LIVE UPDATES
Politike

Prezantimi i paketës anti-KÇK/ Kryemadhi ironizon Ramën: Më zhgënjeve, interpretim i lodhur (VD)

25 Nëntor 2019, 14:27 Nga DOSJA
Prezantimi i paketës anti-KÇK/ Kryemadhi ironizon Ramën:

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika i ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se performanca e tij në prezantimin e paketës “antiKÇK” e zhgënjeu.

Gjatë një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së Kryemadhi tha se u ndje e zhgënjyer nga fjalimi i sotëm i Ramës, ndërsa shtoi se ai u shfaq tejet i lodhshëm. Mes të tjerash Kryemadhi tha se kreu i qeverisë kërcënoi edhe bashkëpunëtorë të tij brenda PS-së, pasi sipas saj laku i ka ardhur në fyt.

Erdhi më i lodhur seç iku. Nuk mësoi asgjë nga prezantimi i kryebashkiakut të Kamzës. Në kuadër të lodhjes së vazhdueshme, shikojmë se si demaskohet më shumë kapsi dhe sabotuesi kryesor i reformës në drejtësi. Çdo ditë dhe më shumë për sytë e shqiptarëve dhe dashamirësve të shqiptarëve, shikohet se si shkatërruesi në drejtësi vazhdon që të sabotojë. Krijimi i krizës politike, kryeministri i lodhës, i kapur nga kriimi i organizuar, provokon. Provokon qytetarët shqiptarë, sistemin e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtar. Sot që ngrihet SPAK, sot ai na lançon KÇK e famshme, policinë politike të tij. Policia deri sot ka qenë avokate e ethshme, avokate që ka pasur dashuri për krimin e organizuar dhe për oligarkët. Kemi pasur polici tradhtarë ndaj aksioneve ndërkombëtare. Kemi parë se si tradhtoheshin dhe se si spiunoheshin aksionet e ndërkombëtarëve. Kemi parë sesi rriheshin aksionerët e huaj dhe rrahësit hanë e pinë me zyrtarë shqiptarë. Kemi parë se si ngrihen me gaz lotsjellës fëmijë e të moshuar. Sot Rama kërcënoi dhe deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij, tregon haptazi orientimin që Rama po i bën Shqipërisë. Shkojmë se si një polici e tillë dhe një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të penguar hetimin e veprave korruptive të Ramës, që jo vetëm i dalin në ëndërr por se lënë të flenë. Ajo që të bën përshtypje është që tashmë që Rama e ka kthyer vendin në Kolumbi të Evropës, ajo që ai lançoi sot ishte një interpretim i lodhur dhe jo profesional. Po më bën të zhgënjehem si një studente dhe pedagoge e Akademisë së Arteve. Dëgjonim se si kërkonte dhe të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza tek koncesionet. Rama kërkonte që të shpaloste si një projekt strategjik ku kërkonte që brenda radhëve të tij të gjente armiq”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon të vendosë kolateral paratë e shqiptarëve. Ajo e cilësoi prezantimin e paketës “Anti KÇK” nga kreu i maxhorancës një monolog duke theksuar se minutat e tij po mbarojnë.

“Rama po i kërkon Banka e Shqipërisë një rregullore ku për të mbuluar koncesionet kërkon të vendosë kolateral paratë e shqiptarëve. Nuk dëgjuam Edi Ramën të fliste për buxhetin e shtetit si ka falsifikuar tabelat e buxhetit faktik. Nuk tregon se si 1 mld lekë nuk derdhen në buxhetin e shtetit. Dëgjuam një kryeministër, që mbi 2 orë bënte monolog me veten e tij pasi nuk ka shqiptarë që mund ta dëgjojnë, pasi kudo që do shkojë do dëgjojë vetëm Rama ik. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë me bashkëgrabitësit dhe bashkëfajtorët. E vërteta është që minutat e tij po mbarojnë por ne nuk duhet të lejojmë që me mbarimin e minutave të Edi Ramës të mbarojnë dhe minutat e shqiptarëve”, deklaroi Kryetarja e LSI-së.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji special per kck monika kryemadhi prezantohet paketa per kçk ligji special per kck monika kryemadhi prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll
Politike 25 Nëntor 2019, 11:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek struktura e re operacionale OFL që do të merret me sekuestrot preventive dhe përf...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari