LIVE UPDATES
Aktualitet

Presidenti organizon veprimtari në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit: Kujdesi ndaj tij është një mision, përgjegjë

7 Qershor 2021, 12:28 Nga DOSJA
Presidenti organizon veprimtari në kuadër të Ditës

TIRANËPresidenti i Republikës Ilir Meta në kuadër të ditës Botërore të Mjedisit ka zhvilluar ditën e sotme një veprimtari ndërgjegjësuese ku morën pjesë shumë ambjentalistë dhe ekspërtë të mjedisit.

Gjatë fjalimit ai ka thënë se është rritur në mënyrë të papërgjegjshme neglizhenca për kujdesin ndaj mjedisit. Presidenti tha se është detyrë e të gjithëve, e shoqërisë civile, e Qeverisë, por mbi të gjitha e qytetarëve dhe secilit prej nesh, të mbrojmë mjedisin dhe lumenjtë tanë kaq shumë të rrezikuar.

Meta është shprehur se do të angazhohet në mënyrë të palëkundhsme në kujdesin ndaj mjedisit dhe këtë gjë e kërkoi nga secili prej qytetarëve.

Kreu i Shtetit Sh.T.Z Ilir Meta u shpreh:

“Jam i lumtur të jem sot së bashku me ju në këtë veprimtari ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit, pasi të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet madhore, që i kanosen në mënyrë të veçantë dhe të papranueshme mjedisit në vendin dhe në komunitetet tona. Për fat të keq shohim një rritje të mungesës së papërgjegjshmërisë në marrjen e vendimeve, që jo vetëm nuk e mbrojnë mjedisin, por e shkatërrojnë atë në mënyrë afatgjatë, në dëm të gjeneratave të tëra, duke minuar njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por edhe të shumë rajoneve. Është detyrë e të gjithëve, e shoqërisë civile, e Qeverisë, por mbi të gjitha e qytetarëve dhe secilit prej nesh, të mbrojmë mjedisin dhe lumenjtë tanë kaq shumë të rrezikuar. Të mbrojmë Vjosën, lumin e fundit të madh e të egër të Europës, që rrjedh tërësisht i pandërprerë nga Malet e Pindit në Detin Adriatik, duke e shpallur atë sa më shpejt, së bashku me Shushicën dhe Bënçën, degët kryesore që e furnizojnë me ujë, Park Kombëtar. Dua të falënderoj të gjithë shkencëtarët vendas e të huaj dhe organizatat mjedisore, që kanë ndërmarrë fushata të palodhura, brenda e jashtë vendit, në mbrojtjen e Vjosës dhe shpalljen e saj Park Kombëtar! Dita Botërore e Mjedisit ka si temë ‘Rigjenerimin e Ekosistemit’ dhe njëkohësisht, shënon fillimin e një dekade përpjekjesh, për ta shpëtuar natyrën dhe mjedisin dhe si një mundësi e fundit për të parandaluar ndryshimet kat strofike klimaterike. Pa një rigjenerim, rigjallërim, respektim dhe mbrojtje të gjithçkaje, që mjedisi na ka dhënë, nuk mund të kemi një të ardhme të qëndrueshme dhe as zhvillim të qëndrueshëm. Mjedisi nuk njeh kufij politik, shoqëror apo gjeografik. Sjellja jonë, kudo qofshim, mund të ndryshojë mjedisin, për mirë ose për keq. Ajri, uji dhe toka na sjellin në jetët tona çdo problematikë të krijuar nga njeriu, qoftë ajo edhe mijëra kilometra larg. Përballë mjedisit dhe natyrës jemi të gjithë të barabartë.   Shqipëria është një vend i bekuar me burime të jashtëzakonshme natyrore të mrekullueshme, me dete e liqene, me male e fusha dhe me lumenj pafund, por që kanë nevojë sot më shumë se asnjëherë tjetër, për t’u mbrojtur me dashuri dhe përkushtim. Kujdesi ndaj mjedisit është një mision, përgjegjësi dhe detyrim ndaj nesh dhe padiskutim ndaj gjeneratave, që do të vijnë. Duke ju falënderuar për praninë tuaj në kuadër të ‘Ditës Botërore të Mjedisit’, dua t’ju shpreh edhe njëherë angazhimin tim të palëkundur,  për të qenë përkrah jush, të gjitha organizatave, komuniteteve, shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve, që tregojnë përkushtim dhe përgjegjshmëri në mbrojtje të mjedisit, kësaj të mire të përbashkët, për ne dhe për brezat që do të vijnë. Faleminderit dhe suksese në të gjitha angazhimet dhe kauzat tuaja!”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta


Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez