LIVE UPDATES
Bota

Problem ynë është një patriotizmi i rrejshëm, mburremi me kombësi, rrahim gjoksin, Abazoviç për shqiptarët në Mal të

19 Korrik 2021, 10:33 Nga DOSJA
Problem ynë është një patriotizmi i rrejshëm, mburremi

Nën drejtimin e partisë URA, Abazoviç doli nga zgjedhjet me 4 deputetë. Ai u bashkua me koalicionin anti-Gjukanoviç, duke plotësuar kështu 41 deputetë, të mjaftueshëm për krijimin e qeverisë së re.

Ditën e enjte, më 15 korrik, Abazoviç zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u takua me përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Edhe pse me një axhendë të ngarkuar, ai pranoi ftesën e Universitetit Europian të Tiranës, për të qenë i pranishëm në një bashkëbisedim me pedagogë e studentë të këtij universiteti, për të diskutuar mbi temën “Sfidat e Malit të Zi për modernizimin e shtetit”.

Gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë, patët një axhendë të ngjeshur takimesh. Çfarë raportesh keni me politikanët e Shqipërisë?

Kjo është vizita ime e parë, edhe si përfaqësues i qeverisë së re. Kam takuar Kryeministrin, Presidentin, kryetarin e opozitës, ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë dhe ndiej një energji shumë pozitive. Dua të përmend edhe diçka, sa iu përket marrëdhënieve mes nesh. Në votimet e 30 gushtit në Mal të Zi, estabilishmenti në Shqipëri ka pasur preferenca të tjera.

Kjo është diçka legjitime dhe nuk e kam marrë si personale. Pastaj ata kanë pasur disa iniciativa, që vendimet tona të jenë më ndryshe. Edhe kur kanë përkrahur tjetërkënd, edhe kur kanë pasur vizione të tjera, nuk kam mbajtur qëndrim negativ ndaj tyre. Qëndrimet janë personale dhe politikën e drejtojmë në mënyrën që mendojmë se është më e mira. Koha tregoi se ato vendime nuk kanë qenë të dëmshme për asnjë palë. Tjetër gjë është kur arritjet fshihen pas dikujt tjetër.

Unë këtë gjë nuk e praktikoj. Respekti më i madh është për rrugën që e krijoni dhe kësaj rruge duhet t’i qëndroni deri në fund. Mendoj se dy shtetet tona munden të zhvillojnë marrëdhënie të mira dhe qëllimi është të bëjmë gjëra konkrete. Këtë kam kërkuar edhe prej Kryeministrit Rama, të bëhen gjëra konkrete. Ide, vizita, shkëmbime, fjalë të bukura ka pasur edhe me qeveritë e mëparshme. Mua më interesojnë vetëm gjërat konkrete. A mundet të lëmë një vepër pas, kur ta kemi kryer misionin tonë, pasi gjithsecili ka për të kryer ciklin e vet në politikë, dikush ka për të qëndruar më gjatë e dikush më pak. Ndoshta nuk kemi mundësi t’i realizojmë të gjitha gjërat që diskutuam, por do të isha i kënaqur nëse realizohen një pjesë prej tyre.

