LIVE UPDATES
Politike

‘Programi i PD-së si menu dëshirash’/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Ndan paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njer

8 Mars 2021, 11:19 Nga DOSJA
‘Programi i PD-së si menu dëshirash’/ Tabaku i

TIRANË– Partia Demokratike, ka reaguar pas aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme kryeministri Edi Rama në lidhje me emigracionin e shqiptarëve. Rama u shpreh se koalicioni i PD-së me aleatët për zgjedhjet e 25 prillit është si KÇK, e se programi elektoral është si menu dëshirash.

Ishte ish-deputetja, Jorida Tabaku, ajo e cila doli në një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj, Tabaku akuzoi qeverinë se për 8 vite ka mbyllur vendet e punës e për këtë arsye ka ardhur dhe largimi masiv i shqiptarëve.


Tabaku tha se nuk ka fare rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është pjesë e listës së Edi Ramës, por ajo që mbetet problemi kryesor i Shqipërisë është Rama dhe pa larguar atë nuk do të ketë asnjë ndryshim.

DEKLARATA E JORIDA TABAKUT: 

Në 8 vjet, Edi Rama e shndërroi vendin në një vend të shkretë për të rinjtë dhe profesionitët. Për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare, vendet e punës u mbyllën për shqiptarët e shqiptarët u larguan masivisht.

Edi Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njerëzish, duke vrarë shpresën se në këtë vend secili mund të ndërtojë një jetë të qetë dhe një të ardhme të sigurtë. Edi Rama ka dështuar për 8 vite dhe e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit për të patur sukses. Dhe nuk mund të sjellë asnjë përmirësim e asnjë ndryshim për jetën e shqiptarëve.

Ndryshimi që kemi nevojë është një qeveri që kujdeset për ju. Që kujdeset se pagat duhet të jenë më e larta. Që kujdeset që shteti duhet të sigurojë më shumë vende pune.
 Që ju të keni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsimim më të mirë për fëmijët tuaj. Qeveria duhet të garantojë që vendi ynë të jetë më i mire, në mënyrë që fëmijët tanë të mos ikin dhe të mos largohen dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Për të patur sukses, së pari duhet të largojmë Edi Ramën, së pari duhet të largojmë qeverinë me të cilën kemi ngelur për 8 vite në vendnumëro. Nuk ka fare rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është pjesë e listës së Edi Ramës. Ajo që ka rëndësi është se problemi kryesor i Shqipërisë është Rama dhe pa larguar atë nuk do të ketë asnjë ndryshim. Lajmi i mirë është se qytetarë e kanë kuptuar këtë. Që shqiptarët e kanë kuptuar këtë. E shohim entuziazmin çdo ditë në rrugë. E shohim në çdo takim, shohim bizneset që na presin dhe mezi presin ditën për ta larguar Edi Ramën. E thonë qytetarët në çdo takim, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo rrugicë e në çdo derë që ne trokasim. Shqiptarët duan ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe që s’u arritën kurrë nga riciklimi i të njëtave fraza dhe shprehje në tetë vitet e fundit të cilat, të gjithë e dimë se nuk do t’i mbajë. Sepse nuk i ka mbajtur deri më sot. Është koha për ndryshim!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku partia demokratike jorida tabaku partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj