Politike

Prezantohet projekti i Skavicës, Rama: Investim strategjik, do financohet 100% nga shteti. Përfitojmë pavarësi energjitike

VIDEO
Rama u shpreh se pas 40 vitesh në sitrar kjo vepër do të nisë të ndërtohet dhe do e bëj Shqipërinë të ketë një rol kyç në rajon për sektorin e energjitikës.
Featured image of article: Prezantohet projekti i Skavicës, Rama: Investim strategjik, do financohet 100% nga shteti. Përfitojmë pavarësi energjitike Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Hidrocentrali i Skvaicës shumë shpejt do të nisë ndërtimin. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me ministren Belinda Balluku kanë prezantuar projektin për këtë hidrocentral. Në një deklaratë Rama u shpreh se pas 40 vitesh në sirtar kjo vepër do të nisë të ndërtohet dhe do e bëj Shqipërinë të ketë një rol kyç në rajon për sektorin e energjitikës.

Do nisin punët pas 40 vitesh për ndërtimin një hidrocentali të madh, që është investim strategjik për sektorin dhe për ekonominë. Pas këtij hidrocentrali, Shqipëria do ketë një rol kyç bë rajon në sektorin e energjisë”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë kryeministi u shpreh se ky invetim do jetë 100% shtetëror dhe vendi do ketë një pavarësi energjitike.

Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit🌅”, shkruan Rama në një postim në mediat sociale.

(A.B. Dosja.al)

  • 12:34

    “Kanë dështuar të gjitha qeveritë e tjera”, Rama: Të pazotët e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje

    Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të hidrocentralit të Skavicës ka hedhur akuza kundër të gjithë politikanëve të tjerë. Ai tha se të gjitha qeveritë e mëparshme dështuan duke e përdorur Skavicën vetëm si pjesë të premtimeve dhe të fushatave elektorale. Por shtoi se të gjithë ishin të pazotë dhe kanë lënë vendin në gjendje të dhimbshme.

    Po e mbyll me një thënie për njerëzit e pazotë pasi kjo e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje dhe kjo është vërtet e dhimbshme. Drini mjaltë me pru nuk mund me ngjye as gishtin. Të pazotët nuk e kanë lënë këtë popullit të zhvillohet”, u shpreh kryeministri.

  • 12:28

    “Mundet që të fitojmë nga koha e humbur”, Rama: Nga hidrocentrali i Skavicës do hapen shumë vende pune, do ketë impakt pozitiv në ekonomi

    Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit për hidrocentralin e Skavicës kë folur dhe për rimëkëmbjen ekonomike. Në fjalën e tij Rama u shpreh se kjo vepër do të sjell një impakt pozitivi në ekonomi pasi do të hapen shumë vende pune. Ai tha se  përveç këtij kantieri do ketë dhe vende të tjera pune, duke përmendur se vitin tjetër mund të fillojë ndërtimi i rrugës Milot-Fier.

    Në vijimësi do kemi kantiere, një zinxhir të gjatë dhe të fortë punësimi. Së shpejti ministria që për hir të së vërtetës meriton respektin pasi është fokusuar për të na lajmëruar për fillimin e procedurës. Për aksin Milot- Fier, ku shpresojmë dhe besojmë që me rikthimin e normalitetit, edhe me procesin e pezulluar të aeroportit të Vlorës dhe shpresoj aty të kemi kantierin brenda vitit. Duhet të jemi optimistë për vitin e ardhshëm. Vetëm adresimin e pasojave që përhapi armiku i padukshëm por edhe kapërcimin e parashikuar. Mundet që të fitojmë nga koha e humbur”, u shpreh Rama.

Shto Koment