LIVE UPDATES
Politike

Programi i PD për shëndetësinë, eksperti Koduzi: Do paguajmë të gjithë specializantët me 950 euro në muaj

1 Shkurt 2021, 10:23 Nga DOSJA
Programi i PD për shëndetësinë, eksperti Koduzi: Do

TIRANË– Eksperti i shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi ka dhënë më shumë detaje lidhur me programin. Në fjalën e tij, Koduzi theksoi se në programin e PD-së për shëndetësinë, pacientët nuk do të duhet që t’i blejnë më vetë barnat pasi do të rimbursohen të gjitha bazuar në protokollet mjekësore. Ndërsa shtoi se do të rritet edhe pagesa për mjekët që specializohen, duke përmendur shifrën prej 950 eurove në muaj. 


Nuk do të ketë më blerje të barnave nga xhepi sepse bari nuk është në listën e rimbursimit apo nuk mund t’i blejnë për shkak të pamundësisë financiare. çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit. Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke i paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 Lek te re janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali,”-tha Koduzi. 

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR SHËNDETËSINË NGA GAZMENT KODUZI

Jam shumë krenar që jam sot këtu. Për herë të parë, prej shumë kohësh, shqiptarët po e ndjejnë ndryshimin që po vjen. Kushdo që e dëgjoi Lulzim Bashën tani, e kupton plotësisht se Shqipëria ka më në fund një plan. Javën e kaluar ne pamë që Shqipëria ka një plan ekonomik dhe sot Basha zbuloi se Shqipëria ka një plan për shëndetësinë. Jo një plan dosido, por një plan të vërtetë, të menduar mirë, me angazhime specifike që ndryshe nga Rama, ne do t’i përmbushim. Jo premtime boshe. Jo ëndrra që nuk do të bëhen kurrë realitet. Thjesht një plan që do të ofrohet dhe ekzekutohet nga Basha dhe qeveria e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Dua të ndalem me ju në disa nga pikat kryesore në këtë plan: 1- Ne do t’i kthejmë dinjitetin qytetarëve: çdo qytetar do të ketë kartën e tij të sigurimeve shëndetësore dhe me të në dorë do të vizitohet tek mjekut që ai dëshiron, ndërsa fatura do të paguhet nga sigurimet shëndetësore. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të paguajë nga xhepi për analizat, diagnostikimin dhe mjekimin e tij. Ne do të ndjekim parimin: pacienti zgjedh ofruesin, paraja ndjek pacientin. 2- Nuk do të ketë më blerje të barnave nga xhepi sepse bari nuk është në listën e rimbursimit apo nuk mund t’i blejnë për shkak të pamundësisë financiare. çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit. Ne do të reformojmë sektorin farmaceutik me qëllim që çdo shqiptar të marrë barna të cilësisë së njëjtë me një qytetar të Bashkimit Europian apo të vendeve të zhvilluara ekonomike. 3- Ne do t’i kthejmë dinjitetin personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë. Ne do të rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro dhe infermierëve në 700 Euro. Ne do të frenojmë largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria, për arsye ekonomike apo për karrierë profesionale. Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, apo hapjes së një fakulteti të ri publik. Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke i paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 Lek te re janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali. 4- Ne do të investojmë në shëndetin publik, me fokus përmirësimin e shëndetit të popullatës, kapjen në kohë të sëmundjeve onkologjike, si dhe përballimin e epidemive të ndryshme, duke reformuar Institutin e Shëndetit Publik dhe investuar në kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturë. Miqtë e mi! Pas 8 vitesh dështime të Ramës, pas 8 vitesh që Rama e ka lënë pas dore sistemin tonë shëndetësor. Pas 8 vitesh që Rama ju ka lënë pas dore juve, është koha t’i themi Ramës lamtumirë! Ne do ta sjellim ndryshimin që është kaq i domosdoshëm në Shqipëri. Basha do ta sjellë këtë ndryshim. Vetëm me Bashën, Shqipëria fiton!

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend koduzi programi shendetesori i pd gazmend koduzi programi shendetesori i pd

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më