LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Presidenti Meta dekoron 4 artistë korçarë: Janë krenaria e vendit!

21 Janar 2022, 13:30 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron 4 artistë korçarë: Janë krenaria e

KORÇË – Presidenti Meta vlerëson artistë të shquar korçarë dhe Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës: Artistët janë krenaria e vendit dhe nga figurat më të dashura për publikun. Ata janë frymëzim për brezat.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”: “Me vlerësime ndaj kontributit të vyer për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare si për dhe nderin e madh që ky teatër i ka bërë kombit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Me mirënjohje shtetërore për shërbimin me profesionalizëm të lartë në realizimin e veprimtarive të panumërta artistike dhe kulturore, të vlerësuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke pasuruar vlerat shpirtërore korçare dhe mbarë shqiptare”.

Pasi vizitoi mjediset dhe muzeun e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, Kreu i Shtetit dekoroi gjithashtu disa artistë të shquar korçarë me Titullin “Mjeshtër i Madh”:

Zonjën Spanja Pipa: “Në shenjë vlerësimi ndaj kontributit të çmuar për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare, nëpërmjet një karriere të pasur e profesioniste artistike, si këngëtare dhe aktore e dashur nga publiku. Me mirënjohje ndaj kontributit të jashtëzakonshëm ndaj artit dhe së bukurës, si dhe për frymëzimin e brezave të rinj me vlera të larta e të vyera,  duke promovuar imazhin artistik të qytetit të Korçës.”;

Zotin Koço Qëndro: “Me vlerësim për kontributin e vyer, për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare, si aktor i talentuar dhe i mirënjohur në skenat shqiptare dhe në ato shqipfolëse. Me mirënjohje për përçimin e trashëgiminë kulturore dhe artistike korçare, nëpërmjet roleve dhe karaktereve të spikatura në skenat e teatrit dhe ekranit, duke kontribuar në artin tonë kombëtar me energji të pashtershme.”;

Zotin Sotiraq Bratko: “Në shenjë vlerësimi ndaj kontributit të vyer për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare, nëpërmjet roleve të panumërta si aktor i spikatur, në teatrin dhe kinematografinë shqiptare. Me mirënjohje për karrierën e pasur si aktor i talentuar, arritjet profesionale dhe emocionet e pafundme të dhuruara publikut artdashës, duke pasuruar trashëgiminë e vyer artistike kombëtare.”;

si dhe zotin Roland Karanxha: “Në vlerësim të kontributit të vyer për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare,  nëpërmjet një karriere të gjatë artistike, talentit në grafikë dhe pikturë. Me mirënjohje për origjinalitetin dhe frymën e rrallë krijuese në gjininë skenografike, si një ndër personalitetet më të spikatura në këtë disiplinë në vendin tonë, duke kontribuar për pasurimin e trashëgimisë së vyer artistike kombëtare”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e vlerësimeve, në prani të artistëve, familjarëve dhe kolegëve të tyre, Kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, autoriteteve të larta vendore dhe drejtoreshës së Teatrit “Andon Zako Çajupi” Zamira Kita, Presidenti Meta u shpreh:

“E dashur Zamira, të dashur artistë dhe artiste, familjarë të tyre.