Mali i Zi, në proceset e integrimit, është pak më përpara se Shqipëria, por duket se kohët e fundit ka një stopim. Jeni dakord ju me retorikën kritike të Kryeministrit Rama ndaj BE-së? Në çështjen e integrimit, i kujt është faji, i BE-së apo vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Unë jam euro-optimist dhe politika ime gjithmonë ka qenë pro europiane. Mendoj se pa një integrim të të gjithë këtyre shteteve, nuk kemi për të arritur stabilitetin e duhur. Për momentin, për shtetet e Ballkanit nuk ka asnjë alternative, përveçse integrimit në BE. Por, jam kritik. Nuk do të flas për kritikat që bën Kryeministri Rama, por do të flas për perspektivat nga Mali i Zi. Prej progres-raporteve të 10 viteve të fundit, ne kritikohemi se nuk kemi rezultate në kapitujt 23, 24, që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qeveria e re ka identifikuar Prokurorinë, si institucionin më problematik. Për të ndryshuar situatën, kemi kërkuar të ndryshojmë ligjin, por BE-ja thotë se nuk duhet ta bëjmë dhe se duhet të presim edhe dy vjet që të kalojë afati me një Këshill të Prokurorisë. Unë kam bërë shumë biseda, shumë luftë dhe iu kam drejtuar një pyetje: “A doni ju që pas një viti t’ju tregojmë se kemi arritur rezultatin e kërkuar? Nëse doni rezultat, duhet të na lejoni që ne të ndërrojmë konceptin, që deri tani ka qenë i pasuksesshëm”. Kritika ime shkon në këtë pjesë të burokracisë. Nuk ka modele unike. Diçka që funksionon në Estoni apo Luksemburg, në Mal të Zi nuk funksionon.

Duhet të sensibilizohen sesi të ndihmojnë shtetet tona. Kush e ka fajin? Fajin e kemi ne, sepse parimisht ne kërkojmë të bëhemi pjesë e BE-së. Ne as e kemi pranuar vetë që duhet të bëhemi pjesë e tyre, të respektojmë normat e kërkesat e tyre, pasi të kemi treguar një vullnet politik e administrativ që t’iu bashkëngjitemi. Prej tyre presim mirëkuptim dhe influencë më të madhe ekonomike. Nga ana tjetër, edhe ne duhet të jemi të gatshëm të bëjmë pak më shumë kompromise për të kuptuar se procesi i integrimit evropian nuk është që t’i bëjmë qejfin Brukselit. Është një proces që shkon në favor të Podgoricës, Tiranës, etj.

Cili është statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, pasi siç dimë që ajo pjesë e popullsisë që identifikohet si e tillë, po tkurret gjithnjë e më shumë?

Problem ynë është një patriotizëm i rrejshëm. Mburremi me kombësi, rrahim gjoksin etj. Rezultati i kësaj është rënia e popullsisë shqiptare, nga 7% që ka qenë në 2001, në 4.9% në 2011. Politika ka pasur si qëllim vetëm të marrë poste dhe jo të krijojë kushte. E para, duhet të ulen tensionet. Duhet të hyjmë në sfidë për të treguar se mundemi të bashkëpunojmë me të tjerët. Ballkani ka pasur luftëra, ka pasur probleme dhe për rrjedhojë ka paragjykime. Duhet të tregojmë se luftojmë jo vetëm për vete, por edhe për të drejtat e të tjerëve. Të drejtën që e kërkoni për vete, jepuani edhe të tjerëve! Nëse kërkoni diçka që është konform rregullave dhe krejt legjitime, jepja edhe tjetrit.

Ta bëjmë ne hapin e parë, ndoshta duhet të ndodhte e kundërta. Meqë ajo nuk ka ndodhur, ta bëjmë ne hapin e parë, që të bëjnë ata të dytin. E në këtë mënyrë, edhe neve të na perceptojnë ndryshe. Së dyti, duhet të krijojmë kushte jetësore. Jemi në një situatë që njerëzit shpërngulen. Prej gjithë qyteteve në bregdetin e Malit të Zi, vetëm Ulqini është komunë e varfër. E ka madhësinë, hapësirën dhe potencialin më të madh se krejt komunat e tjera. A është kjo prej faktit se aty jetojnë vetëm shqiptarë? Me siguri, 50% është e vërtetë, 50% nuk është e vërtetë.

A na ndalon kush neve të pastrojmë qytetin? A vjen dikush prej Podgorice e na thotë, “mos e rregullo më mirë, mos e promovo më mirë”? A vjen dikush të na thotë, “pse jeni ju 20 parti shqiptare”? Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona. A ka lidhje situata me qeverinë? Edhe ka, sa u përket investimeve apo çështjeve të tjera. Por, mënyra sesi ne luftojmë për të drejtat tona duhet të ndryshojë. Duhet të jemi të gatshëm të dalim prej getos. Njerëzit janë të varfër në mendje, jo në xhep, edhe nëse nuk kanë para. Duhet të ndryshojmë vizionin e të kërkojmë gjëra më të mëdha, më megalomane. Si mundet të bëhet Ulqini brand europian? Kjo më intereson mua dhe jo të krahasohemi me një komunë që është pak më mirë se ne financiarisht.

Sa i takon gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi, mendoj se janë rritur kohët e fundit tensionet, por nuk ka të bëjë me pakicat. Sfida do të jetë më e madhe në veriun e Malit të Zi, pasi është duke u zbrazur. Nuk ka zhvillim, njerëzit janë në moshë dhe rinia është larguar. Duhet të bëhen disa projekte infrastrukture dhe projekte zhvillimore për hapjen e vendeve të punës, që të mbahet një pjesë e popullsisë. Drejt veriut po bëhet autostrada. Ndoshta nuk ka për të pasur një impakt të jashtëzakonshëm, por do të ketë sadopak ndikim. Shpresoj që për 10 vitet e ardhshme, Mali i Zi do të jetë shumë më mirë sesa është tani. Në kohët e globalizimit, duhet të ecim më shpejt e të jemi më shtet atraktiv e paqësor për gjithë qytetarët që jetojnë aty, por edhe për ata që vijnë nga rajoni apo bota.

Pyetja e fundit lidhet me disa dilema që ishin në momentin e krijimit të qeverisë së re. Dua t’ju pyes për qëndrimin në lidhje me NATO-n dhe Kosovën, a do të jetë i njëjti apo do të ndryshojë?

Kanë qenë këto dilema, prandaj jam i kënaqur me arritjet tona. Duket pak arrogante, por kjo është e vërteta. Ajo që kemi arritur, është historike dhe e rëndësishme për zhvillimin e politikës në të ardhmen. Në zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në Mal të Zi, është ndërruar pushteti. Gjithmonë ndryshimet kanë ndodhur me një kataklizëm, me fillimin e luftërave, por kurrë nuk kanë qenë në mënyrë paqësore.

Arritja tjetër kryesore ka qenë marrëveshja e 8 shtatorit, ku janë shkruar parimet që do të respektohen për të bërë qeveri. Në këtë marrëveshje, më të inkorporuara kanë qenë këto çështjet që përmendët ju. Janë të inkorporuar disa parime, si: mosprekja e gjërave që kanë të bëjnë me identitetin e Malit të Zi dhe pavarësinë e tij; zhvillimi i një politike të mirëfilltë rajonale; mosndërhyrja në çështjen e Kosovës, pranimit ose mospranimit dhe vazhdimin e partneritetit të plotë.

Kemi vendosur parimet në tavolinë dhe kemi thënë: “Nëse dikush është dakord me këtë, kemi për të ecur më gjatë. Nëse dikush nuk është dakord, ne nuk jemi partnerë dhe gjeni të tjerë”. Të gjithë e kanë pranuar atë dhe ata kanë ardhur në gjirin tonë, e prej atëherë nuk kemi pasur probleme. As unë nuk jam i tërhequr prej njerëzve që kanë një axhendë politike krejt ndryshe nga imja. Tjetër është perspektiva prej anës politike dhe tjetër është kur bëheni zyrtar i shtetit. Atëherë keni punë me popullin që vjen nga politikat e ndryshme dhe njerëzit fillojnë të edukohen në këtë drejtim. Nuk po them se nuk ka incidente që krijojnë edhe probleme, por duhet t’u jepet mundësia njerëzve për të parë sesa kanë aftësi të ecin përpara. Unë në këtë drejtim jam shumë i kënaqur.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dritan abazovic dritan abazovic vizite ne tirane dritan abazovic dritan abazovic vizite ne tirane

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari