LIVE UPDATES
Politike

Pretendimet e kontrollorëve mbi pagat, Balluku: Janë ulur në shumë vende të botës, edhe Maqedonia e Veriut ndodhet në të

10 Prill 2021, 16:01 Nga DOSJA
Pretendimet e kontrollorëve mbi pagat, Balluku: Janë ulur në

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në “News 24”, foli mbi grevën e 65 punonjësve të AlbControll. Ajo theksoi se në pretendimet financiare të kontrollorëve nuk ka lidhje shteti, pasi sipas saj, AlbControll është e pavarur në vendimet e saj.

Ajo tha se pretendimet e tyre dhe shkresat në drejtim të kryeministrit Edi Rama kanë nisur rreth gjashtë muaj më parë, e sipas saj, nuk i është ulur rroga në një nivel rreth 72% , por më rreth 45%. Balluku theksoi ndër të tejra, se problematika e uljeve të pagave këtë periudhë pandemie po ndodh në shumë aeroporte të botës, e këtu përmendi shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Nga kush është organizuar?

Belinda Balluku: Nga organizatorët të cilët janë para drejtësisë sot.

Thatë ka prapavijë politike…?

 

 

Belinda Balluku: Patjetër që ka prapavijë politike sepse është parë përgjatë gjithë kohës që ka referenca politike nëse kjo qeveri do të qëndrojë. Pra nëse kontrollorët e trafikut ajror janë të interesuar për pagat nuk i intereson se cila qeveri është sepse nuk marrin asnjë gram lekë nga qeveria. Nuk kanë marrë kurrë. Kontrollorët e trafikut ajror kanë një marrëdhënie të pastër me kompanitë ajrore.

Po mirë, meqë kjo është një punë tepër e rëndësishme dhe shumë specifike, nuk mund të paguhen nga shteti? Nuk e meritojnë këtë?

Belinda Balluku: Nuk janë paguar dhe nuk e meritojnë pasi nuk kanë lidhje me shtetin. Albcontrol nuk paguan asgjë në shtet dhe shteti nuk paguan asgjë tek navigimi ajror dhe ky është një nga parimet e aderimit. Kjo është një gjë që duhet mbyllur njëherë e mirë dhe nuk mund të vazhdohet të behet kështu. Askush nuk mund të bëjë analistin e navigimit ajror. Pra është një marrëdhënie e pastër, e qëruar e cila ka kriteret e aderimit si anëtar i Eurocontrolit. Shtetet nuk lejohen të kenë asnjë lidhje financiare me navigimin ajror, janë të pavarur dhe është i qartë parimi. Ti përpunon 10 avionë dhe merr para për 10 avionë. Ti përpunon 200 avionë dhe merr para për 200 avionë. Nga do vijnë këto para? Kur dëgjoj avokatin që thotë: të kishte marrë shteti kredi. Nuk ka lidhje shteti në këtë proces. Të dëgjosh kontrollorët…ju thashë nuk e mbështes këtë rrjedhje informacioni në media, por të shikosh tekstet në të cilat shkruhet: Do iki qeveria, do vijë qeveria. Këtu është një prapaskenë e pastër politike sepse kontrollorëve të trafikut ajror nuk duhet t’u interesojë kurrë nëse ikën apo vjen një qeveri. Puna e tyre është pastërtisht profesionale e lidhur me ajrin dhe ndërkohë paguhen nga kompanitë ajrore që unë nuk di të jenë të lidhura me politikën dhe qeverinë.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara