LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta dekoron me Titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarin Engjëll Ndocaj

5 Shkurt 2021, 16:45 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron me Titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarin

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarin televiziv dhe skenaristin e mirënjohur Engjëll Ndocaj:“Në vlerësim të veprës, punës unike dhe përkushtimit të lartë profesional si gazetar dhe skenarist televiziv, të shpalosura me një mjeshtri të spikatur gjatë katër dekadave në një sërë dokumentarësh të paharrueshëm. Me mirënjohje për kontributin e çmuar në dokumentimin, vlerësimin dhe lartësimin e figurave dhe ngjarjeve historike të kombit shqiptar në botë”.

Duke iu drejtuar familjarëve dhe kolegëve gazetarë të pranishëm në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, Presidenti Meta u shpreh:

“Të nderuar miq,është kënaqësi të jemi sot së bashku për të vlerësuar një nga gazetarët më të shquar, por edhe më jetëgjatë të Televizioni Shqiptar, zotin Engjëll Ndocaj. Vlerësimi për të është njëkohësisht respekt e vlerësim për TVSH-në, median e parë elektronike në vendin tonë, një institucion që për 60 vjet, ka formuar një armatë gazetarësh, krijuesish, realizuesish, por dhe specialistësh të teknikës moderne televizive. Një prej tyre, që u rrit dhe u formua në këtë armatë, është edhe gazetari i shquar Engjëll Ndocaj, ndër më të njohurit dhe më të dashurit për publikun. 40 vjet më parë zoti Ndocaj u emërua në TVSH redaktor i Emisioneve për Rininë, ku shpejt ra në sy prirja dhe talenti i tij në fushën e gazetarisë. Për 17 vite së bashku me kolegët e tjerë, solli në ekran brezin më të ri të Shqipërisë. Me emisionet e tij ishte i pranishëm në çdo kënd të vendit, duke i bërë të rinjtë të ndiheshin edhe më të lirë e të shikonin të ardhmen mundësisht, jashtë kornizave të ideologjisë sunduese të kohës. I pranishëm në Lëvizjen Studentore, me kronika dhe reportazhe, që në ditët e para të 1990-ës, pjesëmarrës në Takimin Historik të Studentëve në Pallatin e Brigadave, e më pas, dëshmitar dhe pasqyrues i gjithë proceseve demokratike, z.Engjëll Ndocaj u bë edhe më i afërt dhe i dashurpër publikun. Në çdo kohë serioz, korrekt, kërkues ndaj vetes dhe kolegëve, komunikues me të gjithë, një profesionist i vërtetë në gazetarinë televizive. Eksperienca e marrë ndër vite bëri që zoti Ndocaj të mendonte më larg, duke u bërë ideator e skenarist i disa emisioneve. Megjithatë, fusha e tij më e preferuar u bë dokumentari, që e nisi më 1983. Ai provoi më sukses të realizojë në këtë gjini, duke qenë vetë operator dhe gazetar, në Algjeri dhe nëFrancë. Ndërkohë që, në Festivalin Botëror të Filmit në Gjermani, 3 dokumentarë ku ai është skenarist u vlerësuan me çmime. Në jetën e tij ka edhe një ngjarje të veçantë. Gjatë vitit të mbrapshtë 1997, kryen detyrën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Gruas në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar.

Pas kësaj eksperience, rikthehet në TVSH, tashmë jo vetëm gazetar, por edhe drejtor i Departamentit të Kulturës, por pa u larguar nga krijimtaria edhe si regjisor.

Kështu, në vitin 2005 kishte arkivuar 100 dokumentarë, që dallohen për tematikën e gjerë dhe nivelin artistik.

Në të gjitha detyrat e kryera ndër vite, zoti Engjëll Ndocaj është dalluar për aftësitë e tij organizative, si në krijimtari ashtu edhe në prodhim, duke përballuar çdo situatë, nga veprimtaritë politike e deri tek ato sportive.

Po ashtu, zoti Ndocaj ka dhënë një kontribut të madh në afrimin dhe bashkëpunimin mes televizioneve të rajonit, si dhe për promovimin e diasporës sonë, nëpërmjet realizimit të filmave dokumentarë.

40 vite në TVSH nuk janë pak, por mbi të gjitha ato kanë sjellëshumëvlera.

Vitin e kaluar, zoti Ndocaj doli në pension, por vazhdon të mbetet skenarist dhe regjisor aktiv i ekranit.

Vijon të prodhojë dhe nuk është për t’u habitur që këto ditë, po xhiron edhe dokumentarin e tij të 181-të, duke u bërë modeli i krijuesit, jo vetëm në sasi, por mbi të gjitha në përmbajtje dhe cilësi artistike.

Urojmë që zotin Ndocaj ta kemi në ekran sa më gjatë dhe me vepra të tjera të reja!

Në vlerësim të punës së tij të jashtëzakonshme, si gazetar dhe skenarist televiziv dhe në mirënjohje të kontributit të çmuar, në realizimin e një sërë dokumentarësh, kam kënaqësinë tëvlerësoj sot në praninë tuaj, z.Engjëll Ndocaj me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh. Faleminderit!” – tha Meta .

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj