"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama: Meta e Berisha kërcënojnë reformën në drejtësi, koalicioni PD-LSI, kanë mbledhur “Kuçin dhe Maçin” për 25 pr
3 Mars 2021, 09:11Nga DOSJA
TIRANË–Etilda Gjonaj do të kryesojë listën e Partisë Socialiste në kryeqytet, ndërsa Toni Gogu do të garojë në vendin e deputetes Vasilika Hysi në kryeqytet. Këto ishin “lajmet” që prodhoi sot aktiviteti “Deputeti që duam”, ku më shumë sesa u fol për emrat e kandidatëve për deputetë, socialistët e patën fokusin tek Reforma në Drejtësi.
Kryeministri Edi Rama e nisi takimin me një monolog, ku në fokus ishte Drejtësia. Edi Rama nuk i kurseu akuzat dhe sulmet për opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi, ku tha se kjo dyshe mbështet nga prokurororë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, dhe të tjerë që janë të korruptuar, por që nuk kanë dalë ende para trupës gjykuese. Ai i cilësoi Partinë Demokratike, LSI-në dhe KÇK-në si ‘tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh’.
Rama u shpreh se PS është mbështetja më e madhe e Reformës në Drejtësi, ku përmendi rastet e ‘freskëta’ të mjekut Edvin Prifti dhe gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka pa përmendur as koalicionin e dy partive PD-LSI, duke e cilësuar si një “marrëveshje qesharake tragjedi-komike“. Sipas tij, kjo marrëveshje është e imponuar me Sali Berishës dhe Ilir Metës ‘për të lidhur kokën e Lulit’.
Rama u ndal edhe te elektoratit gri, ku i bëri thirrje që të marrin pjesë në votimet e 25 prillit, për të vendosur edhe fatin e reformës në drejtësi. Ai shtoi se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se si do të jenë gjykatat apo dhe prokuroritë në dekada.
Gjatë prezantimit të platformës, u dha lajmi se deputetja Vasilika Hysi ka vendosur që pas 12 viteve të largohet nga angazhimet e saj nga Partia Socialiste. “Do u lë vendin kalamajve”, tha Rama referuar nxënësve të saj, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, e ndërsa në fjalën e saj, Hysi ka bërë një përmbledhje të gjithë rrugëtimit të saj në politikë.
Kryeministri Edi Rama e ka falënderuar Vasilika Hysin për kontributin e saj në PS, ndërkohë që ka pranuar gabimin me përzgjedhje të caktuara të njerëzve në PS. Ai i kërkoi falje Hysit më tej për shqetësimet dhe stresin që kanë kaluar për shkak të këtij gabimi.
(a.b;k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm ditën e sotme në njësinë nr.3 në Tiranë ku u takua dhe bisedoi me biznese e qytetar...
TIRANË– Lefter Maliqi ka bërë të ditur ditën e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë për LSI-në në Berat. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Fa...
TIRANË– Edi Rama do të bëjë një rifreskim të grupit parlamentar, duke lënë jashtë disa emra që nuk kanë pasur protagonizëm politik në këtë legjislatu...
Politike 3 Mars 2021, 07:57
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video në ‘Facebook’ nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit. Teksa sjellë në kujtesë...
Politike 3 Mars 2021, 07:55
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka renditur sipas tij dështimet e Ramës në 8 vite qeverisje, shprehet se Shqipëria është një sht...
TIRANË– Shifrat e larta të personave që po infektohen nga Covid në Shqipëri ka sjellë tension mes qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshim masash. Një p...
E ftuar në emisionin “Opinion”, Hana e ka cilësuar përfshirjen në PS si një dhënie mundësie.E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me arsyet që e shtynë në ...
TIRANË- Ish-gazetari dhe redaktori i “Zërit të Amerikës”, ka komentuar së fundmi zgjedhjet në Kosovë , të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje, me Krye...
TIRANË- Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, për EuroAzinë, Frank Shkreli, komentoi edhe dekoratën që Departamenti Amerikan i Shtetit i dha ish-kreut të KLD, ...
TIRANË– Mjeku njëkohësisht ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova ka treguar një histori personale sa i përket marrëdhënies me ish-presidentin e vendit, ...