I nderuar zoti kryetar i Bashkisë,

E nderuar zonja kryetare e Këshillit të Qarkut,

I nderuar zoti kryetar i Këshillit Bashkiak dhe gjithë personalitet që na nderojnë sot këtu.  Jam i lumtur të rikthehem në këtë qytet të mahnitshëm, aq më tepër, që kur dhe velloja e dëborës, e ka bërë punën e saj, në Korçën e djepit të arsimit dhe  të parës shkollë  shqipe, në Korçën e kulturës dhe të artit, në Korçën e Rilindjes Kombëtare. Pas vizitës në muzeun e teatrit tuaj, mund të them, në Korçën e jashtëzakonshme, që më mirë se sa i madhi Dhimitër Orgocka, unë nuk mund ta shpreh: ‘Në Korçën që nuk di të fishkëllejë, por di vetëm të duartrokasë’. Kjo është meritë e qytetarisë korçare, e publikut të mrekullueshëm, por është meritë e artistëve të Korçës, meritë e atyre gjeneratave, që në këto 72 vite kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, duke sjellë vlera të cilat janë themel të trashëgimisë, jo vetëm për Korçën, por dhe në nivel kombëtar. Artistët janë krenaria e vendit dhe janë nga figurat më të dashura për publikun. Ata janë edhe frymëzim për të rinjtë, për fëmijët, për brezat e ardhshëm. Arti është jo vetëm një përbashkues, por një nxitës, një frymëzues për ndryshime shoqërore, duke ndikuar në shoqëri dhe duke frymëzuar ndryshime pozitive. Teatri është një nga format më të bukura dhe më ‘njerëzore’ të artit. Misioni i tij është të na ndërgjegjësojë për mundësitë, të na sfidojë për mënyrën se si mendojmë dhe të na nxisë jo vetëm të imagjinojmë, por të punojmë për botën që duam dhe që aspirojmë. Këtë mision të teatrit e ka përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe cilësore Teatri ‘Andon Zako Çajupi’ i Korçës. Premierat e vëna në skenë në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ janë të panumërta, nga veprat e klasikëve botërorë, në ato të autorëve shqiptarë. Në 72 vite jetë, në këtë teatër kanë interpretuar emra të mëdhenj të teatrit e skenës shqiptare si Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Dhimitër Trajçe, Dhorkë Orgocka, Llazi Serbo, Jani Riza e shumë e shumë të tjerë, të ndjekur nga breza të tjerë aktorësh të rinj të shkëlqyer, që vazhdojnë të japin kontributin e tyre edhe sot. Po kështu, regjisorë të shquar kanë dhënë kontributin e tyre në këtë teatër si: Sokrat Mio, Pirro Mani, Aleko Skali, Dhimitër Orgocka, Mihallaq Luarasi etj. Ndërkohë që skenografë profesionistë si Vangjush Mio, Kostaq Tushi, Koço Ristani, Roland Karanxha etj., kanë luajtur një rol thelbësor në suksesin e shfaqjeve të këtij teatri. Teatri ‘Andon Zako Çajupi’ është dalluar për cilësinë e lartë të shfaqjeve të tij, duke u vlerësuar me shumë çmime e tituj në festivale kombëtare e ndërkombëtare, duke marrë vlerësime nga qarqet artistike dhe kritikat letrare teatrore. Jam i bindur që, edhe në vitet e dekadat që do të vijnë, me këtë respekt të jashtëzakonshëm, që si askush tjetër, ju tregoni për trashëgiminë dhe për të cilën, më mirë se gjithçka flet muzeu i këtij teatri. Jam i bindur që me këtë vlerësim, ju do të vazhdoni, në këtë mënyrë edhe në të ardhmen, për të realizuar vepra të tjera artistike- kulturore dhe për të pasuruar më tej vlerat shpirtërore korçare dhe mbarë shqiptare dhe evropiane. Në vlerësim të kontributit të vyer, për zhvillimin e artit dhe të kulturës shqiptare, kam privilegjin të vlerësoj sot, Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ me Dekoratën e lartë dhe plotësisht të merituar ‘Nderi i Kombit’. Dhe të shprehim sot, mirënjohje më të madhe, sidomos për ata që nuk janë midis nesh, por që janë gjithmonë në sytë tanë dhe gjithmonë na krijojnë emocione sepse artistët kanë një avantazh, që janë të përjetshëm. Po kështu kam kënaqësinë që të vlerësojmë sot edhe disa personalitete të shquara të komunitetit tuaj artistik, në të ardhmen besoj do të kemi mundësi, për të bërë vlerësime të tjera, pasi ju keni kaq shumë artistë të mrekullueshëm.  Spanja Pipa është një nga ato që ka dhënë shpirt edhe jetë, dramës, tragjedisë apo komedisë në skenë, prej dekadash.  Ajo është ndër të parat artiste femra dhe më një kontribut të jashtëzakonshëm, në Estradën dhe Teatrin profesionist të Korçës.  Këngëtare, instrumentiste e aktore zonja Spanja Pipa nuk ka reshtur asnjëherë së aktruari dhe kënduari, duke krijuar figura të bukura, role të veçanta e të pëlqyera nga publiku. Vepra e saj, pasioni dhe dashuria e saj për artin janë bërë frymëzim për brezat e rinj të aktorëve. Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare, si dhe për karrierën e pasur e profesioniste artistike, si këngëtare dhe aktore e dashur nga publiku, kam kënaqësinë ta vlerësoj sot zonjën Spanja Pipa me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’. Koço Qëndro që pritet të vendosë rekord botëror, të luaj në moshën 100-vjeçare shumë shpejt. Është ndoshta më i riu midis të gjithëve ne këtu. Frymëzues për brezat e rinj. Një aktor i mirënjohur i teatrit dhe filmit, që ka spikatur me rolet e tij në të gjitha skenat shqiptare, por edhe kudo. Ai ka një kontribut të rëndësishëm në skenën e teatrit dhe ekranit e kinemasë sonë. Do të mjaftonte të përmendja vetëm një nga rolet më të bukura, por edhe më të vështira të dramaturgjisë botërore, atë të Harpagonit, në komedinë ‘Kopraci’ të Molierit. Koço Qëndro e ka luajtur këtë rol për gati 60 vite me radhë, në shumë skena kombëtare dhe ndërkombëtare, për t’iu kthyer sërish, me mjaft mjeshtëri edhe në moshën 94-vjeçare. Në vlerësim të kontributit të vyer, si aktor i talentuar dhe i mirënjohur, në skenat shqiptare dhe në ato shqipfolëse, kam kënaqësinë të vlerësoj sot zotin Koço Qëndro me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’. Sotiraq Bratko, është me një karrierë shumë të pasur artistike, me role të panumërta në teatër dhe kinematografi. Publiku e mban mend për arritjet e tij profesionale dhe ka duartrokitur pafundësisht kudo, brenda dhe jashtë vendit.  Zoti Sotiraq Bratko ka marrë vlerësime e çmime të shumta për interpretimet e tij, midis të cilave do të veçoja çmimin ‘Kult’, në vitin 2016 si ‘Aktori më i mirë i vendit’. Prandaj me mirënjohje për karrierën e pasur si aktor i talentuar dhe për kontributin e tij të vyer për artin dhe kulturën shqiptare vlerësoj zotin Sotiraq Bratko me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’. Roland Karanxha, ai ka një rol thelbësor në këtë teatër, për suksesin e çdo shfaqjeje si skenograf. Pasioni i Roland Karanxhës për pikturën lindi në rrugicat e qytetit të tij, të Korçës ku dhe përjetoi frymëzimet e para. Ai e ndoqi këtë pasion me studimet e tij në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’ në Tiranë dhe pranë Akademisë së Arteve të Bukura, ku dhe do evidentohej, veçanërisht në gjininë e grafikës dhe pikturës. Me kthimin në qytetin e lindjes do të niste karrierën e tij pranë Teatrit ‘Andon Zako Çajupi’, në rolin e skenografit, duke marrë një trashëgimi të rëndësishme, nga piktori i madh Vangjush Mio. Nën firmën e Roland Karanxhës janë vënë në skenë mbi 200 skenografi, të vlerësuara me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Origjinaliteti, shoqëruar me një frymë novatore, që ai solli në gjininë skenografike, e bëjnë atë një nga personalitetet më të spikatura në këtë disiplinë në vendin tonë. Në vlerësim dhe me mirënjohje për frymën e rrallë krijuese në gjininë skenografike si dhe për pasurimin e trashëgimisë së vyer artistike kombëtare, vlerësoj zotin Roland Karanxha me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’. Edhe njëherë faleminderit bashkisë së Korçës për bashkëpunimin që do ta vazhdojmë sepse ky është një qytet, që ka krijuar shumë personalitete. Urime shumë për muzeun dhe për kujdesin e dëshmuar për ruajtjen e traditave, të trashëgimisë dhe të vlerave artistike dhe kulturore. Për fat të mirë, Korça tregon edhe njëherë qytetarinë e saj. Ashtu siç u gëzova në Ersekë, kur isha përpara disa ditësh pashë një punë shumë të mirë për muzeun e Kolonjës. Kudo ne duhet t’i ruajmë këto vlera, se asgjë nuk fillon nga e para. Asgjë nuk mund të ketë vazhdimësi të suksesshme, në rast se nuk respektojmë, traditat edhe arritjet e më të mirëve përpara nesh. Faleminderit!’.

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture ilir meta presidenti ilir meta ilir meta presidenti ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet