NUK nënkupton LEJIMIN apo APROVIMIN e investimit. ASPAK.

3. Për rrjedhojë ky projekt NUK ka marrë ende autorizimin nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

4. Projekti NUK ka marre as miratimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

II. QENDRIMI IM I SHPREHUR NË KOMITETIN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE DHE AKTUALISHT.

1. Jam tërësisht në të njëjtin qëndrim me kryetarin e bashkisë, z. Sotiraq Filo.

2. Pra, ne qofte se ky projekt shton SADOPAK ndotjen ne qytet, UNE JAM AKTIVISHT KUNDER dhe projekti nuk do të ketë ASNJE SHANS të realizohet kundër vullnetit të institucioneve dhe interesit te Korçës.

3. Angazhimi i investitorëve për:

– të reduktuar ndotjen në qytet duke eliminuar ndotjen prej tymit të druve të zjarrit me anë të ndërtimit të një sistemi për ngrohjen e qytetit me ujë të ngrohtë dhe

-për të ndërtuar një termoelektrocentral me ndotje me të ulët se sa ndotja që eliminohet, NUK MUND TE JETE NJE FJALE GOJE.

4. Ky angazhim duhet të vërtetohet shkencërisht dhe në diskutim transparent me qytetarët e Korçës.

5. Fakti që në Bashkinë e qytetit nuk është depozituar ende një raport i plotë për të gjitha kēto cështje, është një sinjal joserioziteti.

6. Të gjitha spekulimet në emër të interesit të politikës janë përpjekja e rradhës për të përfituar ndonjë votë të dëshpëruar duke shpikur gogolin. Ato nuk kanë lidhje me qytetarinë dhe me dashurinë për qytetin dhe nuk jane as të parat, as të fundit në listën e shpikjeve të projekteve fantazmë. Korça sot është një projekt i ushqyer me dashurinë e pasionin e qytetarëve të mirë. Pas 12 viteve punë kemi ndërtuar një destinacion kombëtar dhe model zhvillimi, por është vetëm fillimi. Do të na duhet të vazhdojmë punën për të ndërtuar mirëqënie për çdo familje. Eshtë një rrugë e gjatë pa kthim. Koha na ka treguar se kjo rrugë nuk është e shtruar me asfalt.

7. Shqetësimi i artikuluar i qytetarëve korçarë jashtë spekulimeve partiake, është shprehje e kulluar e ndjeshmërisë qytetare dhe e emancipimit të qytetit tonë.

Mbase ky qëndrim le pa punë ndonjë të punësuar në makinerinë e të pavërtetave, por ky nuk është problemi im.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndërtimi i tec korçë niko peleshi ndërtimi i tec korçë niko peleshi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit