Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të cilat ndodhen në SHBA, kanë takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolenberg.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenca me anë të një njoftimi ku thuhet se Osmani ka deklaruar se synim themelor i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO.
“Presidentja Osmani theksoi se synim themelor i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO. Anëtarësimi është i rëndësishëm për ta siguruar paqen në rajon, por edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Gjatë takimit me të, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit me NATO-n, i cili nënkupton përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Qëllimi ynë është të bëhemi pjesë e infrastrukturës globale të sigurisë, duke kontribuar për paqen”, thuhet në njoftim.
Presidentja e informoi sekretarin Stoltenberg edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë. Ajo theksoi se Republika e Kosovës i ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe i dënoi kërcënimet dhe veprimet e Serbisë dhe të strukturave ilegale të saj në Kosovë. Gjitashtu tha se vendimi i Kosovës ishte në përputhje me orientimin gjeostrategjik dhe reflektim i vlerave të përbashkëta të të drejtave të njeriut.
“Kosova, vazhdoi ajo, është e gatshme që edhe në të ardhmen të kontribuojë në misione të ngjashme humanitare, por edhe në ato të sigurisë”
Osmani ka përmendur edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën ka deklaruar se është e përgatitur me standardet e NATO-s dhe kjo gjë i mundëson Kosovës të bëhet forcë aktive në kuadrin e sigurisë rajonale dhe globale.
“Ne jemi krenarë që ushtarët tanë po marrin pjesë së bashku me ushtarët e Forcave të Armatosura të SHBA-së në një mision të përbashkët ushtarak në Kuvajt. Ky mision, i pari i këtij lloji për Kosovën, është dëshmi e gatishmërisë sonë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale” thuhet të ketë deklaruar Osmani.
Ndërkohë nga ana e tij, Stoltenberg e ka falënderuar Kosovën për strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë.
“Sekretari i NATO–s, Jens Stoltenberg, e falënderoi Kosovën për strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë bashkëpunëtorë të NATO-s dhe e vlerësoi veprimin e saj si shembull të bashkëpunimit dhe të koordinimit me aleatët”, thuhet në njoftim.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Miliarderi Naser al Khelaifi, presidenti i Paris Saint Germain, teksa qëndronte në Shqipëri, ka mësuar se ka ardhur në jetë djali që ai dhe b...
AUSTRALI- Policia ka qëlluar me spraj piperi dhe granata kundër protestuesve të dhunshëm në rrugët e Melburnit, pasi qyteti i dytë më i madh i Australisë, i cil...
GJERMANI– Me 709 deputetë, Bundestagu është që tani parlamenti më I madh në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Ligji parashikon 598. Numri rri...
ITALI– Prifti italian Don Francesco Spagnesi, i cili u prangos vetëm një javë më parë për trafik të lëndëve narkotike, ka rezultuar pozitiv me HIV/AIDS, d...
TURQI– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij së shpejti do të vërë në dispozicion të njerëzimit vaksinën e saj ‘Turkovac’...
AUSTRALI– Juglindja e Australisë, përfshirë dhe qytetin e Melburnit është goditur nga një tërmet i fuqishëm që ka sjellë shembjen e shumë kullave. Lëkundj...
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka shpjeguar masën 1 që lidhet më mbështetjen për punësim dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Mu...
KOSOVË- Mëngjesi i sotëm e ka gjetur të bllokuar pikën kufitare të Jarinjës që lidh Kosovën me Serbinë pas vendimit të djeshëm të qeverisë kosovare për të ...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet duke i ftuar që ta përdorin dialogun si platformë për të adresuar &...
GJERMANI– Një alarm është dhënë nga autoritetet gjermane pasi një person i armatosur mendohet se ka marrë peng disa persona në një autobus. Ngjarja ka ndo...