"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Presidenti iranian i bën thirrje administratës së re amerikane ti kthehet marrëveshjes bërthamore
20 Janar 2021, 11:57Nga DOSJA
SHBA- Presidenti iranian, Hassan Rohani, i ka bërë thirrje administratën amerikane të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe të heqë sanksionet ndaj Teheranit, ndërsa mirëpret fundin e epokës së Presidentit Donald Trump. Në një deklaratë për shtyp, ai ka thënë se pret që administrata e re e SHBA-së të ti respektojë ligjet, duke larguar problemet e mëparshme.
“Topi është në anën e SHBA-së tani. Nëse Uashingtoni kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ne do të respektojmë plotësisht përkushtimet tona sipas paktit. Sot, ne presim që administrata amerikane e ardhshme t’i kthehet sundimit të ligjit dhe të angazhohet nëse mundet, në katër vitet e ardhshme, të heqë të gjitha pikat e zeza të katër viteve të mëparshme. Epokës së tiranit i ka ardhur fundi dhe sot është dita e fundit e regjimit të tij ogurzi. Dikush, i cili gjatë katër vjetëve nuk ka bërë asgjë tjetër përveç padrejtësisë, korrupsionit dhe ka shkaktuar probleme për njerëzit e tij dhe botën,”-ka thënë ai.
Joe Biden ka qenë nënpresident amerikan kur marrëveshja është nënshkruar më 2015. Tensionet midis Iranit dhe ShBA-së kanë qenë në rritje, duke filluar nga viti 2018, kur presidenti Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, duke thënë se nuk ka përfshirë të gjitha aspektet e çështjeve bërthamore.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Grupi i Punës i Kombeve të Bashkuara për ndalimin e veprimeve arbitrare tani i klasifikon ankesat e ardhura për Turqinë si urgjente. Ky është rezultat i n...
SHBA- Betimi i Joe Biden si president do të rikthejë dhe një traditë të vjetër në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill do të futet në Shtëp...
Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Teodros Adhanom, ka kritikuar sërish vendet e pasura për shpërndarjen e vaksinës. Deutche Welle ka publikuar q...
SHBA-Ekipi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden ka njoftuar veprimet ekzekutive që do të ndërmarrë menjëherë. Sipas BBC, ato përfshinë ndryshme në politikat e Do...
SHBA-Steve Bannon është një nga 73 personat që ka marrë faljen nga presidenti në largim Donald Trump. Po ashtu, sipas BBC, 70 persona të tjerë iu ka ndryshuar k...
KOSOVË- Emisioni “It’s my Love” në Kosovë, është shumë i ndjekur në vend, pasi në bazë ka njohjet midis vajzave dhe djemve në kërkim të partnerit ideal dhe...
Bota20 Janar 2021, 10:22
SHBA-Uashingtoni po përgatitet për inagurimin e Joe Biden, me masa të forta sigurie. Sipas BBC, pas trazirave në protestat e 6 janarit në Capitol, janë vendosur...
RUSI – Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny, i cili u arrestua gjatë kthimit të tij në Rusi fundjavën e kaluar, publikoi një video të Martën, të një pronë në De...
KINË– Pasi vetëm një pjesë e vogël e rasteve Covid-19 u zbuluan në kryeqytetin kinez, menjëherë u vendos bllokimi në pesë lagje të Pekinit. Në total, 1.6 m...